LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokuroria mbylli hetimet/ Bardhi: Agron Malajt t’i hiqet mandati!

9 Qershor 2020, 11:18, Politikë CNA
Prokuroria mbylli hetimet/ Bardhi: Agron Malajt t’i hiqet mandati!

Pasi prokuroria e Matit mbylli hetimet për kryetarin e bashkisë Mat Agron Malajn, sa i takon çështjes së dekriminalizimit, vjen një reagim nga Partia Demokratike.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi që Malajt t?i hiqej mandati. Sipas Bardhi, kjo do të sillte një kryebashiak të paligjshëm më pak.

Pas hetimeve, Prokuroria theksoi se Agron Malaj ishte dënuar, por ligji nuk e penalizon të ushtrojë detyrën.

?EDHE NJË KRYEBASHKIAK I PALIGJSHËM MË PAK ?
4 muaj më parë PD, i kërkoi prokurorisë të verifikojë se mandati i kryebashkiakut të emëruar nga Edi Rama në Mat, Agron Malaj, është i paligjshëm.
Pas 4 muajsh zvarritje, prokuroria na ka dhënë të drejtë. Kryebashkiakut të paligjshëm të Matit duhet t?i hiqet mandati menjëherë.
Ai është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe nuk duhet të mbajë më mandatin.
Ligji i dekriminalizimit e thotë qartë se një person nuk mund të ushtrojë funksione publike me një dënim të tillë, edhe kur vepra penale deklarohet nga i dënuari, siç është rasti i kryebashkiakut të paligjshëm të Edi Ramës në Mat.
Ai jo vetëm duhet të largohet menjëherë, por me ligjin e dekriminalizimit ndalohet përjetë për të kandiduar. (Neni 2, pika 1, shkronja ?a?)
Shqiptarët nuk e meritojnë të drejtohen nga kriminelët e Edi Ramës, nga vrasës, trafikantë droge, trafikantë vajzash, hajdutë dhe fallsfikatorë.
? DISA DETAJE LIGJORE PËR VENDIMIN E PROKURORISË
Prokuroria e Përgjithshme fakton se Agron Malaj është i dënuar për veprën penale të parashikuar në paragrafin e pestë në nenit 278 të Kodit Penal.
Neni 2 i ligjit të dekriminalizimit përcakton se nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për:
a) kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë vepër penale, SIPAS NENIT 278 PARAGRAFI I PESTË i Kodit Penal.
Ligji i dekriminalizimit për personat që parashikohen në shkronjën ?a?, të pikës 1, të nenit 2, të këtij ligji përcaktoon NDALIM PËR KANDIDIM, ZGJEDHJE APO USHTRIM TË MANDATIT PËR TË GJITHË JETËN?, shkruan Bardhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga