LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Hapja e listave s'ka efekt çudibërës”/ Rama: Me këtë Kod nuk shkojmë dot në zgjedhje

10 Qershor 2020, 19:31, Politikë CNA
“Hapja e listave s'ka efekt çudibërës”/

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për mediat pas takimit me kryetarët e tre grupeve parlamentare të opozitës, ku u bashkua edhe bashkëkryetarja e Komisonit të Reformës Zgjedhore.

Rama tha se është kundër listave të hapura, pasi theksoi se nuk ka ndonjë efekt çudibërës. Kreu i qeverisë tregoi se po punon për të arritur në një konsensus edhe me opozitën parlamentare.

?Ka një opinion të gjerë që mendon se hapja e listave ka një efekt çudibërës dhe unë nuk e besoj këtë.
Nuk ka sistem më demokratik se tjetri, të gjithë janë demokratikë dhe secili vend bën zgjedhjen e vet. Unë e kuptoj shumë mirë dhe diskutimi është legjitim dhe ne do e bëjmë këtë legjitim, unë u thash dhe deputetëve që takova që do vijojmë diskutimet.Duhet të kemi konsensusin e opozitës parlamentare. Kemi dakordësuar një marrëveshje. Ne jemi palë në atë marrëveshje dhe nuk jemi këtu për ta vënë në diskutim. Jemi këtu për ta kaluar?, u shpreh ai.

Teksa u pyet nëse rrezikohet të mos miratohet kjo marrëveshje, kryeministri deklaroi se nuk do të shkojmë me këtë kod në zgjedhje.

?Me këtë Kod nuk shkojmë dot në zgjedhje, pasi duhet të kemi dhe disa ndryshime. Për  këtë arsye duhet të kemi dhe konsensusin e opozitës parlamentare?, nënvizoi Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga