LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qindra njerëz mblidhen për t'i dhënë lamtumirën e fundit George Floyd-it

9 Qershor 2020, 12:36, Kosova & Bota CNA
Qindra njerëz mblidhen për t'i dhënë

Në shtetet e Teksasit dhe Karolinës së Veriut qindra vetë u mblodhën për t?i dhënë lamtumirën e fundit George Floyd-it, afrikano-amerikani që vdiq në duart e policisë në shtetin e Minesotës. Ndërsa këtu në Uashington, D.C., Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi prezantoi një legjislacion gjithëpërfshirës për të luftuar dhunën e policisë dhe padrejtësinë racore. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariama Diallo njofton.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi drejtoi demokratët e të dyja dhomave në një moment heshtjeje në një nga salat e Kongresit.

Ata qëndruan të gjunjëzuar për gati nëntë minuta për të simbolizuar kohëzgjatjen që prokurorët thonë se George Floyd, i prangosur dhe me fytyrë poshtë, u mbajt me gjurin në fyt nga një oficer i bardhë i policisë përpara se të deklarohej më vonë i vdekur në një spital të Minesotës.

Vdekja e Floyd-it ndezi protesta në të gjithë botën kundër brutalitetit të policisë dhe padrejtësisë racore. Gjatë fundjavës, mijëra të tjerë vazhduan të protestojnë.

Vdekja e Floyd bëri gjithashtu që Komisioneri i Ligës Kombëtare të Futbollit (NFL) Roger Goodell të pohonte se liga kishte gabuar që nuk kishte dëgjuar më parë lojtarët që luftojnë për barazinë racore.

“Ne, Liga Kombëtare e Futbollit, besojmë se jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi. Unë personalisht protestoj me ju dhe dua të jem pjesë e ndryshimit shumë të nevojshëm në këtë vend. Pa lojtarët me ngjyrë, nuk do të kishte Ligë Kombëtare të Futbollit. Dhe protestat në të gjithë vendin janë simbolik e heshtjes shekullore, pabarazisë dhe shtypjes së lojtarëve, trajnerëve, tifozëve dhe stafit afrikano-amerikan?.

Ndërkohë në Mineapolis, e dashura e Floyd-it dhe miq të tjerë u mblodhën në një park të shtunën për të kujtuar Floyd-in dhe lëshuan balona për të nderuar jetët e humbura në duart e forcave të rendit.

“Floyd është këtu me ne. Ai na do. Dhe unë kam dashur për një kohë të gjatë, që çfarëdo feje të jeni, si do që luteni, dua të falënderoj Zotin dhe të jem me një grup njerëzish që e duan atë dhe na përkrahin dhe thjesht falënderoj Zotin që na dha Floyd-in”, tha Courtney Ross.

Floyd u përkujtua gjithashtu në qytetin e tij të lindjes në Karolinën e Veriut nga njerëz të pikëlluar që pritën për orë të tëra për të parë arkivolin e tij të artë.

Në Hjuston të Teksasit, finalja e një serie shërbesash përkujtimore për nder të Floydit, publiku gjithashtu ishte në gjendje të shihte arkivolin e tij në kishën The Fountain of Praise.

Floyd do të varroset në varrezat Memorial Gardens në Hjuston të Teksasit, pranë nënës së tij./ VOA

Lajmet e fundit nga