LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sinemati: Pse t’i gëzohemi Tiranës? Fusin hundët aq shumë që të thonë titullin ta dhashë unë

9 Qershor 2020, 07:33, Sport CNA
Sinemati: Pse t’i gëzohemi Tiranës? Fusin hundët aq

Opinionisti sportiv Gëzim Sinemati, mendon se edhe këtë vit, si herët e tjera, ka ndikuar në garën për titullin kampion. Në studion e ?Procesi Sportiv? ai deklaroi se edhe heshtja e Tiranës nënkuptonte ndihmën e FSHF-së.

?E kuptova që do ta fitonte Tirana kur më përmendi në një konferecnë e tha ?çfarë po fiton Sinemati duke qenë kundër?. Thashë ?u dorëzua Riti?. Ai pas çdo shkrimi kundër që bëja dërgonte përshëndetje e kartolinë. Por shoh Tiranën që merr penallti e gjuan shumë. Sa penallti i kanë marrë Tiranës në këto vite, t?i japin gjatë 100 vjetorit të gjitha nuk lajnë mëkatet.

Pse kthehet futbolli në kryeqytet? Se u lodh duke i kthyer shpinën kryeqyetetit, duke e çuar sa andej këndej titullin, duke i kthyer shpinën Tiranës e zhdukur Dinamon. Tani në fund të karriës i kthehet kryeqytetit. E dimë shumë mirë se sado meritë të ketë Tirana, pa bekimin e tyre nuk merret dot titulli. I fusin hundët kaq dukshëm, sa që të duket që kampionatin ta jap unë e nuk e merr dot ti.

Deklaratat e Gjicit? Është njëlloj sikur para 3-4 vitesh të dilte Halili e të thoshte ?po kjo ndeshje, po kjo tjetra?. Këtu është i çuditshëm sistemi, kështu ka ndodhur edhe vjet e parvjet. Ekipet dihet kush i kontrollon, ata komandojnë, tredhin skuadrat. Nuk të lënë të fitosh natyrshëm dhe nuk e kupton se ku është forca e kampiones tonë, duke të futur arbitrat në mes nuk e kupton se kush është forca e vërtetë e Tiranës dhe tjetrit.

Një futboll i gënjeshtërt meriton këtë sistem. Tirana e meritonte 10 vite titullin, pse ta gëzojmë tani, tani Riti detyrohet të mos flasë.

Mar ngacmim nga një deklaratë e Starovës që thoshte që Egbo është trajner portierësh që u thotë lojtarëve që shkoni e aktroni në fushë. Ne e dimë mirë se çfarë mrekullish kanë bërë të tjerët, edhe atë që ka bërë ky, e që kanë bërë të tjerë. E fusim në një rast me të gjithë që kanë dalë kampinë në këto vite?, tha Sinemati.

Lajmet e fundit nga