LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Reforma" që nisi për llogari të OSBE-ODIHR dhe bitisi për llogari të LSI

10 Qershor 2020, 18:00, Politikë CNA
"Reforma" që nisi për llogari të OSBE-ODIHR dhe bitisi

Një grup deputetësh të opozitës parlamentare, kanë nisur një lëvizje që synon sigurimin e garancive për reflektimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe të frymës popullore që dukshëm kërkon modifikimin e sistemit zgjedhor.

Me qëllime të qarta, mjaft të strukturuara dhe që për këtë shkak edhe të paatakueshme nga faktori ndërkombëtar, grupi i opozitarëve duket i vendosur që mos lëshoj votën për një marrëveshje e cila prej tyre është konsideruar si e lidhur në kundërshtim me Kushtetutën sa kohë që dy prej nënshkruesve të saj, janë subjekte jo parlamentare.

Opozitarët arsyetojnë që nuk mund të ketë marrëveshje me palë jashtë Kuvendit e që mund t?i mbivendoset Kuvendit.

Kjo sipas tyre do të thotë më së paku spostim i vullnetit të institucionit ligjvënës si mbajtës i sovranitetit të popullit, në tryeza ekstrainstitucionale.

Nuk është rastësi që asnjë nga ambasadorët që janë bërë më keq se Rama-Basha-Meta, nuk po duket në publik dhe nuk po guxon të prononcohet kundra grupimit opozitar parlamentar.

Artikulimi publik i grupit, i mëshon faktit që marrëveshja nuk reflekton rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Dhe kjo është e vërteta që ambasadoret nuk ua thanë shqiptarëve ditën kur shpallën fitoren e shqiptarve.

Vlaga për fat nuk zgjati shumë dhe sot ambasadorët duket janë ulur me këmbë në tokë.

Me shumë gjasë kjo marrëveshje nuk do shfaqet fare në CV-të e tyre. Ata do të preferojnë të mos e reflektojnë fare siç nuk u reflektuan rekomandimet e OSBE-ODIHR në marrëveshjen e shkruar prej tyre dhe të nënshkruar vetëm në anglisht.

Opozitarët e Parlamentit janë sot në ditën e tyre.

Ata sot mund të bëjnë historinë dhe të detyrojnë politikën të ulet me këmbë në tokë.

Ose të fusin bishtin në shalë e të votojnë pa bërë zë tekstin e gjellës së gatuar në kulisat e opozitës jashtëparlamentare në të cilën u falën interesat e demokratëve, që LSI të siguronte postet në organet e reja të KQZ-së së re dhe në të gjitha komisionet ku votohet dhe numërohet.

Këtë shpjegim duhet t?ua bëjnë demokratëve ai grup opozitarësh që kanë dalë nga votat e votuesit demokrat.

Përveç tenderit që siguroi Luli Basha, LSI siguroi pjesë tek i gjithë procesi zgjedhor.

Ndaj Monika është në ankth për miratimin e ndryshimeve të kodit zgjedhor sipas marrëveshjes së firmosur në anglisht.

Ndaj të nesërmen Monika deklaronte se pas marrëveshjes në zgjedhje secili  lufton për hesap të vet, me stilin “kalova lumin të dhjefsha kalin o PD”.

Luli Basha i fali LSI-së pjesë nga “pushteti” i PD-së për sa i takon procesit zgjedhor.

Të jemi të qartë!

Ajo prezencë me komisionerë, numërues dhe anëtarë organesh në KQZ, nuk i jep asnjë shtesë votash LSI-së!

Por ajo prezencë, do shndërrohet në prezencë potencialisht bllokuese. Dhe kjo ka shumë gjasa që të ndodhë, të paktën po aq sa ka gjasa që LSI të zhduket nga skena politike pas zgjedhjeve të ardhshme.

Askush nuk duhet të ketë iluzione që kamikazët e LSI-së do rrinë dhe do vëzhgojnë vullnetmirë, numërimin e minutave të fundit politik të Ilir Metës.

Ajo marrëveshje sot i duhet vetëm Ilir Metës.

Vetëm Ilir Meta është sot i interesuar të blejë 7 votat që i mungojnë Edi Ramës për të votuar ndryshimet në kodin zgjedhor.

Edi Rama është dorëjashtë të paktën për këtë pjesë.

Sa i takon Luli Bashës, nuk beson njeri se ai mund të fusë dorën në xhep për të paguar dikë.

Aq më shumë se 15 milion eurot që ka llogaritur nga marrëveshja, i ka kontabilizuar ndërkohë. PD është kali që Luli Bashës i duhet akoma./ CNA.al

Lajmet e fundit nga