LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Agron Llakaj thyen heshtjen/ Flet për largimin nga Vizion Plus

10 Qershor 2020, 08:49, Lifestyle CNA
Agron Llakaj thyen heshtjen/ Flet për largimin nga Vizion Plus

Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj është përfolur në media për një largim të mundshëm nga Vizion Plus dhe zhvendosjen në një ekran tjetër si Top Channel.

I ftuar në emisionin ?A.Krasta Show?, Llakaj ka sqaruar se transferimi në Top Channel është thjesht një thashethem. Ai tregon se nuk eksiziton asgjë konkrete në lidhje me këtë.

?Nuk ekziston asgjë konkrete, asgjë reale. Madje ka shumë gjëra që i kam në mendje, për të cilat ndonjëherë unë vras mendjen. Dhe them mbase e lexoj në ndonjë portal, që ma ka lexuar mendjen se çfarë dua të them. Pra nuk është asnjë gjë konkrete, asnjë gjë reale.

Nëse do të flasim për ?Vizion Plus?-in, shqetësimi im i vetëm artistikë, është se jam në një rrugëtim të gjatë, është viti i tetë, në të cilin unë jam gjithmonë i pa kompromis me veten, jam njeri që nuk parapëlqej shumë atë që kam arritur, por kërkoj gjithnjë më shumë. Kjo është betejë më veten, jo me të tjerët.

Të gjitha këto të tjerat janë thashethemnaja. Nuk është hera e parë, unë kam pasur oferta edhe para dy vjetësh nga Top Channel. Natyrisht që unë nuk e kam ndjenjën e mirënjohjes, si për shembull, ?unë i detyrohem Ad Krastës dhe për hir të kësaj?? Jo, unë shikoj nëse Ad Krasta e vlerëson profesionalisht Agronin, jo në konceptin e mirënjohjes njerëzore. Për sa i përket mirënjohjes profesionale, unë i jam mirënjohës këtij televizioni. Në dëshirat e mia artistike, dua që të jem shumë më lart?, u shpreh humoristi Agron Llakaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga