Connect with Us

Ja kush pritet ta drejtojë Partizanin nëse largohet Sormani

Sport

Ja kush pritet ta drejtojë Partizanin nëse largohet Sormani

Publikuar

-

Partizani shpeshherë e ka treguar veten si një rrufe në qiell të hapur. Ndaj, klubi e ka edhe një plan B për drejtimin e ekipit në rast largimi të trajnerit Adolfo Sormani.

Në të shkuarën trajnerët që kanë pasur probleme të tilla, nuk kanë dalë në stërvitjen e radhës dhe më pas ka ardhur zgjidhja e marrëveshjes. Kjo gjë i ka ndodhur edhe vetë Sormanit në tetor të 2016-ës, që u largua si për koincidencë fill pas humbjes me Kukësin.

Nëse vendoset që italiani të largohet, Dritan Mehmeti që drejton Partizanin B parashikohet të jetë trajneri që do ta mbyllë sezonin aktual të “demave” në Superiore. Mehmeti e njeh mirë ambientin dhe grupin, pasi ka qenë pjesë e stafit edhe kur grupi u formua në verë, por u distancua pas përplasjes me ish-trajnerin Franko Lerda.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Shtohen rastet me COVID-19 te Partizani, ja kush janë 3 futbollistët e tjerë që janë infektuar

Publikuar

-

Nga

Ky do të jetë padyshsim derbi më i rrallë i kryeqyteti që do të luhet mes Partizanit dhe Tiranës, gjithmonë nëse ndeshja do të vijojë sipas planit. Nuk do të ketë peshën e titullit kampion si ai i vitit të kaluar në fazën e katërt, por do të hyjë në histori për mënryën se si vjen në këtë sfidë skuadra e kuqe. Ajo është përfshirë nga vala e infektimeve me COVID-19 dhe në ndeshjen që luhet në “Air Albania” praktikisht do të ketë gjysmë skuadre në karantinë në pamëundësi për të dhënë kontributin në fushë.

Dy lojtarët e parë që rezultuan të infektuar ishin Dejan Boldor dhe Besnik Ferati, të cilët u izoluan që pas ndeshjes ndaj Laçit pasi kishin shafqur simptoma të lehta. Gjatë ditës së mërkurë dhe të enjten, klubi u bëri testet të gjithë futbollistëve të tjerë dhe pjesëtarëve të stafìt, nga rezultoi se në radhët e futbollistëve kishte edhe tre të tjerë të infektuar të cilët nuk shfaqnin simptoma.

VIP Sport ka mësuar se pozitiv në përgjigjet e testeve që u kanë mbërritur në darkë të kuqve kanë rezultuar mesfushorët Esat Mala dhe Kristi Kote si dhe sulmuesi Eraldo Çinari. Kështu, shkon në 5 numri i futbollistëve të infektuar në radhët e të kuqve para derbit dhe tashmë ka dyshime reale që ndeshja me Tiranën të zhvillohet sipas planit të parashikuar, edhe pse protokolli parashikon që skuadrat të vazhdojnë të luajnë pavarësisht numrit të futbollistëve të infektuar.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Interi zhgënjen sërish, barazon me Veronën

Publikuar

-

Nga

Inter ka lënë sërish pikë, kesaj here në transfertë te Verona. Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti edhe Kumbulla e Amir Rrahmani, teksa ky i fundit arriti të regjistronte një asistim, që për të ishte i pari në Serie A, e që pati vlerën e një pike për Veronën.

Takimi u zhbllokua shumë shpejt, kur Verona në minutën e dytë kaloi në epërsi fal golit të Darko Lazovic. Inter reagoi për 1:1 me Antonio Candreva, i cili golin gjeti atëherë kur luhej minuta e 49’ e ndeshjes.

Përmbysja nga ‘Zikaltrit’ erdhi në minutën e 55’, kur Federico Dimarco dërgoi topin në rrjetën e tij. Kur pritej që Inter të dilte me tri pikë nga udhëtimi në veri, Amir Rrahmani asistoi për golin e Miguel Veloso, në minutën e 86’.

Me këtë barazim Verona numëron 43 pikë në pozitën e nëntë, kurse Inter shkon në 65 pikë dhe humbet pozitën e tretë në tabelë, duke mbetur në pozitën e katërt.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Manchester United në formë, fiton me lehtësi edhe ndaj Aston Villës

Publikuar

-

Nga

Manchester United po vazhdon me formën e lartë në Premierligë. Skuadra e udhëhequr nga Ole Gunnar Solskjaer, ka marre fitore me rezultatin 0-3, në transferte kundër Aston Villa.

Edhe në këtë ndeshje shkëlqyen emra si Bruno Fernandes e Mason Greenwood, të cilët gjetën golin, por edhe Paul Pogba.

Goli i parë erdhi në minutën e 27’, kur Bruno Fernandes shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Epërsia u dyfishua nga Greenwood pak momente para fundit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë u tregua edhe një gol. Kësaj radhe ishte Paul Pogba, i cili realizoi gol mjaft të bukur për rezultatin final 0:3.

Me këtë fitore, Man United shkon në kuotën e 59 pikëve, duke qëndruar në pozitën e pestë, me një pikë më pak sesa Leicester City në pozitën 4 dhe dy pikë më pak se Chelsea në pozitën tre.

Aston Villa mbetet në pozitën e parafundit, me 27 pikë të grumbulluara.

LEXO TE PLOTE