LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dënuar me 8 vite burg/ Arrestohet në Tiranë i shpalluri në kërkim

9 Qershor 2020, 12:06, Kronika CNA
I dënuar me 8 vite burg/ Arrestohet në Tiranë i shpalluri në

Vijojnë operacionet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, paraditen e sotme, nga Seksioni i Kërkimit në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, në rrugën rrugën ?Todi Shkurti?, pas informacioneve të marra në rrugë operative, u kap shtetasi Nadir Lutaj, 38 vjeç, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite burg, për veprën penale ?Trafikimi i narkotikëve?.
Në vitin 2013, në pikën e kalimit kufitar Vlorë, brenda një automjeti janë gjetur 8 pako me peshë 4.5 kg lëndë narkotike heroinë dhe është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, si dhe është shpallur në kërkim pronari i mjetit, Nadir Lutaj.
Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier./CNA.al

Lajmet e fundit nga