Connect with Us

Vdekja e shoferit të Postës Shqiptare/ Arrestohet drejtuesi i automjetit me të cilin u përplas

Kronika

Vdekja e shoferit të Postës Shqiptare/ Arrestohet drejtuesi i automjetit me të cilin u përplas

Publikuar

-

Të shtëna me armë zjarri në Durrës

Pas vdekjes së shoferit të Postës Shqiptare, është vënë në prangat e policisë  drejtuesi i automjetit tjetër me të cilin u përplas.

Shtetasi me inicialet N.S, 29 vjeç u shoqërua në komisariat mënjëherë pas aksidentit me mjetin e tij ”Benz” teksa shoferi i Postës vdiq pas transportimit tek Trauma me helikopter, 6 orë pas aksidentit.

“Në vijim të informacionit paraprak datë 09.06.2020, i cili bën fjalë për një aksident rrugor informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

  1. S., 29 vjeç, banues në Korçë.
LEXO EDHE:  Policia: Tubimi i ditës së sotme. Asnjë pengesë nga ana e forcave të Policisë

Arrestimi i tij u bë pasi në afërsi të fshatit Bulgarec, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin K. P., 39 vjeç, banues në Korçë dhe për pasojë është dëmtuar ky i fundit, i cili u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Durrës/ Makina përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Durrës/ Makina përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.

Mësohet se një  makinë ka përplasur një fëmijë të moshës 6-vjeç  me inicialet A.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjykata shtyn seancën për Adriatik Llallën/ Pranohet kërkesa e avokatit

Publikuar

-

Nga

Gjykata shtyn seancën për Adriatik Llallën/ Pranohet kërkesa e avokatit

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vendosur të kthejë në SPAK  për plotësim dosjen e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

Gjykata ka kërkuar te verifikohen transaksionet bankare për shitjen e  disa pronave të paluajtshme dhe të merret në  pyetje një person që i ka paguar Llallës  3 mijë euro për lindjen e fëmijës në Amerikë.

LEXO EDHE:  Kruma, monitorim 24 orë me kamera dixhitale

LEXO EDHE:  "Ne jemi shteti"/ Fasada dhe propaganda nuk kursehet as te uniformat blu 

Gjykata e Posaçme i ka lënë mbi tre muaj kohë prokurorisë për të kryer hetime dhe në muajin nëntor 2020 pritet që të zhvillohet seanca e radhës.

Kujtojmë këtu se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla akuzohet për fshehje të pasurisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Prishje e qetësisë publike/ Ndëshkohen dy administratorë lokalesh në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Vijojnë kontrollet e shtuara nga Policia e Tiranës, ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Procedohen penalisht dy administratorë lokalesh, për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bazë të ankesave të bëra nga qytetarët për dy subjekte që nuk zbatonin protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe vijonin aktivitetin duke prishur rendin dhe qetësinë publike, kanë organizuar punën dhe gjatë inspektimit në zonën e ish-Bllokut, kanë konstatuar dy subjekte (lokale) që nuk respektonin masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe vendosnin muzikë të lartë, tej normave të lejuara.

LEXO EDHE:  Video ekskluzive/ Aksident zinxhir në autostradë

LEXO EDHE:  “S’kemi detyruar askënd të japë lekë nga rroga”/ Si mashtroi Rama, zbulohet urdhëri për policinë

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi dhe u proceduan penalisht dy administratorët e lokaleve, shtetasit: D. S., 25 vjeç dhe A. P., 20 vjeç.

Për subjektin në administrim të shtetasit D. S. u vendos masë administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtyre lokaleve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE