LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ironia e Ramës/ Tabaku nuk kursen akuzat: Ekonomia prag falimenti, shqiptarët nuk qeshin më me batuta

10 Qershor 2020, 15:06, Politikë CNA
Ironia e Ramës/ Tabaku nuk kursen akuzat: Ekonomia prag falimenti,

Kryeministri Edi Rama tha se opozita është një balonë tabake pa bisht, teksa po fliste për daljen e Shqipërisë në tregjet e kapitaleve të huaja.

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i ish-deputetes së Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cila deklaron se Rama është një gënjeshtar i paskrupullt.

Sipas saj, sa herë është në vështirësi Rama gënjen edhe më shumë shqiptarët dhe sulmon personalisht këdo që u thotë shqiptarëve të vërtetën se ai është përgjegjësi për krizën e rëndë të ekonomisë.

Demokratja shprehet se me batutat banale të kryeministrit qeshin vetëm 5 personat që marrin tendera dhe koncesione jo shqiptarët, pasi pretendon se ekonomia e tyre është drejt falimentit.

?650 milionë euro të tjera, të marra borxh, njësoj si borxhet e mëparshme të kësaj qeverie, do të shkojnë për projektet korruptive të Edi Ramës, që nuk kanë lidhje me interesin publik, por vetëm të 4-5 njerëzve. Ekonomia sot është në prag falimenti, bizneset po mbyllen, njerëzit marrin ushqim me lista, por Edi Rama vazhdon të firmosë koncesione korruptive 2,2 miliardë euro.

650 milionë euro të tjera, të marra borxh, janë vetëm maja e ajsbergut. Një borxh ekstra për veset e vjetra të kryeministrit Rama, pa asnjë shqetësim për hallet e shqiptarëve. Me batutat e tij banale, bajate dhe të vjetra si ai vetë, mund të qeshin ata 5 veta që marrin tendera e koncesione, por jo 3 milionë shqiptarë. Ata janë skllevër që ai i ngarkoi me 4.2 miliardë taksa të rritura, i detyroi të largohen dhe që sot po mbyllin masivisht bizneset.

Sot prej Edi Ramës 1 në 2 shqiptarë është më i varfër. Sot prej Edi Ramës 1 në 2 shqiptarë është pa punë. Sot prej Edi Ramës 1 në 2 shqiptarë kërkon të largohet. Edi Rama, si kryeministri më i paaftë, më i dështuar dhe më i korruptuar i vendit, është fatura më e lartë që po paguajnë shqiptarët. Nuk ka borxh të ri, amnisti fiskale për krimin apo kopje të shëmtuar programi që e shpëton nga largimi!?, shkruan ish-deputetja në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga