LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KLGJ e shkarkoi nga detyra/ Reagon Dvorani: Gafë e paimagjinueshme

11 Qershor 2020, 16:40, Politikë CNA
KLGJ e shkarkoi nga detyra/ Reagon Dvorani: Gafë e paimagjinueshme

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të shkarkojë nga detyra si anëtar i Gjykatës së Lartë Ardian Dvoranin  dhe rrjedhimisht edhe nga posti i kreut të KED-së.

Ndërkohë, për të drejtën e emërimit si gjyqtar i Gjykatës së Apelit, KLGJ do ta njoftojë në një moment tjetër.

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Ardian Dvoranit, i cili pretendon se ky vendim i KLGJ-së është një gafë e paimagjinueshme.

Me tone ironike, ai tha se po pret të shikojë se çfarë do të katranosë si arsyetim KLGJ-ja.

?Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme, dua të shikoj se çfarë do të katranosin në arsyetim. Dy materiale e mia prej 40 faqesh nuk i kanë lexuar ose s?kanë dëshirë ose janë penguar. Reforma e drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj?, u shpreh Dvorani për Euronews Albania./ CNA.al

Lajmet e fundit nga