LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD e denoncoi për armëmbajtje pa leje/ Prokuroria mbyll hetimet për kryebashkiakun e Matit

9 Qershor 2020, 08:36, Politikë CNA
PD e denoncoi për armëmbajtje pa leje/ Prokuroria mbyll hetimet

Prokuroria ka përfunduar hetimet për kryebashkiakun e Matit,  Agron Malaj, 6 muaj pas denoncimit të Partisë Demokratike.
Sipas Prokurorisë, Malaj nuk ka probleme me dekriminalizimin. Prokuroria ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultatit të verifikimit. Prokuroria thekson se ndaj Malajt nuk ka pasur akuzë për plagosje por vetëm për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë sipas saj, Malaj nuk është ndaluar apo arrestuar ndonjëherë për ndonjë vepër penale.

?Ndaj Malajt rezulton të ketë pasur një kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Mat më 11 prill 2019, për të cilin prokurori ka vendosur mosfillim të procedimit penal. Malaj nuk rezulton të ketë ndryshime në përbërit e gjendjes civile, ndërsa pavarësisht se në vendimet gjyqësore të ndryshme evidentohet si Agron Rufat Malaj dhe Agron Rifat Mala, nisur nga të dhënat si amësia, ditëlindja apo krahasimi i gjurmëve të gishtave rezulton se kemi të bëjmë me të njëjtin person?, thotë Prokuroria./CNA.al

Lajmet e fundit nga