LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pëllumb Pipero i shqetësuar/ “Mbi 40 pacientë të infektuar në spital”

9 Qershor 2020, 20:33, Lifestyle CNA
Pëllumb Pipero i shqetësuar/ “Mbi 40 pacientë të

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka treguar se çfarë e shqertëson gjatë këtyre ditëve.

Teksa ishte i ftuar në emisionin ?Repolitix?, Pipero tha se e shqetëson fakti që është rritur numri i personave të infektuar që janë shtruar në spital.

Infeksionisti tregoi se janë mbi 40 pacientë të shtruar dhe 6 prej tyre janë në terapi intensive.

?Është një fakt kokëfortë që duhet analizuar dhe pastaj vlerësuar nëse duhet të shqetësohemi. Po të shikojmë pozitivitetin nga rastet e marra luhatet nga 5-10%. Duke qenë se strategjia është gjurmim i rasteve klinike dhe kontaktet e afërta dhe jemi shumë pranë gjurmimit, në këtë aspekt nuk më shqetëson. Jemi në mesin e fazës së dytë të epidemisë dhe sa më shumë kontaktet të testohen aq më shumë do kemi raste të shtuara. Ka lidhje dhe me lehtësimin e masave, është shqetësuese numri i të shtruarve në spital, janë mbi 40 raste. Midis tyre një pjesë janë në rikuperim, por janë 6 në terapi intesive?, deklaroi mjeku./ CNA.al

Lajmet e fundit nga