LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Alketa Vejsiu tregon të pathënat e festivalit të RTSH/ "Po ta dinit se kush më refuzoi, do shpërthejë"

10 Qershor 2020, 09:30, Lifestyle CNA
Alketa Vejsiu tregon të pathënat e festivalit të RTSH/ "Po

Modertatorja Alketa Vejsiu ka treguar arsyen pse iu desh që fetsivalin e RTSH-së ta prezantonte e vetme. E ftuar në emisionin ?Provokacia? moderatorja është shprehur se qëllimi i saj nuk ka qenë që ta drejtonte vetëm festivalin e 58 të RTSH-së.

Ajo tha se u ka bërë thirrje mbi 30 personaliteteve mjaft të njohur në Shqipëri, por ata s?e kanë shoqëruar duke e lënë vetëm.

Referuar kësaj gjëje, Vejsiu tha se po ta dinin mediat këtë gjë, ndoshta do t?i kursenin komentet ndaj saj. ?Unë kam ftuar mbi 30 personalitete të personazhëve të njohur në Shqipëri, që po të them emra tani do të shpërthejë ndonjë polemikë. Asnjë prej tyre nuk erdhi dhe më lanë vetëm. Po ta dinin këtë gjë mediat, ndoshta do të tregoheshin më të rezervuar dhe do të thonin ?le ta mbështesim këtë vajzë që mbeti vetëm t?ja dalë mbanë,?? tha Vejsiu.

Alketa Vejsiu prezantoi Festivalin e 58 të RTSh-së vitin që shkoi, gjë që u shoqërua me shumë polemika, sidomos pas shoalljes së fitueses, Arilena Ara. Madje, u përfol për një përplasje mes Vejsiu dhe ?mentores? së saj, Vera Grabockës. Vejsiu doli hapur si mbështetëse e Elvana Gjatës, një nga pretendetet kryesore për çmimin e madh dhe Grabocka mbështetëse e rivales më të fortë të Gjatës, Arilena Arën./ CNA.al

Lajmet e fundit nga