LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thirrja e fortë e ish-deputetit/ Rama gënjen, ky realitet i dhimbshëm duhet të ndryshojë sa më parë

10 Qershor 2020, 08:13, Politikë CNA
Thirrja e fortë e ish-deputetit/ Rama gënjen, ky realitet i

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj akuzon kryeministrin Edi Rama se ka braktisur biznesin në kohën më të vështirë.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj thekson se ekonomia po shkatërrohet, ndërsa ndërsa bizneset e Ramës janë duke lulëzuar.

Gjithashtu ai bën thirrje që ky realitet duhet të ndryshojë sa më parë.

?Tani që kriza ekonomike po thellohet, Edi Rama jo vetëm nuk ka ndërmend t?u vijë në ndihmë as bizneseve e as qytetarëve, por gënjen se nuk ka premtuar një paketë të tretë, me të cilën gjoja do të ndihmonte familjet në nevojë dhe turizmin.

RAMAVIRUSI i braktisi shqiptarët në ditët e tyre më të vështira. Sot bizneset po falimentojnë, papunësia po rritet dhe, po ashtu, edhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm për fëmijët e tyre.

RAMAVIRUSI po shkatërron ekonominë dhe po e zhyt vendin në një krizë të rrezikshme ekonomike, pasi paratë e buxhetit, edhe gjatë pandemisë, shkuan për tendera sekrete dhe jo për njerëzit në nevojë.

Bizneset shqiptare janë duke u shkatërruar, ndërsa bizneset e Ramës janë duke lulëzuar! Bizneset shqiptare po shkatërrohen çdo ditë, ndërsa oligarkët e Ramës janë duke ndërtuar kulla çdo ditë!

Ky realitet i dhimbshëm duhet të ndryshojë sa më parë!?-shkruan Shehaj.

Lajmet e fundit nga