LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kaq e thjeshtë është diferenca...”/ Astrit Patozi: Sot është dita për të ulur kokën me turp për batërdinë

10 Qershor 2020, 10:05, Politikë CNA
“Kaq e thjeshtë është diferenca...”/ Astrit Patozi:

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ndërsa kujton 142-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, thekson se diferenca mes dy kohëve është e thjeshtë.

Në një postim në rrjetet sociale, Patozi shkruan se në atë kohë burrat e dheut dhanë gjithçka kishin që të bënin Shqipërinë. Ndërsa të sotmit vendosën ta ndajnë si plaçkë midis tyre edhe atë që ka mbetur prej saj.

?Kaq e thjeshtë është diferenca…

Burrat e dheut, që organizuan para 142 vjetësh Lidhjen e Prizrenit, dhanë gjithçka kishin që të bënin Shqipërinë.
Ndërsa burat, që bënë marrëveshjen-dakordësim para pak ditësh, vendosën ta ndajnë si plaçkë midis tyre edhe atë që ka mbetur prej saj.
Kaq e thjeshtë është diferenca mes dy kohëve dhe mes dy ngjarjeve.
Ndaj edhe sot nuk është ndonjë ditë për t’u krenuar për historinë, por për të ulur kokën me turp për batërdinë.?-shkruan Patozi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga