LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Astrit Patozi/ "Heronjtë" e rinj të Lulit në Parlament

10 Qershor 2020, 18:54, Opinione CNA
Nga Astrit Patozi/ "Heronjtë" e rinj të Lulit në

Këta deputetët e opozitës parlamentare, që po e shpallin me krenari votën pro marrëveshje-dakordësimit të pistë të Këshillit Politik për zgjedhjet, qenkan nivel më i lartë seç i dinim dhe i mendonim.

Ata po thonë se po e bëjnë këtë që të mos ndalohet fitorja e arritur nga opozita e bashkuar, të cilën me sa duket ata e kanë ndjerë dhe kuptuar më shpejt dhe më mirë se të tjerët. Deri këtu janë të sinqertë, sepse tregojnë se për llogari të kujt do ta shesin votën.

Por do t’u binte më mirë që të thonin se po e bëjnë për Edi Ramën këtë shërbim të lartë ndaj atdheut, se sa të tregojnë se po përpiqen të ndihmojnë ndihmojnë Partinë Demokratike.

Se do të dilnin më të justifikuar dhe do t’i bënin më shumë nder zotit Luli Basha. Jo thjesht se ai i ka bërë lanet, kur “tradhtuan” para një viti, se ky nuk është ndonjë problem i madh, as për ta, dhe as për Lulin.

Por nëse ata do të ishin penduar vërtetë për gabimin dhe mendojnë se PD ka të drejtë, e kishin më të lehtë që të dorëzojnë mandatet, si gjithë të tjerët, se sa të punonin si deputetë të opozitës jashtëparlamentare në parlament.

Jo për gjë, por ne nuk mund të pranojmë që një personazh me parime të forta si zoti Luli të pranojë të mbajë një dorë në bakllava dhe tjetrën në revani.

Lajmet e fundit nga