LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mustafaj kritika të forta Ramës/ E ka zhytur shtetin në borxhe, ndërkombëtarët nuk kanë më besim tek Shqipëria

11 Qershor 2020, 15:56, Politikë CNA
Mustafaj kritika të forta Ramës/ E ka zhytur shtetin në borxhe,

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj i ftuar pasditen e sotme në rubrikën ?Opinion? në ?News 24?, ku ka folur në lidhje me Reformën Zgjedhore, është ndalur dhe tek situata ekonomike.

Mustafaj tha se Rama ka marrë dyfish më shumë borxhe sesa paraardhësit e vet, duke zhytur në borxhe të mëdha shtetin shqiptar.

?Edi Rama ka marrë dyfish borxhe se paraardhësit e tij dhe nuk dimë se ku i ka harxhuar. Propaganda se kemi ekonomi të shëndoshë është absurde. Forbes e nxirrte Shqipërinë të fundit në rajon për mbështetjen ekonomike, të fundit fare. Tregjet ndërkombëtare nuk kanë besim tek Shqipëria.

PD ka bërë disa kritika të drejta, si borxhet e mëdha qeveritare etj. Unë besoj se opozita duhet të ketë një program të mirë, që me të t?i drejtohet të gjithë personave, të fushave të ndryshme. Unë besoj se zoti Basha është i vetëdijshëm se duhet t?ju drejtohet shqiptarëve me një program të strukturuar.

Sot jemi në një situatë të rëndë ekonomike. Ekonomia jonë sot është minus nëntë. Pra, është gjendje shumë e rëndë? , u shpreh Mustafaj./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga