LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manastirliu me shefat e shërbimit në QSUT/ Lufta me Covid-19 nuk ka përfunduar, zbatimi i protokolleve me rëndësi jetike

11 Qershor 2020, 13:23, Politikë CNA
Manastirliu me shefat e shërbimit në QSUT/ Lufta me Covid-19 nuk ka

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka takuar mesditën e sotme drejtues të shërbimeve mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?, për t?i mbështetur në luftën e përbashkët kundër COVID-19.

?Shërbimi nuk i ka munguar dhe nuk do t’i mungojë asnjë qytetari në nevojë për kujdes mjekësor.

Ndërkohë, lufta me Covid-19 nuk ka pëfunduar, po kalojmë një fazë tejet delikate dhe të rëndësishme në përpjekjen tonë të përbashkët për të frenuar përhapjen e virusit. Në këtë fazë, zbatimi rigoroz i protokolleve dhe mjeteve të mbrojtjes personale në dispozicion për çdo punonjes të sistemit shëndetësor, si dhe vigjilenca në të gjitha nivelet e shërbimit, kanë rëndësi jetike?, tha Manastirliu.

Manastirliu ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë të kenë kujdes duke zbatuar rregullat e vendosura për të mbrotjur veten, të afërmit, dhe personelin shëndetësor.

?Ashtu siç kemi bërë që nga dita e parë e kësaj epidemie të vijojmë të mbrojmë veten, të afërmit tanë dhe ata që na shërbejnë pa u lodhur në sistemin tonë shëndetësor. Po kaq rëndësi ka edhe mirëkuptimi i familjarëve të pacientëve, për të zbatuar rregulloren e hyrje-daljeve në spital. Nuk do të lodhem së përserituri lutjen për çdo qytetar: Të zbatojmë rregullat e distancimit fizik dhe higjienën personale?, apeloi ministrja Manastirliu.

Lajmet e fundit nga