LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U transportua me helikopter tek Trauma/ Ndërron jetë drejtuesi i furgonit të Postës Shqiptare

9 Qershor 2020, 18:34, Kronika CNA
U transportua me helikopter tek Trauma/ Ndërron jetë drejtuesi i

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Tramë shoferi i Postës Shqiptare që u aksidentua pasditen e sotme në Korçë.

Pas disa orësh trajtim në Korçë ai u dërgua me helikopter drejt Traumës në Tiranë, por pas 6 orësh në kujdes intensive, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Kujtojmë që aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, në aksin Korçë-Bulgarec, ku mjeti tip ?Benz? me drejtues shtetasin N. S., u përplas me mjetin furgon tip ?Volkswagen? të Postës Shqiptare, me drejtues shtetasin K. P., rreth 35 vjeç./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga