LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rastet e shtuara të Covid-19/ Epidemiologu apel të fortë qytetarëve: Shifrat janë alarmante

10 Qershor 2020, 07:38, Lifestyle CNA
Rastet e shtuara të Covid-19/ Epidemiologu apel të fortë

Epidemiologu i ISHP-së, Dritan Ulqinaku ka deklaruar se shifrat e fundit janë një paralajmërim që ne duhet të jemi më të kujdesshëm.

Në një interviste te Abc-ja e Mëngjesit, mjeku ndër të tjera ka theksuar se qytetarët e harruan distancimin fizik duke çuar dhe në rritjen e rasteve të reja me koronavirus.

Një ndër problemet kryesore tek ne është se ne e kemi harruar fare distancimin social, duke bërë me dije se grupi më i kujdesshëm në të gjithë këtë duhet të jenë të pesnionistët.

?Është një shifër që është në nivelin e alarmit. Ne duhet të shqetësohemi më shumë për kapacitetet mjeksore dhe deri në 30 raste në dite sistemi i përballon, por me këtë shifër duhet të jemi më të vëmendshëm. Ne harruam shumë shpejt se çfarë ishte karantina. Nuk flas për 30 të shtruar, por 30 të infektuar. Janë shtruar 7 shtrime të reja. Nuk është se janë në gjendje të rëndë, por është një person që ka rëndësi të jetë nën kujdesin e mjekëve. Kjo sëmundje ka treguar se mund të kthehet në një mënyrë të papritur dhe mund të marrë edhe jetë?, ka thënë Ulqinaku.

Epidemiologu  është shprehur se është e rëndësishme që tashmë OBSH ka theksuar se personat simptomatik nuk e ngjisin virusin. Sipas mjekut duhet të jemi të kujdesshëm që të mos bëjmë të mundur të bëjmë hapa pas pasi do të ndikojë edhe në shëndetin tonë mendorë.

Ndërkohë pyetjes nëse do të kemi një valë të dytë, mjeku ka theksuar se pa kaluar vjeshta nuk mund të japë një përgjigje të saktë.

?Pa kaluar valën e dytë të koronavirusit ne nuk mund të japim asnjë konkluzion të saktë, pasi nuk ka asnjë fakt në lidhje me rikthimin e  Covid 19. Ndryshimi i Covid 19 me një grip normal është se kërkon një hospitalizim të gjatë. Frika më e madhe është se mund të mos kemi krevat ku mund të vendosim fëmijët. Lufta nuk ka mbaruar, ne nujk duhet të harrojmë, as qytetarët, as mjekët, as strukturat spitalore?, është shprehur ai.

Gjithashtu mjeku ka bërë apel qytetarëve që të ruajnë distancën 1.5 metër, të mbajnë maskën në ambientet që janë me ajër të kondicionuar, në transportin urban dhe çdo gjë tjetër do të vijojë në normalitet.

Lajmet e fundit nga