LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritja e rasteve me Covid/ Dasho: Komiteti i Ekspertëve të mbajë përgjegjësi, Pipero ka gabuar shumë herë

10 Qershor 2020, 21:22, Lifestyle CNA
Rritja e rasteve me Covid/ Dasho: Komiteti i Ekspertëve të mbajë

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Byro Politike? ka folur për rekordin e pandemisë në Shqipëri.

Ai u shpreh se izolimi gjatë muajit maj dhe prill ishte i panevojshëm, ndërsa theksoi se është me rëndësi që të mos fajësohen qytetarët, por që Komiteti Teknik i e Ekspertëve të mbajë përgjegjësi.

?Tani situata është seriozë, por mund të zgjidhet lehtë. Le të thonë ç?të duan, virulenca tani është në rënie. Të gjitha të dhënat flasin për një virus që është drejt një virulence të ulët.

Tani kjo është një epidemi që mund të kontrollohet, por jo me aventura. Duhet depistim në hyrje të spitalit. Pacientët dhe mjekët duhet të pajisen me masa mbrojtëse. Këto masa i ka nxjerrë bota, nuk i shpikim ne.Pipero të shikojë mënyrën e mjekimit sepse porsa i përket epidemiologjisë shumë herë ka gabuar.

Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike duhet të mbajnë maska dhe duhet të jenë të kujdesshëm, se janë pjesa më e rrezikuar. Tendenca e komitetit për të fajësuar qytetarët është gabim.  Komiteti është përgjegjës për situatën që ne kemi , jo qytetarët?, tha Dasho./CNA.al

Lajmet e fundit nga