LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama dhe Manastirliu inspektim në Krujë/ Ndërtohet qendra e re shëndetësore, do të rindërtohet edhe spitali

10 Qershor 2020, 11:22, Politikë CNA
Rama dhe Manastirliu inspektim në Krujë/ Ndërtohet qendra e re

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektuan sot qendrën e re shëndetësore të Krujës, e rindërtuar nga themelet si dhe spitalin e këtij qyteti, i cili do të jetë pjesë e programit të rindërtimit pas dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore të Krujës, Manastirliu tha se kjo është qendra e 180 e rehabilituar me programin kombëtar të 300 qendrave shëndetësore, të financuar nga qeveria.

?Pas përfundimit të 180 qendrave shëndetësore, këtë vit kemi filluar me 120 qendra dhe ambulanca shëndetësore të tjera në të gjithë vendin. Do të vijojmë me programin e rehabilitimit jo vetëm në aspektin e infrastrukturës, por edhe në aspektin e trajnimit të personelit mjekësor?, u shpreh ministrja.

Duke i?u referuar situatës së krijuar nga Covid19, Manastirliu tha se mjekët e familjes në të gjithë vendin po bëjnë një punë shumë të mirë për ndjekjen e rasteve me Covid 19 dhe monitorimin e tyre.

?Dihet që Kruja ka qenë një nga vatrat e infeksionit. Mjekët e familjes janë duke bërë një punë shumë të mirë për ndjekjen e rasteve me Covid19 të cilat janë me simptoma të lehta, të moderuara apo asimptomatikë, duke operuar me të gjithë strukturat e shërbimit shëndetësor, me Urgjencën Kombëtare dhe me spitalet. Mjeku i familjes, nëpërmjet protokollit që kemi vendosur dhe sistemit elektronik, është në gjendje të shohë në kohë reale se ku janë të sëmurët dhe si ndiqen ato?, tha Manastirliu.

Qendra Shëndetësore Krujë, e cila do të ofrojë shërbimet e integruara socio-shëndetësore për 15 mijë banorët e Krujës, është rehabilituar në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore.

Gjatë inspektimit në Krujë, Kryeministra Rama dhe Ministrja Manastirliu u ndalën edhe në spitalin bashkiak të këtij qyteti, ku panë nga afër projektin e përfunduar për ndërtimin e spitalit të ri në Krujë, pas dëmtimeve të tëmretit të 26 Nëntorit.

?Vijmë me lajmin e shumëpritur për të prezantuar projektin e spitalit të ri të Krujës. Do të ketë një rehabilitim tërësor me të gjithë komponentët e duhur. Pas tërmetit të 26 Nëntorit, ky spital ka patur shumë problematika. Ne tashmë kemi përfunduar projektin e ri dhe spitali bashkiak i Krujës do të ketë një rehabilitim tërësor?, u shpreh Manastirliu.

Gjatë prezantimi të projektit ministrja Manastriliu tha se Spitalit të Krujës, me investimin e ri do t?i rikthehen një sërë shërbimesh të mungura dhe do të ketë një kapacitet prej 90 shtretër.

?Risia në projektin e ri është që do të përfshihet edhe materniteti në godinën e spitalit. Spitali do të ketë rreth 90 shtretër, do të ketë të gjitha shërbimet të cilat i nevojiten një spitali bashkiak. Do të ketë pediatrinë, patologjinë, infektivin, sallën e lindjes, kirurgjinë dhe shërbimet që kanë munguar më parë?, tha Manastirliu.

Nga Kruja, Manastirliu deklaroi se sistemi shëndetësor është në gatishmëri për t?i bërë ballë COVID19. Duke shprehur falenderime për stafin mjekësor për përballimin e kësaj situate, ministrja theksoi se që prej fillimit të epidemisë dhe deri sot nuk është hequr asnjëherë gatishmëria sa i përket situatës që është krijuar nga COVID19.

?Spitali i Krujës dhe i gjithë sistemi shëndetësor është përfshirë në një nivel të alertit numër 4. Në fakt nuk kemi hequr asnjeherë gatishmëria sa i përket situatës që është krijuar. Me shtimin e numrit të rasteve që është e pritshme nga rihapja që ka ndodhur, ne do të vijojmë të jemi në gatishmëri për të mos neglizhuar ansjë rast, por mbi të gjitha për të mos neglizhuar ato masa të thjeshta për ruajtjen e personelit dhe të qytetarëve. Por duhet të vijojë të jetë në vëmendje ruajtja e distancimit fizik dhe masat e higjenës personale?, tha Manastirliu.

Lajmet e fundit nga