LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kanë gatuar gjellë qensh prej 30 vjetësh”/ Rama nuk e bind dot opozitën

10 Qershor 2020, 19:16, Politikë CNA
“Kanë gatuar gjellë qensh prej 30 vjetësh”/ Rama nuk

Kreu i grupit demokrat në parlament, Myslim Murrizi ka folur me tone të ashpra pas takimit me kryeministrin Edi Rama në selinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Para mediave Murrizi tha se opozita e re nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj, ndërsa ka theksuar se nuk ka votë për Reformën Zgjedhore pa kaluar në Kuvend drafti për ndryshimin e sistemit të listave

“Ta harroj Rama që mund të kalohet një sistem Zgjedhor me vota të trafikuara, nuk tërhiqemi nga kërkesat tona dhe do t’i institucionalizojë. Trafikimi është bërë edhe aset i partive të tjera të Këshillit Politik që kanë interes që kjo Reformë të kalojë.

Kanë gatuar gjellë qensh prej 30 vjetësh, do të ketë radikalizim. Ne ikëm që Rama të vite brenda 48 orësh. Ne në Komision do vendosim kushte dhe sanksione në interes të shqiptarëve. Nuk ka fazë të dytë dhe as fazë të tretë. Javën tjetër qe do të mblidhet komisioni ne do të kemi propozime konkrete për ndryshimin e sistemit. Keni merakun që luajmë për veten tonë, pyesni Ramën, Lulin dhe Monën. Ne nuk hamë me lugë të papastruar nga cila do gjelle”, tha Murrizi./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga