LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO/ Futbollisti i Kombëtares shqiptare gati për sfidën ndaj Milanit, stërvitetnë krah të Dibalës dhe Kuadrados

10 Qershor 2020, 18:17, Sport CNA
FOTO/ Futbollisti i Kombëtares shqiptare gati për sfidën ndaj

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë Xhakomo Vrionit vazhdon të stërvitet me ekipin e parë të Juventusit.

Teksa klubi bardhezi po përgatitet për ndeshjen e premtes kundër Milanit për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, trajneri i ?Zonjës së Vjetër? Mauricio Sarri ka grumbulluar disa prej lojtarëve të Juventus Primavera, skuadra e të rinjve. Frika e dëmtimeve të mundshme për shkak të ndërprerjes së aktiviteteve sportive prej gati 3 muajsh e ka detyruar ish-trajnerin e Napolit dhe Çelsit të thërrasë dhe të rinjtë e Juventusit.

Mes tyre është dhe sulmuesi kuqezi Xhakomo Vrioni. Në seancën e sotme stërvitore, ai është parë në krah të Paulo Dibalës dhe Huan Kuadrados.

Juventusi dhe Milani do të përballen ditën e premte në orën 21:00 në Torino.

Lajmet e fundit nga