Connect with Us

Liderët republikanë, që mund të sabotojnë garën e Donald Trumpit në nëntor

Blog

Liderët republikanë, që mund të sabotojnë garën e Donald Trumpit në nëntor

Publikuar

-

Nga Jonathan Martin “The New York Times”

* Në vitin 2016 republikanët më të njohur mbajtën një qëndrim kundër kandidaturës së Donald Trumpin për president:Tek e fundit ai nuk ka të ngjarë që të fitojë, ishte mendimi dominues, dhe për më tepër nuk kishte ndonjë agjendë qeverisëse konservatore në vazhdim e cila do të rrezikohej.

Por fushata e vitit 2020 është e ndryshme:Të kundërshtosh presidentin e partisë tënde, nënkupton vënien në rrezik të politikave prioritare për republikanët, në rastin konkret emërimin e gjyqtarëve konservatorë, mbajtjen e rregulloreve miqësore ndaj biznesit, dhe uljen e taksave – si dhe pasojat nga zemërimi “vullkanik” i zotit Trump.

Por, shumë më shpejt sesa pritej, një numër në rritje republikanësh të shquar, po zbulojnë se nuk do të mbështesin rizgjedhjen e Trumpit në detyrë, apo se madje mund të votojnë për Xhozef Bajdenin, kandidatin zyrtar të demokratëve.

Dhe ata po nxiten më së fundmi nga reagimi i pamatur i zotit Trump në lidhje me protestat e fundit popullor kundër sjelljes brutale të policisë, apo keq menaxhimit prej tij të pandemisë së koronavirusit, sipas njerëzve që në kushte anonimiteti zbulojnë pjesë nga diskutimet private.

Ish-presidenti Xhorxh W.Bush nuk do të mbështesë rizgjedhjen e Trumpit, dhe i vëllai Xheb Bush nuk është i sigurt se si do të votojë, thonë njerëzit pranë tyre.

As senatori republikan Mit Romni nga shteti i Jutah, nuk do ta mbështesë Trumpin në garën e këtij viti. Ndërsa Sindi Mekein, e veja e senatorit të ndjerë Xhon Mekein, është pothuajse e sigurt se do të mbështesë demokratin Xho Bajden, por nuk është e sigurt se sa publike do të jetë në lidhje me këtë qëndrim, për shkak se njëri prej djemve të saj po synon që të garojë në të ardhmen për president.

                                                                                                              Colin Powell

Asnjë prej tyre nuk e votoi zotin Trump në vitin 2016, por kritikat e emrave të shquar republikanë mbartin një peshë të ndryshme kur një president në detyrë dhe agjenda e tij është në një linje me drejtuesit e Senatit.

Ish-drejtuesit republikanë si ish-spikerët e Senatit dhe Kongresit Pol Rajan dhe Xhon Behner, nuk janë shprehur se si do të votojnë në nëntor, dhe disa republikanë që tashmë nuk janë të vendosur për të mbështetur zotin Trump, po vlerësojnë mundësinë nëse do të shkojnë deri në mbështetjen e një konkurrenti të tretë, për të mos e shfaqur hapur pëlqimin për zotin Bajden.

Drejtuesit ushtarakë në pension, të cilët kanë ruajtur pikëpamjet e tyre politike private, janë duke shprehur gjithnjë e më shumë shqetësimin e tyre mbi udhëheqjen e presidentit aktual, por nuk janë të sigurt nëse do ta votojnë kundërshtarin e tij.

Sipas demokratëve që kanë dijeni mbi planifikimin e fushatës, vetë Bajden, ndërsa dëshiron që të fitojë mbështetje në të gjitha linjat partiake, synon të rrisë koalicionin e tij “Republikanët për Bajden” më vonë gjatë fushatës, pasi të konsolidojë plotësisht mbështetjen në partinë e tij.

                                                                                           Senatore Lisa Murkowski

Kundërshtimi publik ndaj Trumpit nga pjesë të establishmentit republikan dhe atij ushtarak, është shtuar ndjeshëm ditët e fundit, pas thirrjeve të përsëritura të presidentit që protestuesit të kufizohen fizikisht, dhe urdhrit të administratës së tij për të spastruar me forcë rrugët jashtë Shtëpisë së Bardhë, në mënyrë që ai të shëtiste për të bërë disa foto.

Sjellja e tij, ka bindur disa udhëheqës se nuk mund të heshtin më. Kritika e fortë e ish-sekretarit të mbrojtjes Xhim Matis ndaj Trumpitm, dhe pranimit hapur këtë javë nga senatorja e Alaskës Lisa Murkovski, se është shumë në dilemë nëse do të votojë në nëntor për presidentin e partisë së saj, është duke detyruar një numër zyrtarësh të marrë në konsideratë një veprim që ata e kishin shmangur prej kohësh:të deklarojnë me zë të lartë se Trump është i papërshtatshëm për këtë detyrë.

LEXO EDHE:  Si kultivohen bimët në hapësirë/ Baza në Antarktidë, po përgatitet për kolonitë njerëzore në planetet e tjera

“Këtë vjeshtë, ka ardhur koha për një udhëheqje të re në këtë vend, qoftë ky republikan, demokrat apo i pavarur”- deklaroi Uilliam H.Mekrevën, admirali në pension i Marinës Amerikane, që drejtoi sulmin që vrau terroristin Osama bin Laden.

“Presidenti Trump ka treguar se nuk zotëron cilësitë e nevojshme për të qenë një komandant i mirë”- theksoi ai. Natyrisht, Trump i fitoi presidencialet e 2016-ës, pavarësisht një numri të madh zyrtarësh republikanë dhe ushtarakë në pension, që nuk pranuan ta mbështesin.

Por shumë zyrtarët aktualë republikanë po e mbështesin publikisht Trumpin tani, sesa 4 vjet më parë. Ndër mbështetësit e tij të palëkundur janë liderët republikanë Miç Mekonell, udhëheqësi i mazhorancës në Senatit, dhe armiqtë e dikurshëm, si senatorët Ted Kruz dhe Lindsej Graham.

Por disa republikanë mund të votojnë për të pavarurit në shtete të caktuara. Individualisht, ata mund të mos ndryshojnë shumë vota, sidomos në kohën e një polarizimi të thellë politik. Por kundërshtimi i tyre kolektiv, apo edhe heshtja e dukshme e tyre, mund të lexohej si një leje që republikanët skeptikë ndaj Trumpit të lënë mënjanë në nëntor besnikërinë ndaj Partisë Republikane.

                                                                                                                 Cindy McCain

Xhon Keli, ish-shefi i shtabit i Donald Trumpit, njëherazi një gjeneral marine në pension, nuk tha se për kë do të votojë, edhe pse theksoi se dëshironte “të kishim disa mundësi zgjedhje shtesë”. Den Koats, ish-senatori republikan që ishte drejtori i inteligjencës kombëtare i Trumpit “ka qenë i shqetësuar mbi efektin negativ në komunitetin e inteligjencës që kanë pasur trazirat”.

Ndërsa, i pyetur se për këtë do të votojë Koats tha se “në fund të fundit ai mbetet një republikan besnik, por beson se është populli amerikan ai që do të vendosë në 3 nëntor. Ndërkohë të pyetur se për kë do të votojnë në zgjedhje, Behner dhe Rajan nuk pranuan të përgjigjen.

Kolin Pauell dhe Kondoliza Rajs, që kanë shërbyer që të dy si sekretarë shteti nën presidentin Xhorxh W.Bush, nuk kanë pranuar gjithashtu të deklarojnë votën e tyre. Nga ana tjetër një numër ligjvënësish dhe qeveritarëve aktualë republikanë, janë shumë në dilemë mbi atë që do të bëjnë, pasi po përpiqen të gjejnë një ekuilibër midis ndërgjegjes vetjake, ideologjisë dhe rrezikun për veten dhe zgjedhësit e tyre që vjen nga përballja me Trumpin.

Kongresmeni Frensis Runi nga Florida, ka dhuruar miliona dollarë për kandidatët republikanë ndër vite. Ai ka shërbyer si ambasadori i presidentit Bush në Vatikan, dhe nuk ka votuar për dekada për një kandidat demokrat. Por këtë herë Runi thotë se po mendon të mbështesë pjesërisht Xho Bajden, pasi Trump po “na çon të gjithëve drejt marrëzisë”, dhe menaxhimi i tij ndaj pandemisë shkaktoi në një numër të madh vdekjesh që “nuk duhej të ndodhnin”.

Tashmë ekzistojnë një numër republikanësh, të përkushtuar ta mposhtin Trumpin, teksa ish-ligjvënësit, strategët dhe politikëbërësit po komplotojnë se çfarë dhe kur të shprehen për zgjedhjet. “Ka një përpjekje të organizuar rreth asaj se si t’i bëjmë zërat tanë të dobishëm në vitin 2020”- thotë Kori Sheik, që ka shërbyer në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin e Shtetit nën presidentin Xhorxh W.Bush.

Ajo tha se një numër zyrtarësh që kanë punuar si për presidentët Bush ashtu edhe për Reganin, shumë prej të cilëve firmosën një peticion në vitin 2016 për të kundërshtuar kandidaturën e Trumpit, po zhvillojnë diskutime online për të përcaktuar se si ta shprehin kundërshtimin e tyre, dhe nëse në fund duhet të votojnë apo jo pro Bajdenit./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

E çuditshme por e vërtetë/ Karantina ka bërë më të lumtura shumë familje

Publikuar

-

Nga

E çuditshme por e vërtetë/ Karantina ka bërë më të lumtura shumë familje

Disa njerëz mund të mos bien dakord, por një studim i ri sugjeron se mbyllja e imponuar në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit, ka forcuar marrëdhëniet e shumë prindërve me fëmijët e tyre.

Studimi, i publikuar nga Instituti për Kërkime Sociale dhe Ekonomike në Universitetin Eseks në Britaninë e Madhe, zbuloi se rreth një e katërta e prindërve, raportojnë përmirësim të  marrëdhënieve me fëmijët e tyre, që kur qeveria britanike miratoi politikën e saj të qëndrimit në shtëpi.

Më pak se 5 për qind e të anketuarve, thanë se raportet me fëmijët ishin përkeqësuar. Rezultatet bazohen në hulumtimet për studimin e Kuptimit të Shoqërisë gjatë Covid-19, një studim kombëtar përfaqësues që mblodhi të dhëna nga 5.500 prindër.

Studimet e mëparshme të institutit, kanë raportuar se nënat po kryejnë një sasi disproporcionale punësh shtesë, përfshirë në kujdesin për fëmijët, që normalisht në atë periudhë do të duhej të ishin në shkollë. Por gjetjet e reja, sugjerojnë se kjo nuk ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet e tyre me fëmijët.

“Shumë nga studimet e fundit, kanë nxjerrë në pah barrën ekonomike dhe të kujdesit në rritje fëmijët nga ana e grave”- thotë profesore Briena Perelli-Harris nga Qendra ESRC për Ndryshimin e Popullsisë në Universitetin e Sauthemptonit, që e drejtoi studimin së bashku me Sandra Ualzenbah nga Universiteti Eseks.

Ajo tha se një studim i muajit prill mbi pasojat e Covid-19, tregoi se nënat kalonin mesatarisht 9 orë më shumë në javë gjatë karantinës për kujdesin e fëmijëve dhe shkollimin e tyre në kushtet e shtëpisë, krahasuar me baballarët.

“E megjithatë, gati një e treta e grave duket se po përfitojnë nga masat kufizuese, si një kohë për t’u afruar me fëmijët e tyre. Vetëm 5 për qind e tyre, raportuan se marrëdhëniet e tyre ishin përkeqësuar. Duket se përkundër presioneve të pabarabarta të shkollimit në shtëpi dhe punëve të shtëpisë, nënat raportuan më shumë sesa baballarët një përmirësim në marrëdhëniet e tyre”- thotë Perelli-Harris.

LEXO EDHE:  Pse vrasja e një komandanti iranian, nuk do të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore

LEXO EDHE:  Pagoi 650 mijë dollarë për lobim në SHBA/ Basha thirret në prokurori

Shumë prindër, thanë se kishin marrëdhënie më të ngushta me fëmijët e tyre, pasi kishin ndihmuar në shkollimin e tyre në kushtet e shtëpisë. Gati 40 për qind e prindërve, që i reduktuan orët e tyre të punës për t’u kujdesur për fëmijët, thanë se marrëdhëniet mes tyre ishin përmirësuar.

Vetëm 6 për qind, pohuan se marrëdhëniet e tyre ishin përkeqësuar. Por, disa prindër kanë hasur më shumë vështirësi se të tjerët. Më pak nëna beqare, raportuan një përmirësim në marrëdhëniet me fëmijët e tyre, dhe më shumë pohuan se ato ishin përkeqësuar.

Rreth 10 për qind e prindërve që thanë se e kishin të vështirë të përballeshin me situatën e re, apo që mendonin se e ardhmja e tyre financiare do të përkeqësohej, ka më shumë të ngjarë të thonë se marrëdhëniet me fëmijët e tyre ishin përkeqësuar, ndërsa 27 për qind thanë se marrëdhëniet e tyre ishin përmirësuar.

“Vëzhgimi ka treguar se puna nga shtëpia dhe ndihma në kryerjen e detyrave të shkollës në shtëpi, duket se përmirëson marrëdhëniet prindër-fëmijë”- deklaron Perelli-Harris. Por ajo thekson se ata që kanë mundësi të punojnë nga shtëpia, kanë shumë të ngjarë të kenë të ardhura dhe arsim më të lartë. Në përgjithësi, gati një e treta e atyre që ndodhen në situata më të vështira, raportojnë gjithsesi se marrëdhëniet e tyre me fëmijët ishin përmirësuar./ The Guardian-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Nga i pastrehë në yll kinemaje/ Historia tragjike, por dhe frymëzuese e Silvester Stalones

Publikuar

-

Nga

Nga i pastrehë në yll kinemaje/ Historia tragjike, por dhe frymëzuese e Silvester Stalones

Të thuash që Silvester Stalone ka pasur një jetë të vështirë, do të ishte një nënvlerësim i madh. Nga të gjitha rrëfimet frymëzuese të artistëve me famë botërore, e tija është sigurisht e më e spikatur. Shumë njerëz e njohin Stalonen përmes filmit “Rocky”, historinë e një boksieri amator që përpiqet të mbijetojë në rrugët e Filadelfias.

Për të siguruar jetesën, Balboa punon si mbledhës borxhesh për llogari të një gangsteri të zonës, dhe ndeshet në nivele amatore për shuma të vogla parash. Më në fund, shfrytëzon shansin e madh, dhe arrin të bëhet kampion bote i peshave. Ky film ka në fakt shumë elementë autobiografikë.

Jeta për Stalonen ishte një luftë e vërtetë që kur lindi. Problemet gjatë lindjes, u shoqëruan me një gabim të mjekut gjinekolog, që i shkaktuar një paralizë të pjesshme të fytyrës në anë e majtë, duke përfshirë pjesë të mjekrës, buzës dhe gjuhës.

Për pasojë, Stalone mbeti me pamjen e tij hungëritësh, dhe fliste me vështirësi. Duke u rritur në një zonë të Nju Jorkut të njohur si “Hell’s Kitchen”, Stalone ishte dëshmitar i zënkave të vazhdueshme në shtëpi midis nënës dhe babait të tij.

Kur u largua nga shtëpia, paragjykohej vazhdimisht për shkak të pamjes së tij të çuditshme, dhe vështirësisë në të folur. U përjashtua shumë herë nga shkolla, si rezultat i notave të dobëta, përleshjeve të shpeshta me bashkëmoshatarët, dhe problemeve me sjelljen.

Problemet e vazhdueshme financiare, sollën edhe dëbimin nga shtëpia ku banonte me qira.

I pastrehë për mbi 3 javë, aktori ishte i dëshpëruar për para, dhe pikërisht në atë kohë ai pranoi një rol në një film pornografik. Për punën e tij, u pagua vetëm 200 dollarë në 3 ditë xhirime.

Siç kujton më vonë Stalone:”Isha i detyruar ose të luaja në atë film ose të vidhja dikë, pasi nuk kisha rrugë tjetër”. Më pas Stalone vendosi të bëhet aktor profesionist. Por pavarësisht audicioneve të shumta që dha, u përball në fillim me refuzime të shumta.

Në këto kushte, Stalone mendoi të hynte në botën e kinemasë si skenarist. Sërish u refuzua. I mbetur pa asnjë të ardhur, e shiti i dëshpëruar për 50 dollarë qenin e tij të dashur. Jeta e tij vazhdoi të ishte e mjerueshme. Pasi shëtiste gjithë ditën nëpër rrugëve të ngrira të Nju Jorkut, mbrëmjeve shkonte në një bibliotekë të zonës për t’u ngrohur disi.

Duke shfletuar libra të ndryshëm në raftet e bibliotekës, ai gjeti edhe një herë frymëzimin për të shkruar një tjetër skenar. Për të përsosur stilin e tij, Stalone lexoi vepra të ndryshme të shumë autorëve të famshëm. Nëpërmjet tyre, ai gjeti edhe një herë motivimin e nevojshëm për t’ia dalë, pavarësisht rrethanave të vështira ku gjendej.

LEXO EDHE:  Fotot/Basha-Meta të pandashëm, të lumtur edhe Majko me Xhaçkën

LEXO EDHE:  Fotot/Basha-Meta të pandashëm, të lumtur edhe Majko me Xhaçkën

Në 1975, pasi pa ndeshjen e boksit mes Muhamed Ali dhe Çak Uepner, Stalone filloi të krijojë idenë e një skenari filmi. Ai e shkroi për 3 ditë skenarin për filmin “Rocky”. Ua propozoi atë shumë producentëve. Por për muaj më radhë sërish u refuzua.

Më në fund gjeti një regjisor që e përqafoi idenë e tij, Robert Çertof. Por studioja që e pranoi skenarin “United Artists”, këmbëngulte të gjente një aktor tashmë të njohur për të luajtur rolin e Roki Balboas. Por Stalone as nuk e çonte ndërmend, që dikush tjetër të luante në një rol të krijuar prej tij me aq shumë mund.

Pavarësisht ngurrimit të tyre të vazhdueshëm, regjisorët në fund ranë dakord që të ishte vetë Stalone ai që do të luante personazhin e Rokit. Kompania “United Artists”, ishte shumë mosbesuese dhe mori paraprakisht masa ndaj humbjeve të mundshme në shitjen e biletave. Por “Rocky” do të kishte në fakt shumë sukses, duke mbuluar të ardhurat zhgënjyese që pati filmi tjetër i kësaj kompanie, i dalë në të njëjtën kohë.

“Rocky” pati një buxhet i vogël prej 1 milionë dollarësh, çka e detyroi stafin të përshpejtonte prodhimin. Por kjo u bë më e vështirë nga dëmtimet fizike që pësoi Stalone dhe Karl Uedhërs (që luajti rolin e Apollo Kridit) gjatë një skene në ring. Përkundër këtyre pengesave, “Rocky” arriti të përfundojë xhirimet në vetëm 28 ditë.

Që në fundjavën e parë të premierës, filmi arkëtoi mbi 5 milionë dollarë fitime. Dhe kur u llogaritën arkëtimet në total disa javë më vonë, “Rocky” kishte prodhuar një fitim prej 117 milionë dollarësh vetëm në kinematë e Amerikës së Veriut.

Ndërkohë, në vendet të tjera fitimet llogariteshin mbi 107 milionë dollarë. Shitjet totale të biletave, garantuan një kthim prej mbi 11.000 për qind të investimit që kishte bërë studioja filmike. “Rocky” rezultoi të ishte filmi më fitime më të mëdha në SHBA për vitin 1976.

Stalone u nominua për aktorin më të mirë dhe skenarin më të mirë origjinal në ceremoninë e 49-të të Academy Aëards. Sot, Silvester Stalone ka një pasuri prej mbi 400 milionë dollarësh, dhe është shfaqur në më shumë se 50 filma si aktor dhe procudent. “Askujt nuk i pëlqen të dështojë. Unë i mësova leksionet që më dha jeta. Ajo të jep dhunti të caktuara, dhe t’i duhet që t’i shfrytëzosh ato”- thotë aktori./ Powerofpositivity.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Shtatë luftërat, ku forcat guerile mposhtën ushtritë profesioniste

Publikuar

-

Nga

Ushtritë e mëdha profesioniste, nuk i fitojnë gjithmonë luftërat ku angazhohen. Ndonjëherë ato që fitojnë janë njësitë luftarake të parregullta; qofshin këto forca vullnetare apo specialistë të trajnuar me taktikat jo konvencionale të luftës. Ata përballen me armikun përmes taktikave të ndryshme të mashtrimit, duke ia dalë të kenë avantazh ndaj një armiku shumë më të përgatitur apo më të madh në numër.

Spanja dhe lindja e guerileve

Termi “luftë guerile” vjen nga Lufta Gadishullore e viteve 1807-1814. Perandori francez, Napoleon Bonaoparti përdori një kombinim të manovrave politike dhe ushtarake, për të vënë nën kontroll Spanjën, dhe për të vendosur në fronin e saj mbretëror vëllain e tij.

Po kjo gjë u kundërshtua nga shumë spanjollë, të cilët sulmuan forcat pushtuese, dhe i mbështetën britanikët kur ata nisën të përballen me Napoleonin në gadishullin Iberik.

Sulmet nga njësitet guerile ishin shpesh brutale, ashtu siç ishin edhe hakmarrjet ndaj tyre, që përfshinin masakrat e shumta të kryera nga ushtarët francezë. Fjala “guerile”, që në spanjisht do të thotë “luftë e vogël”, hyri në gjuhën angleze përmes trupave britanike që e dëgjuan atë shpesh në gadishull.

Revolucioni Haitian

Revolucioni Haitian i viteve 791-1804 ishte unik në llojin e vet. Ai pati sukses dhe nuk u nxit nga shtresa e mesme, por përkundrazi ishte një rebelim i madh i skllevërve. Banorët e Santa Domingos i dëbuan kolonistët francezë. Njësitet e rebelëve përbëheshin nga skllevër të çliruar.

Zemërimi i shkaktuar nga skllavëria, solli akte brutale nga të dy palët. Numri i të vdekurve ishte i jashtëzakonshëm. Pasi i dëbuan padronët e tyre kolonialë, rebelët themeluan kombin e Haitit. Ajo ngjarje i tronditi fuqitë e mëdha të Evropës.

Të Njëmijtët në Itali

Fushatat e Xhuzepe Garibaldit për të bashkuar Italinë, u zhvilluan përmes forcave të parregullta ushtarake. Garibaldi ishte një nacionalist që mbështetej tek vullnetarët atdhetarë, për të formuar ushtritë me të cilat realizoi revolucionin e shumëpritur.

Ekspedita e Të Njëmijtëve në Sicili e vitit 1860 ishte më e shquara nga ato fushata. Duke qenë 25 herë më pak në numër se sa armiku, këmishëkuqtë e Garibaldit arritën të mposhtin ushtritë profesioniste të Mbretërisë së Napolit në një seri betejash të vogla.

Duke sulmuar gjithmonë të parët, trupat e Garibaldit ngjallën panik tek napolitanët. Kur kërkuan armëpushim, këta të fundit ishin sërish 5 herë më të shumtë në numër, megjithëse siçilianët kishin kaluar në anën e Garibaldit. Pasi vuri nën kontroll Siçilinë, Garibaldi u hodh në pjesën kontinentale të vendit. Ai e pushtoi Mbretërinë e Napolit, duke hyrë në qytet hipur në një tren me një pjesë të vogël të ushtarëve të tij. Ai ia kishte dalë të bashkonte pjesën më të madhe të Italisë.

Lufta e Dytë Botërore

Lufta e Dytë Boere e viteve 1899-1902, nuk solli një fitore të trupave të parregullta. Por ajo kujtohet ende si një triumf i taktikave guerile. Lufta nisi me sukseset e njëpasnjëshme të Boerëve, të cilat e tronditën Perandorinë Britanike. Britanikët u kundërpërgjigjën, duke dërguar në koloninë e Afrikës së Jugut një ushtri profesioniste.

Trupat britanike marshuan përtej Republikës së Transvalit dhe Shtetit të Lirë të Oranzhit, duke i detyruar boerët që të tërhiqen. Më pas këta të fundit, nisën të përdorin taktikat guerile. Pushkatarët boerë i shkaktuan dëme të rënda britanikëve.

LEXO EDHE:  Shkrimi i “MotherJones” irriton Strazimirin/ Thirrje presidentit Trump kundër ambasadorit Lu

LEXO EDHE:  Trump 19-Clinton 3 vota elektorale

Luftimet e vazhdueshme guerile, i detyruan britanikët të ndërtonin kampe përqendrimi dhe të rrethonin me tela me gjemba zona të mëdha nëpër shkretëtirë, për të kufizuar lëvizjen e boerëve. Edhe pse në fund britanikët fituan, ajo ishte një fitore e dhimbshme, dhe nga e cila mësuan shumë gjëra se si nuk duhej luftuar.

Afrika Lindore në Luftën e Parë Botërore

Britanikët u përballën me një situatë të ngjashme në Afrikën Lindore gjatë Luftës së Parë Botërore. Këtu, koloneli gjerman Paul Von Letov-Vorbek, e kuptoi se kishte shumë më pak trupa se armiku. Dhe në vend të një beteje frontale, ai e riorganizoi ushtrinë e tij duke përdorur pritat dhe sulmet guerile. Ai godiste dhe tërhiqej me shpejtësi.

Britanikët i ndoqën gjermanët këmba-këmbës duke përfituar nga numri i madh i trupave në dispozicion, përfshirë trupat e Afrikës së Jugut që kishin luftuar më parë kundër tyre. Gjenerali britanik Jan Smats, një veteran boer, drejtoi fushatën më të suksesshme kundër tij, duke përdorur manovrat dhe jo forcën brutale.

Gjatë 4 viteve të luftës, britanikët nuk ishin në gjendje të kapnin Letov-Vorbek. Bastisjet dhe vjedhjet e furnizimeve nga ana e gjermanëve, ishin vazhdimisht problematike për ushtrinë britanike.

Burma në Luftën e Dytë Botërore

Britanikët ndërruan rolet në Burma gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këtu, të nxitur nga sulmet e ushtrisë japoneze, ata adoptuan taktikat e luftës guerile. Ushtarakë të njohur si Hjuxh Sigrim dhe të tjerë, rekrutuan rrjete luftëtarësh guerilë nga Birmania, që e kundërshtonin pushtimin japonez.

Gjithashtu, britanikët trajnuan disa nga trupat e tyre për luftë guerile. Të udhëhequra me sukses nga Ordi Uingejt, këto forca u parashutuan prapa linjave të ushtrisë japoneze, për të sulmuar furnizimet dhe linjat e tyre të komunikimet. Uingejt zhvilloi një strategji të ndërtimit të bazave të vogla në xhunglën e kontrolluar nga Japonia, nga e cila mund të nisnin sulmet komando.

Lufta e Vietnamit

Vietnami u prek rëndë në shekullin XX nga dy luftëra, në të cilat forcat e parregullta mposhtën ushtritë e huaja të pajisura me mjetet më moderne të kohës. Në fillim nisi Lufta e Indo-Kinës (1950-1954), në të cilën vietnamezët mposhtën ushtrinë koloniale franceze.

Në betejën e Dien Bien Phu, vietnamezët përdorën biçikletat për të zhvendosur pajisjet dhe artilerinë e lehtë nëpër kodra. Në pamundësi për të përdorur tanket e tyre në një terren të dendur xhungle, dhe të shkëputur nga linjat e furnizimit, francezët u mundën.

Pastaj erdhi Lufta e Vietnamit (1955-1975). Sërish, vietnamezo-veriorët u mbështetën tek taktikat e luftës guerile, duke i zënë prita vietnamezëve të jugut dhe aleatëve të tyre amerikanë. Kurthet, mashtrimet dhe rrjetet e gjera të tuneleve nëntokësore, luajtën një rol të madh në atë luftë.

Megjithëse Amerika përdori në atë luftë të gjithë fuqinë e saj industriale atë të zjarrit, ajo nuk mundi t’i mposhtte dot taktikat guerile, dhe manovrimin strategjik të gjeneralit vietnamezo-verior Xhap. / War History – Bota.al

LEXO TE PLOTE