Connect with Us

Eurobondi/ Malaj: Të na tregojnë si do përdoret kjo shumë parash për të prodhuar rritje të ardhurash

Ekonomi

Eurobondi/ Malaj: Të na tregojnë si do përdoret kjo shumë parash për të prodhuar rritje të ardhurash

Publikuar

-

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka folur në lidhje me eurobondin e marrë nga qeveria Rama, duke shprehur interesin për mënyrën se si kjo shumë parash do të përdoret për të prodhuar një rritje të ardhurash përmes të cilave do të shlyhet nesër ky borxh i marrë.

Malaj theksoi se nëse kjo shumë parash nuk do përdoret në mënyrë efikse do të na kthehet nesër në një barrë akoma edhe më të rëndë.

“Nëse para nuk përdoret në mënyrë efikase dhe ne kemi probleme me përzgjedhjen e projekteve dhe këto janë vlerësime të bëra nga qeveria amerikane, Banka Botërore dhe FMN që ndikimi i korrupsionit dhe kapjes së shtetit dhe tani i shtohet edhe kosto e efekteve elektorale, mund të n’a çojë në një situatë që përdorimi i borxhit në mënyrë të papërgjegjshme dhe jo profesionale mund të kthehet nesër në një barrë akomë edhe më të rëndë”, tha ai i ftuar në emisionin “Në Fokus”, në televizionin TVT.

Profesori theksoi se çdo ristrukturim i borxhit për një shtrirje afatgjatë mund të jetë një lajm i mirë, por zakonisht festë për borxh bëjnë vetëm ata që mendojnë se s’do t’i kthejnë kurrë ato para.
“Në këtë aspekt ne duhet të ndajmë arsyet se cili është faktori kryesor që ne e kemi marrë me një kosto të ulët. Qeveria Rama ka marrë disaherë borxhe përmes eurobondeve dhe i bie që t’i analizojmë. Nëqoftë se marrja e borxhit në 2005 ishte me interesa më të larta dhe në 2020 është me interesa më të ulët në kohën kur rritja ekonomike është përkeqësuar, jo për faj të qeverisë, por dy fatkeqësitë natyrore, tërmeti dhe pandemia”, tha ai.
Sipas tij, borxhi publik ka ardhur duke u rritur qoftë edhe për shumën e marrë nga konferencave e donatorëve për tërmetin, rreth 800 e ca milionë euro dhe do të jetë mirë që qeveria të qartësojë se me çfarë kushtesh janë marrë këto para.
“Kredia që dha FMN ishte me 4% interes. Ndërsa për ne si specialistë të financave do të thotë se është kredi me kushte tregtare. Kështu që në këtë aspekt mbetet që duke qenë se nuk janë përmirësuar tregusët e rritjes, por janë përkeqësuar tregusët e borxhit, mbetet që faktori kryesor në këtë normë interesi të ulët të jetë situata në tregjet e kapitalit”, tha Malaj.
Ai u shpreh se duke parë se borxhet po rriten kjo edhe nga pandemia, madje në çdo shtet borxhi po rritet me rreth 30%, pra nëse ne e kemi deri në 70% atë, rrezikojmë të shkojmë deri në 100%.
“Atëherë studiuesit këshillojnë që qeveritë të mos nënvleftësojnë përgjegjësitë që duhet të vlerësojnë për marrjen e borxhit se thjeshtë ai përkohësisht është me norma të ulta interesi”, tha Malaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

BSH: Ekonomia ka ende nevojë për stimul të lartë monetar

Publikuar

-

Nga

Rimëkëmbja e ekonomisë do të ketë nevojë për një stimul të vazhdueshëm monetar.

Në raportin e politikës monetare për tremujorin e dytë të vitit, Banka e Shqipërisë vlerëson se normat e ulëta të interesit duhet të vazhdojnë, megjithë sinjalet e përmirësimit të ekonomisë reale në tremujorët e fundit. Mbështetur në këtë konkluzion, në mbledhjen e fundit Këshilli Mbikëqyrës mbajti normat e interesit në nivelet minimale historike, ndërsa shtyu edhe me tre muaj të tjerë aksesin e pakufizuar në likuiditet për bankat tregtare.

Banka qendrore vlerëson se nisja e vaksinimit në Shqipëri dhe jashtë vendit ka dhënë efektet e para pozitive edhe në ekonomi. Megjithëse ekonomia vazhdon të veprojë poshtë potencialeve të veta, hendeku i prodhimit ose ndryshimi midis rritjes reale dhe asaj potenciale është ngushtuar në mënyrë të vazhdueshme që nga tremujori i dytë 2020, kur kriza dha goditjen më të fortë.

Në tremujorin e parë të vitit, inflacioni bazë ishte në nivelin 1.5%, më i lartë se inflacioni mesatar prej 0.9% e shënuar në këtë tremujor. Kjo tregon se inflacioni i ulët gjatë kësaj periudhe është ndikuar kryesisht nga përbërësit afatshkurtër, që zakonisht kanë një luhatshmëri më të lartë, si për shembull ushqimet, produktet energjetike, etj.

LEXO EDHE:  Taksat e larta, Bashkia e Tiranës rrit me 120% të ardhurat në tremujorin e parë

LEXO EDHE:  Taksat e larta, Bashkia e Tiranës rrit me 120% të ardhurat në tremujorin e parë

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për të ardhmen janë pozitive, të mbështetura nga vijimi i procesit të vaksinimit, stimuli monetar dhe fiskal, por edhe përmirësimi gradual i besimit të biznesit dhe konsumatorëve. Ekonomia pritet t’i rikthehet rritjes duke filluar që nga ky vit. Zgjerimi i aktivitetit pritet të udhëhiqet nga përshpejtimi i konsumit familjar, i eksportit të mallrave e të shërbimeve, si dhe nga investimet private në rritje. Në përgjigje të tyre, punësimi dhe pagat pritet të vijnë po ashtu në rritje, duke mundësuar kthimin e inflacionit pranë objektivit prej 3% në gjysmën e dytë të vitit 2022. Megjithëse në afatin e mesëm Banka e Shqipërisë ka pritshmëri më optimiste krahasuar me analizat e mëparshme, rreziqet në afatin e shkurtër ngelen të pranishme, Sipas raportit, rreziqet kryesore janë përkeqësimi i mundshëm i situatës epidemiologjike, vështirësi të mundshme në mekanizmin e transmetimit të politikës monetare apo një reagim më i ngadaltë i biznesit dhe familjeve ndaj kushteve

Në funksion të analizave më të shpeshta dhe më dinamike në kohë, duke filluar nga muaji qershor, Banka e Shqipërisë do të nisë publikimin e vrojtimeve të besimit dhe konsumatorit me bazë mujore, ndërkohë që aktualisht ky publikim bëhet me bazë tremujore./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Euro në tregun vendas arrin nivelin më të ulët që përpara pandemisë

Publikuar

-

Nga

Euro ishte monedha më e lirë për të marrë kredi edhe në 2020

Euro ka shënuar një tjetër rënie në tregun vendas, ndonëse me ritme më të ngadalësuara në raport me ditën e mëparshme.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 122.91 lekë, me rënie prej 0.01 lekë në raport me ditën e mëparshme. Ky është niveli më i ulët i monedhës së përbashkët që përpara fillimit të pandemisë së Covid-19, në fillim të muajit mars 2020.

Me fillimin e kufizimeve në mes të marsit, euro kërceu vetëm për pak ditë mbi 130 lekë, si rrjedhojë e problemeve që shkaktoi karantina dhe bllokimi i fluturimeve në furnizimin e bankave me valutë. Më pas kursi u stabilizua duke u luhatur përgjatë gjithë vitit të kaluar midis 123-124 lekë. Euro nuk kishte sjelljen tradicionale gjatë periudhës së verës, kur tradicionalisht monedha e përbashkët humb pikë për shkak të ofertës nga emigrantët dhe turistët, pasi për shkak të turizmit të vakët, prurjet ishin në nivele më të ulëta. Vetëm në dhjetor 2020, euro ra për pak ditët nën 123 lekë.

Nënçmimi i monedhës së përbashkët gjatë javëve të fundit, sipas aktorëve të tregun valutore lidhet me faktorë të brendshëm, pasi në bursa euro ka qenë e fortë duke u luhatur ndaj dollarit në nivelet më të larta që nga janari i këtij viti.

LEXO EDHE:  Fatura financiare e tërmetit/ Malaj: Do të ketë rritje të përkohshme të borxhit

LEXO EDHE:  Video-Borxh për të paguar borxhet/ Premtimi qesharak i Andrea Manos për qytetarët

Në tregun e brendshëm oferta e euros vijon të jetë e lartë, ndonëse sezoni turistik ende nuk ka filluar mire dhe përqendrimi i turistëve është vetëm në fundjavë, kryesisht nga Kosova. Në kahun tjetër, kërkesa për monedhën e përbashkët është e ulët dhe sipas aktorëve të tregut euro pothuajse nuk po tërhiqet, çka po bën që ajo të jetë e dobët në tregun vendas, ndonëse në bursa gjatë ditës së sotme ishte në rritje.

Në bursat ndërkombëtare, një euro u këmbye sot me 1.216 dollarë, me rritje 0.29% në raport me ditën e mëparshme. Euro u rrit sërish ndaj dollarit, pasi të dhënat në SHBA treguan për një ecuri të dobët të tregjeve të punës./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Raporti/ Paratë e drogës në Shqipëri pastrohen në ndërtim

Publikuar

-

Nga

Fondet e siguruara kryesisht nga tregtia ndërkombëtare e drogës pastrohen në sektorin e ndërtimit dhe turizmit në Shqipëri, raportohet në një studim të Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar (Global Initiative against Transnational Organized Crime – GI) për rajonin e Ballkanit “Analiza e flukseve të njerëzve, drogës dhe parave në Ballkanin Perëndimor”.

Raporti paraqet një tablo të detajuar të çmimeve dhe rrugëve të trafikimit të drogës dhe emigrantëve përgjatë Ballkanit Perëndimor dhe hedh dritë mbi fitimet që burojnë prej tyre, si dhe mbi vendet ku pastrohen paratë.

Sipas raportit, midis 2017 dhe 2020, Tirana përjetoi një bum ndërtimesh dhe rritje të madhe të çmimeve të pronave. Çmimi i një metër katror në një apartament banimi mesatar në Tiranë ishte rreth 861 euro në vitin 2017. Por në vitin 2020, vetëm tre vite me vonë, çmimet pothuajse u dyfishuan duke arritur nivelin e 1400 – 2 000 eurove për një metër katror.

Në Vlorë, grupet kriminale pretendohet se kanë investuar në sektorin e turizmit , duke përfshirë hotele luksoze në bregdet. Çmimet janë rritur nga 600 në 700 euro për metër katror në vitin 2017 në bregun e ujit në 1 000 euro në 1 200 euro në fillim të vitit 2021.

Sipas tabelave të raportit, Tirana është kryeqyteti me çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në rajon (që arrijnë deri në 4 mijë euro për metër kator për kullat e reja, ndërsa luhaten mes 1400-2000 euro në pjesën qendrore të qytetit).

Pas Tiranës, më të shtrenjta apartamentet janë në Beograd e Sarajevë, me rreth 2,500-2,700 euro për metër katror.

Çmimet në kryeqytetin shqiptar pothuajse janë rritur me mbi 50% në krahasim me vitin 2017. Në Podgoricë, p.sh., për të njëjtën periudhë çmimet ranë me 14%, duke zbritur poshtë 1 mijë euro. Në Beograd, çmimet u rritën me rreth 30%.

Studimi citon se, ekspertët kanë argumentuar se, kjo rritje e lartë në kryeqytetin shqiptar nuk mund të shpjegohet me kërkesën më të lartë nga ekonomia reale ose rritjen e nivelit zyrtar të ardhurat, por përkundrazi drejtohen kryesisht nga paraja nga krimi i organizuar dhe korrupsioni i cili është investuar në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme.

Në Tiranë, aktualisht janë planifikuar projekte shtesë luksoze në qendër të qytetit që nuk pasqyrojnë forcat normale të tregut.

Një agjent i pasurive të patundshme në Shqipëri ka shpjeguar se një përqindje e madhe e njerëzve që blejnë apartamente luksoze përdorin para të paligjshme dhe paguajnë me cash. Sidoqoftë, edhe kur pagesat nuk bëhen me para (por përmes sistemit financiar), ekspertët argumentojnë që verifikimi e burimit mbetet mjaft sporadik.

LEXO EDHE:  Deficiti buxhetor arrin rekordin e 890 milionë eurove në vitin 2020

LEXO EDHE:  Zvarriti hetimet dhe nuk u ndëshkua/ Skandali i prokurorit në filtrat e Vettingut

Megjithëse kërkohet që transaksione prej më shumë se 10 000 euro të bëhen përmes transfertave bankare, kompanitë e ndërtimit bëjnë të mundur ndarjen e pagesave në këste të vogla me më pak se 10 000 euro secila dhe të deklarojnë një çmim fiktiv më të ulët se ai real, duke e bërë kështu të mundur që individët të fshehin origjinën e vërtetë të parave të tyre.

Ishte e habitshme se si industria e ndërtimit vazhdoi të rritet në Shqipëri edhe gjatë pandemisë COVID-19, pavarësisht tkurrjes së përgjithshme të ekonomisë së vendit prej kufizimeve pandemike, citon raporti. Në fakt, pavarësisht pandemisë së COVID-19, INSTAT (Instituti Shqiptar i Statistikave) regjistroi nivel të lartë të sipërfaqeve të lejeve të ndërtimit në tremujorin e dytë të vitit 2020. Ndërsa në tremujorin e dytë 2020, ekonomia shqiptare u tkurr mesatarisht me 10.2%, aktiviteti i pasurive të patundshme vazhdoi të zgjerohej me 5.5%.

Një sasi më e vogël të ardhurash të paligjshme kanalizohet në përdorimin e bizneseve nga trafikantët nëpërmjet financimeve cash në restorante, bare, stacione karburanti dhe kompani taksish. Këto biznese janë veçanërisht të përshtatshme për të pastruar shuma më të vogla, të cilat më pas përfshihen gjithashtu në sistemin bankar.

Në të gjithë rajonin, fondet e paligjshme janë të përziera në biznese, duke i bërë ato të padallueshme nga njëri-tjetri. Anëtarët e grupeve të organizuara kriminale aktive në Malin e Zi raportohet të kenë kompani të ndryshme, si klube, restorante, furra buke, kafene, hotele dhe dyqane suveniresh, klube sportive, kompani me qira dhe shitje të automjeteve, stacione benzine dhe të regjistruara në Kotor, Cetinje, Herceg Novi, Pljevlja dhe Podgoricë.

Raporti rajonal analizon sektorët dhe pikat e nxehta ku pastrohen paratë në Ballkanin Perëndimor.

Për shembull, shumat e vogla të parave pastrohen në biznese me nivele të larta të qarkullimit të cash-it, si hotele, restorante, pastiçeri, bare dhe klube, dyqane suveniresh, benzinata, kompani taksish, palestra, pika ku shiten fruta-perimet etj. Të ardhurat e konsiderueshme furnizojnë ndërtimin dhe pasuritë e paluajtshme, lojërat e fatit dhe turizmin. Raporti thekson se të ardhurat e aktiviteteve të paligjshme që kryhen në rajon, pastrohen kryesisht po në rajon, ndërsa grupet kriminale të Ballkanit Perëndimor janë duke gjeneruar të ardhura të shumta si pasojë e aktiviteteve të paligjshme (veçanërisht trafikimit të drogës) jashtë rajonit.

“Paratë e pista, të gjeneruara dhe të pastruara në rajon, po mbajnë gjallë një ekosistem të krimit dhe korrupsionit”, – thotë Kristina Amerhauser, një nga autoret e raportit./Monitor

LEXO TE PLOTE