Connect with Us

Akuzat për ekonominë/ Rama: Përmbahu zonja Tabaku, duhet shembull qytetarie

Politikë

Akuzat për ekonominë/ Rama: Përmbahu zonja Tabaku, duhet shembull qytetarie

Publikuar

-

Rama tregon historinë/ “Politikani serb kishte frikë mos e shihte njeri që i dha dorën ‘kriminelit’ Thaçi”

Pas akuzave të deputetes Jorida Tabaku, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili sërish nuk ka kursyer ironinë.

Rama i kërkon Tabakut të përmbahet, ndërsa thekson se akuzat dhe fyerjet nuk janë shembull qytetarie.

Kreu i qeverisë pretendon se Eurobondi ishte një sukses kuptimplotë, ndonëse opozita thotë se ekonomia është drejt falimentit dhe borxhi është shumë i madh.

“Përmbahu zonja Tabaku, përmbahu sepse gjuha e akuzave dhe fyerjeve nuk është as argument, as shembull qytetarie në një shoqëri që ka nevojë për t’u pastruar në gjak e në mendje nga helmi i fjalëve të rënda, të cilat prej vitesh janë bërë buka dhe djathi i tregut të politikës…

LEXO EDHE:  Gara e agjencive publicitare/ Bien fitimet

Doni s’doni ju Eurobondi ishte një sukses kuptimplotë, përmbajtja e të cilit është pasqyrë e qartë e zbrazëtisë së propagandës politike-mediatike kundër qeverisë dhe në fakt, kundër vetë Shqipërisë që ju e tregoni përditë si ferrin mbi tokë! Shqipëria dje triumfoi, doni s’doni”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale./ CNA.al

Ironia e Ramës/ Tabaku nuk kursen akuzat: Ekonomia prag falimenti, shqiptarët nuk qeshin më me batuta

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Nuk ka kontribuar për partinë që nga 2013”/ Topi “shkund” Bashën: Ka menduar për interesa personale

Publikuar

-

Nga

Ish presidenti Bamir Topi ka qenë i ashpër sa i takon drejtimit të opozitës nga Lulzim Basha dhe vendimit të tij për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën.

Në një intervistë për Top Talk, Topi deklaron se që nga viti 2013, Lulzim Basha nuk ka punuar dhe shërbyer për të ardhmen e partisë, por thjesht për interesa personale.

Duke folur për situatën politike në vendin tonë, Topi tha se Kuvendi është vendi ku përzjehen ujërat mes partive politike.



Ka kaluar shumë vite në opozitë dhe nuk ka pasur asnjë hapësirë për ta vendosur Berishën para drejtësisë.

Nuk është një grup I vjetër mëkatarësh, por janë shtuar jo vetëm në krahiun e djathtë por edhe në krahun e majtë. Atje ku është tempulli, përzjehen ujrat dhe e thënë në mënyrë metaforike, sepse nga pikëpamja e drejtpërdrejtë edhe dikriminalizimi vërteton këtë gjë.

Ai që është projektuar në 2013 ka qenë pararendëse që unë personalisht e kam menduar. Ai ishte një krijesë artificiale dhe pa asnjë kontribut në PD. Basha ka shërbyer jo të natyrës politike por për interesa private. Unë nuk e njoh sot Sali Berishën, në rast se do kishte një studim  do e kishim të vështirë të gjenim një koherencë të deklaratave politike në Shqipëri”, tha Topi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Salianji mbetet pa fjalë përballë fakteve/ Nuk e mbron dot karrigen e Lulit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mesa duket është në panik nga Foltorja e ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbledhja e Kuvendit Kombëtar.

Për këtë ka nxjerrë nëpër media, deputetin e skandalit “Babale”, Ervin Salianji, i cili ka tentjuar ta marrë “në mbrojtje” publikisht, Lulzim Bashën, që ky i fundit të mund të vijojë të mbajë karrigen e kryetarit.

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Çim Peka live”, Salianji deklaroi se statuti që mund të ndryshohet nga Kuvendi nuk mund të ketë fuqi prapavepruese për të shkarkuar Bashën. 

Ndryshimet statutore nuk kanë lidhje me shkarkimin.

Lulzim Basha është zgjedhur kryetar, me një anëtar një votë.



Nëse statuti ndryshon, kalon në fliltra, por përsëri ndryshimet e bëra në atë moment nuk kanë fuqi prapavepruese.”-tha Salianji.

Por, ndërhyrja e Arben Ristanit, ka lënë pa argumente Salianjin, ku për disa sekonda në studio ka pasur heshtje.

Kuvendi mblidhet dhe merr vendimin e vet, mblidhet dhe kini parasysh se Kuvendi ka kompetencë deri në shkrirjen e partisë. Jo se do të ndodhë por e thash për gamën e gjerë të kompetencave që ka Kuvendi. Kuvendi mblidhet, merr vendime, ndryshon statutin, ndryshon çdolloj procedure, hyn në fuqi statuti i ri dhe fillon vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit mbi bazën e rregullave të statutit të miratuar. Pra, mund të zhvlerësojë çdo rregull të mëparshëm dhe të vendosë rregulla të reja për mënyrën si do të funksionojë partia më tutje. ”-tha Ristani.

LEXO EDHE:  Ekonomia nuk zhvillohet me koncesione

LEXO EDHE:  Blushi akuzon ashpër Ramën e Metën/Nuk doni zgjedhje, ç’po tentoni të bëni!

Pas kësaj deklarate të Ristanit, deputeti Salianji ka “kyçur” gojën, duke mos ditur më sesi të “mbrojë” karrigen e kryetarit të tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Hetoni blerjen e votave”/ Thirrja e fortë e ambasadorëve

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ambasadorja Yuri Kim, së bashku me Ambasadorin e Bashkimit Europian Luigi Soreca janë takuar me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për të diskutuar mënyrat për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri.

Duke cituar raportin e fundit të ODIHR, Ambasadorët Kim dhe Soreca shprehën vlerësimin për administrimin kompetent të zgjedhjeve të 25 prillit nga KQZ.

Ambasadorët nënvizuan se tani është përgjegjësi e të gjitha institucioneve, autoriteteve dhe partive për të punuar me KQZ-në për të trajtuar rekomandimet e raportit përfundimtar të ODIHR-it.

LEXO EDHE:  “Vazhdon të paguash miliona për koncensionet”/ Basha i kthehet Ramës: Investo në shëndetësi

LEXO EDHE:  Ekonomia nuk zhvillohet me koncesione



Sipas tyre, është thelbësore që autoritetet të hetojnë parregullsitë dhe të ndjekin penalisht krimet zgjedhore, përfshi blerjen e votave, kërcënimin e votuesve dhe përpjekjet e tjera për t’u mohuar votuesve të drejtën për të votuar të lirë, pa frikë, trysni apo joshje të paligjshme.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin me forcë të gjitha përpjekjet për të siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të përmbushin standardet më të larta, në mënyrë që vullneti i zgjedhësve të respektohet plotësisht”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.

LEXO TE PLOTE