LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paulo Dybala: Do më pëlqente të luaja për Barcelonën

9 Qershor 2020, 09:05, Sport CNA
Paulo Dybala: Do më pëlqente të luaja për Barcelonën

Paulo Dybala ka thënë se do ta pëlqente shumë po të luante për Barcelonën, derisa ka bërë të ditur se ende po pret që të rinovojë kontratën me Juventusin.

26-vjeçari e ka shijuar këtë edicion te Zonja e Vjetër para se të suspendohej nga coronavirusi, gjersa në vitin e kaluar lidhej me një largim nga Torino.

Sulmuesi argjentinas pritet që të rinovojë kontratën me Zonjën e Vjetër, ndërsa ajo aktuale i skadon në verën e vitit 2022.

Por, Dybala ka zbuluar se atij do t?i pëlqente shumë të luante te Barcelona në të ardhmen.

?E vërteta është që Barcelona është një skuadër e madhe dhe me Messin ata bëhen edhe më të mëdhenj?, ka thënë ai.

?Do më pëlqente të luaja atje, por Juventusi është po ashtu një klub i mrekullueshëm, i madh, me histori, aty ku janë lojtarë të shkëlqyeshëm?.

?Këtu ka shumë kualitet dhe të luash me lojtarë si Gianluigi Buffon e Cristiano Ronaldo, klubi bëhet edhe më i madh?, ka shtuar më tej Dybala.

Lajmet e fundit nga