LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama e nget makinën pa duar, ka marrë timonin”/ Arian Çani: Ky vit do të jetë vit i mbushur me para

10 Qershor 2020, 20:30, Politikë CNA
“Rama e nget makinën pa duar, ka marrë timonin”/ Arian

Gazetari Arian Çani tha se kryeministri Edi Rama po e mban timonin me një fuqi më të madhe se atëherë kur e mori.

Çani deklaroi se deri më tani nuk sheh asnjë shenjë për humbje kontrolli, ndërsa thekson se e priste këtë.

?Kam përshtypjen se Rama vazhdon ta mbajë timonin me një fuqi shumë të madhe, që unë e prisja, kështu që ai e ka timonin vetëm, ashtu sikurse e mori. Mendoj se sot më shumë se kurrë ai ia ka marrë dorën makinës dhe mund ta ngasë pa duar. Timoni ka frikë të kthehet majtas-djathtas, vazhdon ecën. Nuk duket asnjë shenjë që ai mund të humbë kontrollin.

Ai e ka ruajtur keq timonin sepse ka rënie të demokracisë, jeta është bërë më e trishtuar, ai vetë nuk reflekton energji pozitive si njeri dhe si kryeministër, transmeton vetëm energji negative nga të gjitha dritaret në Facebook apo ne media. Më keq se kaq nuk mund të shkojë, por për të është shumë mirë. Por kjo nuk është problem për të, për sa kohë pjesa tjetër i bindet?, u shpreh ai në Rtv Ora.

Gazetari thekson se populli nuk do të reagojë, ndërsa pretendon se ky vit do të jetë vit i mbushur me para

?Populli nuk do të reagojë, deri tani nuk e shoh diçka të tillë. Tashmë politika është kthyer në biznes ku ka shumë palë që fitojmë, përveç popullit të thjeshtë që është spektatorë dhe nuk fiton asgjë. Të gjitha këto bëhen si spektakël, ai duhet t?i bëjë këto gjëra. Fakti që Rama po takon opozitën parlamentare në kryesi tregon se ata do të binden, jo sepse do tu flasë me parime se çdo gjë ndodh në fshehtësi. Unë mendoj se ky vit do të jetë vit i mbushur me para. Jo vetëm cash, por do të ketë rishpërndarje në ato duart, që do të vendosin rezultatin e zgjedhjeve në fund?, nënvizoi Çani./ CNA.al

Lajmet e fundit nga