LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E konfirmon Murrizi/ Rama takim me tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës

10 Qershor 2020, 13:58, Politikë CNA
E konfirmon Murrizi/ Rama takim me tre kryetarët e grupeve parlamentare

Kryeministri Edi Rama do të mbajë një takim me tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës në Kuvend.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi. Teksa ishte i ftuar në emisionin ?Top Talk?, Murrizi tha se Rama i ka konfirmuar takimin për të diskutuar për Reformën Zgjedhore.

?Sapo më erdhi njoftimi. Kreu i mazhorancës dhe i Partisë Socialiste më konfirmon takimin sot në orën 19 me tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës. Do kemi takim me Ramën, shpresoj se shqiptarët janë ngopur me lajmet dhe nuk janë ndotur me ta?, deklaroi ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga