LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Basha është shumë i vogël për të udhëhequr”/ Mjeku i njohur "i nxjerr bojën" kreut të PD-së

9 Qershor 2020, 18:10, Politikë CNA
“Basha është shumë i vogël për të

Mjeku i njohur Petrit Vargu i ftuar i ftuar pasditen e sotme në Fax neës, ku ka folur për shtimin e rasteve me Covid, në vendin tonë, është ndalur të komentojë edhe situatën politike.

Si ish kandidat për deputet Vargu u ndal në mënyrë të veçantë tek marrëveshja për Reformën Zgjedhore, midis palëve politike, ku tha se PD ka dështuar pasi ka pranuar një sistem që duhet të kishte ndryshuar.

?Ky është një sistem që është arritur me ndryshimin e kushtetutës në favor të PS-së dhe të Edi Ramës.

Ky është një sistem i bërë në favorin e partive politike. Nuk mund të jemi sot kundër një sistemi që vjedh hapur votën. Ky sistem është bërë që të favorizojë dy partitë e mëdha.

PD ka dështuar pasi ka pranuar një sistem që duhet të kishte ndryshuar. Duhet të bësh një sistem të drejtë për popullin. Që të djathtët të flisnin për fitore sot duhet të ishte ndryshuar kushtetuta me ndryshimin e sistemit. Sot këto nuk patën kurajon dyshe as nuk ishin të përgatitur.

Ai mllef që ka populli, Basha është shumë i vogël për ta udhëhequr. PD ka një tjetër staf që është lokomativa. Basha tentoi që të ndryshoi partinë siç bëri Rama në 2013, që zëvendësoi figurat me kalamanjtë e vegjël të Rilindjes. Heroi i PD-së nuk quhet Lulzim Basha, por Sali Berisha.? tha Vargu./CNA.al

Lajmet e fundit nga