LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krimet mjedisore/ Arrestohet 52 vjeçari në Durrës

10 Qershor 2020, 07:28, Kronika CNA
Krimet mjedisore/ Arrestohet 52 vjeçari në Durrës

Vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore.
Arrestohet në flagrancë një 52-vjeçar, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin: R. D., 52 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, i punësuar si administrator në një firmë private, është konstatuar duke hedhur një sasi të konsiderueshme me mbetje ushqimore, në lagjen nr. 14, Durrës, duke shkaktuar ndotje të ajrit.
Materialet në ngarkim të shtetasit R. D. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga