Showbizz
“Je fytyrë publike, si po vjen në zyrë”/ Dafina Zeqiri flet për luftën me depresionin

Këngëtarja Dafina Zeqiri është një nga personazhet më të pëlqyer dhe të dashur nga publiku. Duke qenë shumë e njohur dhe personazh publik. Dafina si rrallë herë ka folur për depresionin.
E ftuar në emisionin “NIN”, këngëtarja ka treguar se depresioni është një gjë normale dhe duhet ta ndihmojmë më shumë njëri-tjetrit.
Duke folur rreth shëndetit, Dafina ka treguar një episod teksa ka shkuar të takojë një psikologe. “Është shëndet më së pari, kur ti thua që shëndeti është i pari, shëndeti para punës, kjo është pika më e rëndësishme e shëndetit dhe për të thonë ‘mos fol’. Kur e çova në interes për të gjetur një psikologe për të folur me të, ajo u çudit. ‘Pse po më vjen në zyrë, je fytyrë publike’! Le të më shohin, kjo është njësoj sikur shkon te mjeku për dhimbje koke, lukthi apo të ka zënë koronavirusi”.
Këngëtarja tha se është shumë mirë të hapesh te psikologu për gjërat që nuk mund të hapesh me të tjerët.
“Je duke kaluar një depresion ose ankth dhe nuk po gjen një muhabet të përbashkët me familjen, kur nuk ndihesh i shlirë të flasësh, si viktima 14-vjecare (e abuzimit seksual), tutesh s’ke si të shprehesh, kanë për të gjykuar. Ne duhet të tregojmë që duam të ndihmojmë njëri-tjetrin. Krejt ata që e kanë kaluar depresionin është diçka shumë normale”, është shprehur këngëtarja Dafina Zeqiri./ CNA.al