Connect with Us

Dr. Fauci optimist për vaksinën kundër COVID/ Provat po japin rezultate pozitive

Shëndeti

Dr. Fauci optimist për vaksinën kundër COVID/ Provat po japin rezultate pozitive

Publikuar

-

Paralajmëron Fauci/ Jeta nuk do t'i kthehet normalitetit deri në fund të 2021

Koronavirusi mbetet një kërcënim serioz në Shtetet e Bashkuara thekson Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive. Në një intervistë me kolegen Lesia Bakalets të Shërbimit të Zërit të Amerikës në gjuhën ruse, drejtori i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive paralajmëroi se tani që shtetet po heqin masat e distancimit fizik, individët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm me masat mbrojtëse për të shmangur infektimin. Në përputhje me këshillat e Dr. Faucit, intervista u zhvillua përmes Skype-it për të respektuar distancimin social:

Ndërkohë që numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në afro 2 milionë vetë, shtetet amerikane po heqin gradualisht masat e distancimit social me shpresën se kriza ka hyrë në një fazë të menaxhueshme. Dr. Fauci thotë se koronavirusi mbetet kërcënim për shëndetin publik dhe se në këtë periudhë të rihapjes në pjesën më të madhe të vendit, duhen respektuar këshillat e ekspertëve për mbrojtje nga infeksioni:

“Për dikë që jeton në një zonë ku infektimet nuk janë shumë të përhapura, është më e pranueshme të kthehen gradualisht në normalitet. Por në një zone ku ka vatra aktive infeksioni, nuk do të ishte e këshillueshme të hiqen menjëherë masat e distancimit social. Nuk ka një formulë të vetme. Vendimi duhet të diktohet nga situata në zonën ku jeton individi”.

Kjo këshillë vlen edhe për shkollat, thotë Dr. Fauci: do të ketë zona ku rihapja mund të bëhet në mënyrë të sigurtë, pa sjellë shtim të infektimeve, ndërsa në zona të tjera mund të praktikohet mësimi me orë të reduktuara, me turne, në mënyrë që fëmijët të mos jenë bashkë në grupe të mëdha.

Protestat e fundit të nxitura nga vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd kanë rritur shqetësimin për shtimin e rasteve me koronavirus. Dr. Fauci përsëriti paralajmërimet për rrezikun e ekspozimit ndaj virusit:

“E kam thënë prej kohësh se grumbullimet dhe turmat shoqërohen me rrezik. U shqetësuam shumë kur mësuam se ka pasur të infektuar në radhët e Gardës Kombëtare, (në kontigjentin që u dërgua në përgjigje të protestave). Kjo nënkupton se ekziston mundësia që ata kanë infektuar të tjerë, ose janë infektuar nga të tjerët”.

Dr. Fauci shpjegon se në atmosferën e protestave që shoqërohen me përqëndrim të madh njerëzish në një zonë të ngushtë, me thirrje e brohoritje, mikrobet përhapen më lehtë. Ai i këshillon ata që e ndjejnë të nevojshme të ushtrojnë të drejtat e tyre kushtetuese, të mbajnë maska si masë mbrojtëse:

“Maskat mund të mos kenë aftësi mbrojtëse prej 100%, por pa diskutim ofrojnë një masë mbrojtëse nga infektimi. Nëse dikush është i infektuar, maska mbron të tjerët nga infektimi. Një maskë e thjeshtë bezeje mjafton. Nuk ka nevojë të mbash maskë të specializuar të tipit N-95; këto maska u duhen punonjësve të shëndetësisë, pasi ata ndeshen me rrezik të vazhdueshëm në kontaktet me pacientët”.

Dr. Fauci u përmbahet paralajmërimeve për një shtim të rasteve gjatë vjeshtës, por shton se kjo mund të parandalohet me respektimin e rekomandimeve të ekspertëve:

LEXO EDHE:  “Takimi pozitiv me bosin e Pfeizer”/ Rama reagon nga SHBA, tregon ambicien e tij për vaksinimin

“Nëse e bëjmë këtë në mënyrë efektive, mund të parandalojmë një valë të dytë. Nuk është e pashmangshme që do të ketë një vale të dytë, ne e kemi në dorë ta parandalojmë nëse veprojmë si duhet”.

Rihapja në një pjesë të madhe të vendit ka vështirësuar përpjekjet për identifikimin e burimit të infeksionit dhe gjurmimin e personave që mund të jenë infektuar. Kjo, sepse një pjesë e madhe e infeksioneve vijnë nga persona që nuk kanë simptoma. Rihapja e bën edhe më të vështirë identifikimin e këtyre personave.

Ditët e fundit, një eksperte e Organizatës Botërore të Shëndetësisë krijoi konfuzion kur tha se personat pa simptoma rrallë herë bëhen burim infeksioni. Të dhënat nuk mbështesin deklarat e saj, thotë Dr. Fauci:

“Rreth 25 – 50 për qind e personave të infektuar nuk shfaqin simptoma. E dimë se personat pa simptoma mund të infektojnë të tjerët. Nuk e dimë se çfarë përqindjeje e infektimeve janë shkaktuar nga personat pa simptoma, por e dimë që nuk është një fenomen i rrallë”.

Ndërkohë që shtohen ritmet e testimit, përpjekjet për një vaksinë vazhdojnë në një numër vendesh. Administrata Trump në fillim të muajit njoftoi se e ka ngushtuar listën në pesë vaksina-kandidate, të cilat po i mbështet me fonde. Dr. Fauci shprehet optimist se kërkimet po ecin në drejtimin e duhur.

“Jam optimist sepse në provat e hershme në njerëz dhe në kafshë u panë rezultate pozitive. Pra vaksinat që po testohen ofruan mbrojtje në fazën eksperimentale me kafshë dhe në fazën e parë të provave me njerëz. U vërejt një reagim mbrojtës nga vaksina. Por nuk mund të garantojmë ende nëse vaksina nuk shkakton dëme anësore, apo mbrojtje efektive”.

Dr. Fauci parashikon identifikimin e një vaksine në një kohë rekord, falë fondeve që ka dedikuar qeveria federale për prodhimin e dozave të disa varianteve të vaksinës, megjithëse ende nuk është identifikuar ende një vaksinë e suksesshme.

“Qeveria federale është treguar e gatshme të marrë mbi vete rrezikun financiar në mënyrë që të përshpejtohet procesi i zhvillimit të një vaksine, duke shkurtuar procesin prej disa muajsh. Nëse vaksina nuk funskionon, fondet janë shpenzuar kot. Por mendoj se ia vlente të merrej ky rrezik pasi nëse vaksina del e suksesshme, procesi do të jetë përshejtuar shumë”.

Rreziku është vetëm për fonde të shpenzuara për një vaksinë jo-efektive, jo në procese që ndikojnë në cilësinë e vaksinës, shton eksperti:

“Pa diskutim do të garantojmë që vaksina është e sigurtë nga ana shkencore”.

Dr. Fauci nuk pranon të flasë konkretisht për një afat kohor kur vaksina do të jetë e disponueshme për popullatën e gjerë. Ai shton se koronavirusi do të vazhdojë të jetë një kërcënim për shëndetin publik për të ardhmen e afërt dhe se frika nga sëmundjet ngjitëse mund të vazhdojë për vite. Por bota do të rikthehet përsëri në normalitet, shprehet me bindje eksperti.

“Ndoshta një ditë jo të largët do të ulemi së bashku për një intervistë në studio,” thotë Dr. Anthony Fauci./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Asnjë humbje jete nga Covid/ Ja sa pacientë po marrin trajtim në spital

Publikuar

-

Nga

Asnjë humbje jete nga Covid/ Ja sa pacientë po marrin trajtim në spital

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1 qytetar, dhe asnjë viktimë.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv 1 qytetar nga Kavaja.

LEXO EDHE:  “Trupi im po lufton fort”/ Supermodelja e famshme tregon për betejën me Covid-19

LEXO EDHE:  7 korrik 1947/ Çfarë ndodhi realisht në Rozuell, u rrëzua një UFO apo një balon meteorologjik?

Aktualisht janë 87 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,955 që nga fillimi i epidemisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Zgjerohet fasha e vaksinimit/ Manastirliu: Radha e punonjësve të institucioneve në kontakt me qytetarët

Publikuar

-

Nga

Zgjerohet fasha e vaksinimit/ Manastirliu: Radha e punonjësve të institucioneve në kontakt me qytetarët

Zgjerohet fasha e vaksinimit, duke përfshirë punonjësit e shërbimeve kritike dhe institucioneve në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur procesin e vaksinimit në qendrën e vaksinimit të përqendruar në Air Albania, nga ku u shpreh se ritmi është i lartë, por synohet të rritet me tej, me vaksinimin e kombinuar, si pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv.

“Kemi kryer më shumë se 900 mijë vaksinime. Ritmi është goxha i mire, por kemi mundësi akoma më shumë për të rritur këtë ritëm, në mënyrë që të arrijmë një mbulesë vaksinale sa më të lartë. Plani i kombinuar i vaksinimit është duke vazhduar edhe me institucionet kritike si OSHEE, të transportit, ujësjellësit si dhe institucione të cilat kanë kontakte direkte me qytetarët, siç janë bashkitë, siç është qendra e shërbimeve ADISA dhe institucione të tjera të cilat janë përfshirë në planin tonë të vaksinimit”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  7 korrik 1947/ Çfarë ndodhi realisht në Rozuell, u rrëzua një UFO apo një balon meteorologjik?
LEXO EDHE:  Arkiva e CIA/ Ja dy të dërguarit e Shqipërisë në OKB që bashkëpunuan me SHBA

Duke folur për situatën e epidemisë në vend, Ministrja e Shëndetësisë bëri apel për vigjilencë dhe theksoi se do të intensifikohet programi i vaksinimit.

“Pavarësisht se jemi në një situatë shumë të kontrolluar të epidemisë në vend, kjo nuk do të thotë se duhet të ulim vigjilencën, e aq më pak, ritmin e vaksinimit”, tha Manastirliu

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 901,429 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 375,629 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID. Aktualisht është hapur fasha e vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, ndërsa vijon vaksinimi i kombinuar edhe me grupet e riskut. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Vaksina e BioNTech ka efekt ndaj variantit Delta të Coronës

Publikuar

-

Nga

Vaksina e BioNTech ka efekt ndaj variantit Delta të Coronës

“Aktualisht nuk kemi të dhëna, se është e nevojshme përshtatja e vaksinës sonë me variantet e virusit në qarkullim”, tha drejtuesi i bordit të BioNTech, Ugur Sahin në takimin kryesor virtual të sipërmarrjes bioteknologjike.

Vaksina e tretë mund të ndihmojë

BioNTech po punon për procedura më pak të ngurta në sektorët e teknlogjisë, prodhimit dhe marrjes së lejeve, kjo për të qenë gati dhe për të reaguar shpejt, nëse do të jetë e nevojshme një dozë e tretë për vaksinimin e mëparshëm apo një përshtatje me një degëzim të ri të virusit.

BioNTech e analizon aktualisht efektshmërinë e vaksinës edhe kundër varianteve të reja, tha themeluesi i BioNTech, Sahin. Dija për mutacionet e reja të virusit po rritet dita-ditës, shtoi shpikësi i vaksinës. Ajo që vihet re është se imuniteti i të vaksinuarve me kohë dobësohet dhe nga ana tjetër krijohen variante të reja.

“Unë pres që një vaksinë e tretë për rigjenerimin e imunitetit mund të ketë një rëndësi të madhe”, shpjegoi kreu i BioNTech. “Por ne ende nuk e dimë, kur dhe sa shpesh do të jetë i nevojshëm një vaksinim i ri.”

RKI: Infektimet me variantin Delta mund të çojnë në sëmundje të rëndëSipas Sahin sipërmarrja bioteknologjike e Mainzit dhe partneri Pfizer në këtë vit planifikojnë një kapacitet prodhimi prej 3 miliardë dozash vaksine- vitin e ardhshëm prodhimi do të rritet. Të paktën 50% të prodhimit BioNTech kërkon ta ofrojë vetë.

LEXO EDHE:  Harasani: Pse përdoren pajisje përgjuese të Italisë dhe jo SHBA-së?

LEXO EDHE:  Ligji zgjedhor/ SHBA përplasje në Senat rreth ndryshimeve

Se sa shpejt përhapet varianti Delta i virusit i zbuluar në Indi, këtë e tregon edhe landi gjerman, Hesen. “Kemi shenja të qarta, që Delta në Hesen dominon në më shumë se 20% të rasteve”, u shpreh ministri i Shëndetësisë së landit, Kai Klose. Prandaj ka shumë rëndësi vaksinimi sa më i shpejtë, theksoi politikani i gjelbër.

Sipas Institutit Robert Koch, RKI infektimet me variantin Delta mund të çojnë në sëmundje të rëndë të Covidit. Sipas RKI në Gjermani mund të rriten infektime në të ardhmen, sepse varianti Delta është më infektues.

Në Britaninë e Madhe ky variant i virusit është bërë mbizotërues në shifrat e infektimeve brenda pak javësh dhe po i shton ato, megjithë suksesin e Britanisë së Madhe në fushatën e vaksinimit. Lisbona, kryeqyteti portugez u mbyll dy ditë në fundjavë për shkak të rritjes së infektimeve. Në Moskë është shënuar një rekord i ri infektimesh me variantin e ri./ DW

LEXO TE PLOTE