Connect with Us

Dëshmia e ish-të burgosurit për “24-muajt e ferrit”/ Kishte përdhunime, 1 tualet për 90 të dënuar

Denoncim

Dëshmia e ish-të burgosurit për “24-muajt e ferrit”/ Kishte përdhunime, 1 tualet për 90 të dënuar

Publikuar

-

Një djalë, identiteti i të cilit nuk publikohet, tregon për kushtet e vështira të burgut të Zaharisë, në Krujë, ku ai ka vuajtur dënimin për 24 muaj.

Ai thotë, se muret ishin plot lagështirë, tualetet skandaloze e me ujërat e zeza sipër. Të dënuarit e sëmurë kuroheshin bashkë me të tjerët. Në katin e parë, sektori A kishte të sëmurë mendorë, që rrinin të zhveshur dhe kishte dhe përdhunime.

“Unë jam **** dhe kam vuajtur dënimin prej 24 muajsh në Burgun e Zaharisë. Pasi kam parë që ju keni trajtuar në emisionin tuaj Burgun e Zaharisë erdha të flas vetëm për kushtet brenda burgut. Atje janë rreth 400 njerëz që trajtohen në një mënyrë shumë të keqe. Hyn në Burgun e Zaharisë dhe atje edhe muret janë me lagështi, në një dhomë shumë të vogël jetojnë rreth 8-10 veta, ka edhe me 12 veta, ka që flenë edhe në tokë, pa çarçafë, batanijet janë batanije të ushtrisë, të parat. Një papastërti shumë e madhe, në tualet, çdo sektor ka një tualet. Je 90 veta në sektor, imagjino si mund të hysh. Uji vjen një herë ose dy herë në ditë. Për ushqimin, ushqimi është skandaloz fare, në kushtet që gatuhet ushqimi, përderisa unë e di shumë mirë, se edhe kam punuar, kam bërë ushqimin. Në kuzhinë është një papastërti shumë e madhe, me buburreca, me minj, këto janë të vërteta pavarësisht se mund të çuditeni çfarë po ju them. Nuk është jeta e njerëzve e sigurt, sepse atje është një person që ka bërë 2 vrasje dhe është vërtetë shumë i çmendur, kupton, nuk ndahen me kategori. Se janë dy kategori, i përkohshëm, dhe kurim i detyruar dhe njerëzit duhen ndarë me kategori, tjetri është shumë i sëmurë, një tjetër është jo shumë i sëmurë, ka edhe që nuk ka të sëmurë fare, të siguroj. Por i bashkojnë bashkë. Sektori A, kati i parë, është një skandal fare. Ka edhe përdhunues, që përdhunojnë njëri-tjetrin, sepse ata nuk dinë se çfarë bëjnë. Njerëzit rrinë lakuriq atje dimër verë, por kur të them lakuriq, lakuriq fare. Ka njerëz që nuk kanë as dyshekë, fare për të fjetur. Ushqimin kur e ndaja nganjëherë, disa nuk kishin tasa, por e merrnin me qese për të mos ta lënë pa ushqim se më vinte keq, për të ngrënë me lugë apo me pirun nuk bëhet fjalë. Edhe ilaçet, nuk është se ai është i sëmurë po ia jep ilaçet rregullisht, sepse nganjëherë ka ilaçe, nganjëherë nuk ka, nuk ka problem fare, kupton? Në do ia jep, në do s’ia jep. Pjesa e personelit, në sektorin A, e hanin ushqimin me dajak, i merrnin ilaçet me dajak. E di ku qëndron problemi që policia dhe infermierët, të gjithë punonjësit nuk e kanë frikën se çfarë mund t’i ndodhë atij si pacient, sepse t’i mund ta bësh një denoncim për atë, por ai të bën një raport sikur re nga krevati. Ti quhesh i papërgjegjshëm dhe nuk merret për bazë fjala jote asnjëherë. Ai mund të vijë të të rrahë, të thyejë këmbën, ka çuna që u kanë thyer këmbën dhe sot e kanë këmbën shtrembër dhe fjala jote nuk do merret për bazë kurrë, sepse quhesh i sëmurë. Një tualet është i bllokuar komplet. Në dimër futesh në tualet sepse është me akull, ngrin sepse nuk ka dritare, është me plastmasa. Kurse të tjerët nuk lahen kurrë, kush do t’i lajë se sanitaret nuk i prekin me dorë. Ka që kanë nga 13 vite pa u larë asnjëherë.”

LEXO EDHE:  U vonua në stërvitje për një minutë/ E pabesueshme çfarë i ndodh futbollistit të Baselit

Dëshmitari, që ka jetuar përvojën e burgut të Zaharisë, i bën apel Ministrisë së Drejtësisë të marrë masa, pasi shumë persona hyjnë për të shlyer një dënim dhe përfundojnë me ilaçe depresioni.

“I bëj apel Ministrisë së Drejtësisë që të rregullojë kushtet e këtyre njerëzve, sepse janë rreth 400 veta, është tmerr, është gjynah, janë njerëz edhe ata, nuk mund të trajtohen në mënyrë çnjerëzore në vitin 2020. Duan përkujdesje, të trajtohen si njerëz, jo në mënyrë skandaloze.” /tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Paaftësi apo korrupsion?/ MIE miratoi dy kontrata të ndryshme për rrugën Milot-Balldren

Publikuar

-

Nga

Paaftësi apo korrupsion?/ MIE miratoi dy kontrata të ndryshme për rrugën Milot-Balldren

Gazetari dhe eksperti i Ekonomisë Klodian Tomorri, zbulon një skandal brenda zyrave të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, me rrugën Milot-Balldren. Sipas tij, për koncesionin e kësaj rruge, janë miratuar dy kontrata.

“Skandalet me kontratat koncesionare në Shqipëri nuk kanë të sosur. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur një precedent botëror, teksa ka miratuar të njëjtën kontratë me dy versione të ndryshme nga njëri-tjetri. Bëhet fjalë për koncesionin e rrugës Milot-Balldren.

Në 7 maj të vitit 2019, Ministria e Infrastrukturës i ka përcjellë për miratim Ministrisë së Financave draftkontratën e koncesionit për ndërtimin e rrugës Milot Balldrenë. Pjesë e draftkontratës ishte dhe modeli financiar, ku përshkruhej se si do të finacohej projekti. Sipas modelit financiar, përveç kredive kompania koncesionare do të financonte 19.5 milionë euro përmes furnitorëve të cilat do të përdoreshin përkatësisht 9.5 milionë euro në vitin e dytë të projektit dhe 10 milionë euro në vitin e tretë.

Pas marrjes së miratimit nga Ministria e Financave, pak ditë më vonë Ministria e infrastrukturës e depoziton draftkontratën e koncesionit për miratim në Kuvend, por me shifra të ndryshme. Në draftkontratën e dërguar në Kuvend financimi nga furnitorët është ndryshurat përkatësisht në 2.5 milionë euro vitin e parë, 3 milionë euro vitin e dytë, 7 milionë euro në vitin e tretë dhe po kaq në vitin e katërt. E njëjta draftkontratë, me të njëjtin numër noterial, e firmosur nga i njëjti njeri, zëvendësministri Artan Shkreli, por me shifra të ndryshme.

LEXO EDHE:  “Pse ka punë tjetër Luli”?/ Stop tallet keqazi me Bashën

LEXO EDHE:  U vonua në stërvitje për një minutë/ E pabesueshme çfarë i ndodh futbollistit të Baselit

Diferencat në financimin nga furnitorët ndryshojnë të gjithë fluksin e parasë në ciklin e projektit. Kur tabelat e cash floët nuk përputhen atëhere ka dy opsione. Ose shifrat e kostos së koncesionit janë të rreme ose projekti nuk është financiarisht i qëndrueshëm. Rrjedhimisht lind pyetja cili është propozimi i përzgjedhur si fitues nga Ministria e Infrastrukturës, ai i dërguar në Ministrinë e Financave apo ai që i është përcjellë Kuvendit?

Skandali i dy kontratave të ndryshme të Milot Balldren u pikas për herë të parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimit të drejtorisë së Koncesioneve në Ministrinë e Financave. Kur audituesit e KLSH kërkuan shpjegim zyrtarisht, Ministria e Financave u përgjigj se sqarimi i mospërputhjeve financiare mes dy draftkontratave nuk është kompetencë e saj.

Në fakt Ministria e FInancave ka miratuar vetëm variantin që i është dërguar asaj. Rrugës Ministria e Infrastrukturës miratoi edhe një tjetër variant të ndryshëm, që ja dërgoi Kuvendit. Në këtë pikë lind natyrshëm pyetja; A e dinë tabelën e shumëzimit në Ministrinë e Infrastrukturës apo ndryshimi i modelit financiar të koncesionit Milot-Balldrenë u diktua nga shkaqe më okulte? Për ta thënë më shkurt, pse u miratua një kontratë me dy variante të ndryshme; Paaftësi apo Korrupsion? Megjithatë kjo pak rëndësi ka,. Në të dy skenarët, miratimi i një kontrate më dy versione të ndryshme financiare përbën shkelje të rëndë ligjore”, shkruan Tomorri në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Merret peng kryetari i bashkisë Vorë

Publikuar

-

Nga

Denoncimi/ Merret peng kryetari i bashkisë Vorë

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se Hekuran Brahimaj, kryetar në detyrë i Bashkisë Vorë, është marrë peng mbrëmë nga një person i përfshirë në botën e krimit, i njohur me emrin Alfons Gjoka.

Personi që ka bërë këtë denoncim thotë së është punonjës i policisë bashkiake Vorë, por ngjarja po mbahet e fshehur.

‘Policia fsheh ngjarjen.

Lexoni denoncimin e policit digjital. sb

LEXO EDHE:  “Rilindja” e doganës, me 300 euro fut makina të vjedhura/Ku ndodh skandali (Video-Stop)

LEXO EDHE:  “STOP”/Abuzimi në Postën e Kukësit, punonjësi merr rrogë dhe ndihmë ekonomike

Pershendetie Z berisha mbrem meret Peng per disa ore kryetari ne detyr bashkis vore Z Hekuran Brahimai personi qe e ka Mare Peng quhet Alfonc Gjoka nje person I njohur I botes Krimit Arsya qe esht mar Peng e prones qe preket nga Projekti mafjoz I narkobanditeve. Policia hesht per kete ngjarje. Te lutem anonim Se Jam polic I bashkis vore. Respekte’./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi i fortë/ Zyrtarët e lartë të Rilindjes nxisin fshatarët në Vlorë të mbjellin drogë

Publikuar

-

Nga

Denoncimi i fortë/ Zyrtarët e lartë të Rilindjes nxisin fshatarët në Vlorë të mbjelin drogë

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari i cili shkuan se drejtuesit e PS në Vlorë nxisin qytetarët të mbjellin kanabis pasi duhen vota për zgjedhjet e ardhshme.

Ai shton se sekretari i PS sëbashku me kryetarin Baco Gaço kontrollojnë gjithë drogën, madje ky i fundit është edhe punonjës i pyjorës  dhe kanë mbjellë drogë në mes të fshatit dhe lart në mal në vendin e quajtur Stani i Keke.

“Udheheqesit e narkopartise, zoterit e plantacioneve te hashashit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Mirembrema doktor ! Droga paraqitet e mbare sivjet nen kujdesin e Rilindjes ! Ne fshatin Tragjas te Vlores kryeplaku i fshatit Mezin Ramohito njekohesisht edhe sekretari i PS sebashku me kryetarin Baco Gaço kontrollojne gjithe drogen , ky i fundit eshte edhe punonjes i pyjores . Kane mbjelle droge mu ne mes te fshatit dhe lart ne mal ne vendin e quajtur Stani i Keke . Ju thone fshatareve se edhe ju mund te mbillni por duhet te paguani tek ne se kete vit Rilindja do te lejoje mbjelljen se i duhen votat! Po te fitoje Rilindja droga do te jete e lire per kedo . Kjo eshte propaganda e tyre . Gjithe te mirat doktor !”/CNA.al

LEXO TE PLOTE