LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shifra rekord të infektuarish/ Pipero thirrje të fortë qytetarëve: Bëni kujdes

9 Qershor 2020, 15:57, Lifestyle CNA
Shifra rekord të infektuarish/ Pipero thirrje të fortë

Në vendin tonë u regjistruan sot shifrat më të larta që nga fillimi i pandemisë se koronavirusit.

Për këtë ka folur edhe mjeku Pëllumb Pipero, i cili pretendon se rritja e të infektuarve ka ardhur si shkak i pakujdesisë së qytetarëve dhe mosrespektimi i masave.

Pipero bëri thirrje që qytetarët të bëjnë kujdes dhe të respektojnë çdo këshillë.

Teksa u pyet për një valë të dytë në Syri Tv, infeksionisti pretendon se nuk do ketë. Edhe nëse do të ketë një kthim, ai thekson se do të jetë më i butë.

?Unë mendoj që nuk do ketë një rikthim të virusit në vjeshtë ose në dimër. Në rast se do ketë kthim, kurrë nuk do jetë me i egër dhe e fortë, por më i butë për disa arsye. Kjo pasi virusi vazhdon ta humbasë virulencën në mënyrë graduale? , theksoi mjeku./ CNA.al

Lajmet e fundit nga