LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministri paralajmëron Ramën/ Ne nuk harrojmë

9 Qershor 2020, 11:17, Politikë CNA
Ish-ministri paralajmëron Ramën/ Ne nuk harrojmë

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Petrit Vasili paralajmëron kryeministrin Edi Rama se hetimi i dosjeve 184 dhe 339 janë kushte të pakalueshme për çeljen e negociatave.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se opozita nuk do të harrojë, dhe as BE-ja.

?Hetimi i dosjeve 184 dhe 339 eshte kusht i pakalueshem per hapjen e negociatave !

Rama ben sikur e harron. Nuk ka faj se eshte edhe ai brenda!

Ne nuk harrojme!

BILD nuk harron!

Bashkimi Europian nuk harron!

Berlini nuk harron!?-shkruan Vasili.

Më tej, ai citon edhe Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler, i cili deklaron se Grupi i Partive Popullore Europiane vlerëson arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore midis qeverisë dhe opozitës në Shqipëri ai thekson:

“Ne gjithashtu u bëjmë thirrje autoriteteve që të punojnë drejt përmbushjes së të gjitha 15 kushteve që Shqipëria duhet të përmbushë para se të nisin negociatat e pranimit.
Këtu theksojmë shfuqizimin e legjislacionit që kërcënon lirinë e shprehjes dhe nisjen e procedurës penale kundër atyre që akuzohen për blerjen e votave në zgjedhjet e kaluara.?

Lajmet e fundit nga