Connect with Us

Dr. Fauci: Pandemia e koronavirusit nuk ka përfunduar ende

Shëndeti

Dr. Fauci: Pandemia e koronavirusit nuk ka përfunduar ende

Publikuar

-

Dr. Anthony Fauci e përshkroi COVID-19 si një tmerr i vërtetë në komentet të martën në një takim me drejtues të kompanive bioteknologjike, siç njofton New York Times.

“Brenda katër muajsh, ka shkatërruar gjithë botën dhe ende nuk i ka ardhur fundi,” tha Dr. Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Sëmundjet Infektive, thuhet në artikullin e gazetës. Ai e zhvolloi takimin me Organizatën e Zbulimeve Bioteknologjike përmes lidhjes dixhitale.

COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi, është sëmundje infective e sistemit të frymarrjes që deri tani ka prekur 7 milionë vetë në shkallë globale, duke lënë më shumë se 480 mijë të vdekur.

Dr. tha se ishte shtangur nga shpejtësia e përhapjes së sëmundjes në botë, duke thënë se sëmundjet e mëparshme përhapeshin në botë brenda 6-12 muajsh, siç njofton gazeta.

Po të marten, Maria Van Kerkhove, shefe teknike në përpjekjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kundër koronavirusit, u përpoq të sqaronte komentet lidhur me përhapjen e sëmundjes nga persona që nuk shfaqin simptoma. Të hënën ajo bëri komente që linin të kuptohej se përhapja e virusit nga persona që nuk shfaqin sëmundje është e rrallë.

LEXO EDHE:  COVID-19, lëvizjet nga Rinasi u tkurrën me 60 për qind në janar-qershor 2020

Zonja Van Kerkhove përmendi “disa statistika” që arrijnë në përfundimin se 6-40% e infeksioneve të reja mund të jenë nga persona që nuk shfaqin simptoma, sipas një artikulli të agjencisë së lajmeve Associated Press.

Të martën ajo tha se po citonte disa studime dhe nuk po bënte një analizë të përgjithshme të problemit.

Ndërkaq, zelandezët u mblodhën në kafene e restorante të marten për të festuar përfundimin zyrtarisht të karantinës.

Pas më shumë se dy muaj kufizimesh që paralizuan aktivitetin e përditshëm, Kryeministrja Jacinda Ardern lehtësoi masat kufizuese brenda vendit, ndërkohë që mbetet në fuqi ndalimi i udhëtimeve nga jashtë.

Zelanda e Re kishte 1,504 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 22 të vdekur në një popullsi me 5 milionë banorë, sipas Universitetit Johns Hopkins./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Asnjë humbje jete nga Covid/ Ja sa pacientë po marrin trajtim në spital

Publikuar

-

Nga

Asnjë humbje jete nga Covid/ Ja sa pacientë po marrin trajtim në spital

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1 qytetar, dhe asnjë viktimë.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv 1 qytetar nga Kavaja.

LEXO EDHE:  Pasojat e pandemisë/ Banka e Shqipërisë: Ja për sa kohë do të ndodhë rikuperimi

LEXO EDHE:  Njëri nga pasagjerët ishte i infektuar me Covid-19/ Pala greke kthen autobusin me 40 shqiptarë

Aktualisht janë 87 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,955 që nga fillimi i epidemisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Zgjerohet fasha e vaksinimit/ Manastirliu: Radha e punonjësve të institucioneve në kontakt me qytetarët

Publikuar

-

Nga

Zgjerohet fasha e vaksinimit/ Manastirliu: Radha e punonjësve të institucioneve në kontakt me qytetarët

Zgjerohet fasha e vaksinimit, duke përfshirë punonjësit e shërbimeve kritike dhe institucioneve në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur procesin e vaksinimit në qendrën e vaksinimit të përqendruar në Air Albania, nga ku u shpreh se ritmi është i lartë, por synohet të rritet me tej, me vaksinimin e kombinuar, si pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv.

“Kemi kryer më shumë se 900 mijë vaksinime. Ritmi është goxha i mire, por kemi mundësi akoma më shumë për të rritur këtë ritëm, në mënyrë që të arrijmë një mbulesë vaksinale sa më të lartë. Plani i kombinuar i vaksinimit është duke vazhduar edhe me institucionet kritike si OSHEE, të transportit, ujësjellësit si dhe institucione të cilat kanë kontakte direkte me qytetarët, siç janë bashkitë, siç është qendra e shërbimeve ADISA dhe institucione të tjera të cilat janë përfshirë në planin tonë të vaksinimit”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Kina dhe Rusia po e mundin Perëndimin me diplomacinë e vaksinave
LEXO EDHE:  Votimet në kohë pandemie/ Specialistja e ISHP tregon çfarë do të ndodhë një natë para zgjedhjeve

Duke folur për situatën e epidemisë në vend, Ministrja e Shëndetësisë bëri apel për vigjilencë dhe theksoi se do të intensifikohet programi i vaksinimit.

“Pavarësisht se jemi në një situatë shumë të kontrolluar të epidemisë në vend, kjo nuk do të thotë se duhet të ulim vigjilencën, e aq më pak, ritmin e vaksinimit”, tha Manastirliu

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 901,429 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 375,629 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID. Aktualisht është hapur fasha e vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, ndërsa vijon vaksinimi i kombinuar edhe me grupet e riskut. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Vaksina e BioNTech ka efekt ndaj variantit Delta të Coronës

Publikuar

-

Nga

Vaksina e BioNTech ka efekt ndaj variantit Delta të Coronës

“Aktualisht nuk kemi të dhëna, se është e nevojshme përshtatja e vaksinës sonë me variantet e virusit në qarkullim”, tha drejtuesi i bordit të BioNTech, Ugur Sahin në takimin kryesor virtual të sipërmarrjes bioteknologjike.

Vaksina e tretë mund të ndihmojë

BioNTech po punon për procedura më pak të ngurta në sektorët e teknlogjisë, prodhimit dhe marrjes së lejeve, kjo për të qenë gati dhe për të reaguar shpejt, nëse do të jetë e nevojshme një dozë e tretë për vaksinimin e mëparshëm apo një përshtatje me një degëzim të ri të virusit.

BioNTech e analizon aktualisht efektshmërinë e vaksinës edhe kundër varianteve të reja, tha themeluesi i BioNTech, Sahin. Dija për mutacionet e reja të virusit po rritet dita-ditës, shtoi shpikësi i vaksinës. Ajo që vihet re është se imuniteti i të vaksinuarve me kohë dobësohet dhe nga ana tjetër krijohen variante të reja.

“Unë pres që një vaksinë e tretë për rigjenerimin e imunitetit mund të ketë një rëndësi të madhe”, shpjegoi kreu i BioNTech. “Por ne ende nuk e dimë, kur dhe sa shpesh do të jetë i nevojshëm një vaksinim i ri.”

RKI: Infektimet me variantin Delta mund të çojnë në sëmundje të rëndëSipas Sahin sipërmarrja bioteknologjike e Mainzit dhe partneri Pfizer në këtë vit planifikojnë një kapacitet prodhimi prej 3 miliardë dozash vaksine- vitin e ardhshëm prodhimi do të rritet. Të paktën 50% të prodhimit BioNTech kërkon ta ofrojë vetë.

LEXO EDHE:  Bashkëthemeluesja e Lëvizjes për Ndryshim “shuplakë” Ramës/ Zgjohu! Situata nga Covid e pasigurt

LEXO EDHE:  Policia bën kërdinë gjatë fundjavës/ Gjobiten 1710 qytetarë pa maska, masa dhe për lokalet

Se sa shpejt përhapet varianti Delta i virusit i zbuluar në Indi, këtë e tregon edhe landi gjerman, Hesen. “Kemi shenja të qarta, që Delta në Hesen dominon në më shumë se 20% të rasteve”, u shpreh ministri i Shëndetësisë së landit, Kai Klose. Prandaj ka shumë rëndësi vaksinimi sa më i shpejtë, theksoi politikani i gjelbër.

Sipas Institutit Robert Koch, RKI infektimet me variantin Delta mund të çojnë në sëmundje të rëndë të Covidit. Sipas RKI në Gjermani mund të rriten infektime në të ardhmen, sepse varianti Delta është më infektues.

Në Britaninë e Madhe ky variant i virusit është bërë mbizotërues në shifrat e infektimeve brenda pak javësh dhe po i shton ato, megjithë suksesin e Britanisë së Madhe në fushatën e vaksinimit. Lisbona, kryeqyteti portugez u mbyll dy ditë në fundjavë për shkak të rritjes së infektimeve. Në Moskë është shënuar një rekord i ri infektimesh me variantin e ri./ DW

LEXO TE PLOTE