LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ky është një ndër skandalet më brutale”/ Çfarë paralajmëron Jozefina Topalli

11 Qershor 2020, 14:25, Politikë CNA
“Ky është një ndër skandalet më brutale”/

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, lidhur me projektligin për vetëdeklarimin vullnetar të pasurisë.

Topalli shkruan se kasta politike është e korruptuar dhe se me këtë projektligj po bëjnë marrëveshje për të amnistuar pasuritë e tyre të paligjshme.

Sipas saj, kjo shpjegon dhe logjikën e marrëveshjes së fundit mes Ramës dhe Bashës për Reformën Zgjedhore, ndësa e konsideron atë si një ortakëri të frikshme.

?Ata kane bere ligj per te glorifikuar pasurite e tyre te paligjshme!

Kasta politike e korruptuar dhe krimi kane bere marreveshtje edhe per te amnistuar pasurite e veta te paligjshme, te vendosura deri ne 2017.( lexo linkun me poshte)
Ky eshte nje nder skandalet me te urryera e brutale qe kam degjuar ne keta tre dekada.
Asnje qeveri ne bote nuk do guxonte jo te bente nje ligj te tille, por as t?i kalonte neper mend po te mos kishte garancine e kryetarit te ?opozites?.
Per te gjithe ata qe ende nuk dijne te kuptojne logjiken e marreveshtjes se fundit , nje nder arsyet e keni ketu.
Sa here kemi thene se jane gjithe bashke.
Sa here kemi thene se kjo eshte qeveria me e keqe e ketyre 3 dekada.
Sa here kemi thene qe kjo qeveri kontrollon cdo gje, perfshire opoziten.
Ata ( 3-4 vete ) te zhytur ne korrupsion e paligjshmeri , mbajne peng nje vend.
Ata kane nje ortakeri te frikshme qe ka zhytur vendin ne depresion duke mbyllur cdo perspektive per te rinjte, dhe tani po ligjerojne vjedhjet e tyre te paimagjinueshme.
Njerezit jane te varfer dhe ekstremisht te varfer sepse jane te vjedhur.
Detyra e te rinjve eshte :- Te sfidojne korrupsionin!

Koha eshte per te vepruar.
Koha eshte per nje levizje per ndryshim.
Boll eshtr boll.?“/CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga