Connect with Us

“Autoritetet të na marrin në konsideratë”/ Sizmiologu Koçi: Në Durrës s’duhet të ndërtohen objekte të larta

Sociale

“Autoritetet të na marrin në konsideratë”/ Sizmiologu Koçi: Në Durrës s’duhet të ndërtohen objekte të larta

Publikuar

-

“Në Durrës nuk duhet të ndërtohen objekte të larta”. Kështu deklaroi sot sizmiologu Rexhep Koçi duke iu referuar studimit të Institutit të Gjeofizikës dhe Sizmiologjisë në Selanik, në bashkëpunim me Institutin e Gjeoshkencës në Tiranë.

Koçi tha se ky rezultat është me interes për rindërtimin pas tërmetit, ndërsa theksoi se  autoritetet duhet ta marrin në konsideratë studimin.

“Kemi bërë një mikrozonim për qytetin e Durrësit, meqënëse është qyteti më i madh i prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit, që është përfunduar dhe ka rezultuar që periodat e studiuara të truallit mbështesin idenë që në Durrës nuk duhet të ngrihen objekte të larta. Pothuajse një pjesë e mirë e Durrësit. Kjo shërben shumë për atë fushë që kemi përpara për rindërtimin e Durrësit, por nuk e dimë se sa autoritetet do e marrin në konsideratë”, u shpreh ai në Tv Klan.

Ndërkohë, për tërmetin që krijoi dje panik te qytetarët, sizmiologu pretendon se është pasgoditje e tërmetit të 26 nëntorit.

LEXO EDHE:  Plan masash për situatën kriminale/ Kontrollohen 7 tallava, shoqërohen 16 balerina

“Këto tërmete janë në zonën që ka qenë aktive që në 26 Nëntor, janë tërmete që janë në atë vazhdën e asaj periudhe që ne e kemi quajtur post-tërmeti, të cilat herë pas here kanë njëfarë rritje, fashiten, qëndrojnë, riaktivizohen”, theksoi Koçi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Nga

Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet po ndikohet nga zona me presion të lartë atmosferik  të pozicionuar në mesdheun qëndror e cila po ifluencon mot me diell në territorin e Shqipërisë.

Dita e sotme, do të ketë mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Temperaturat parashikohen në:

Zonat malore 7°C deri në 17°C

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Berishës jep mesazhin e fortë pas takimit në Durrës

LEXO EDHE:  Plan masash për situatën kriminale/ Kontrollohen 7 tallava, shoqërohen 16 balerina

Zonat e ulëta 12°C deri në 23°C

Zonat bregdetare 13°C deri në 22°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rëndohet gjendja e grevisteve në Ballsh/ Kërkohet ndërhyrja e mjekëve

Publikuar

-

Nga

Rëndohet gjendja e grevisteve në Ballsh/ Kërkohet ndërhyrja e mjekëve

Gjendja shëndetësore e grevisteve në uzinën e Ballshit është përkeqësuar.

Mësohet se njëra prej grevisteve ka kërkuar ndihmën e mjekëve, ndaj ka mbërritur me urgjencë stafi mjekësor.

Në përfundim të trajtimit mejkësor, grevistja nuk pranon të largohet nga uzina.

Nga ana tjetër edhe 4 gra të tjera janë në gjendje të rëndë. Mësohet se gratë kanë temperaturë, të vjella dhe rrahje të forta në zemër.

LEXO EDHE:  E rëndë në Tiranë/ Gjendet i pajetë roja i pallatit

LEXO EDHE:  Basha takim në Durrës/ Pse u mbajt i fshehtë nga mediat?

Ato nuk kanë pranuar që të shkojnë në spital por morën mjekimin në ambientet e grevës. Gratë greviste janë të vendosura në kauzën e tyre, pagat e prapambetura./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Harroni ditët me diell/ Moti bën kthesën e papritur

Publikuar

-

Nga

Harroni ditët me diell/ Moti bën kthesën e papritur

Pas disa ditëve me diell, situata meteorologjike mbi vendin tonë pritet të ndryshojë totalisht.

Sipas sinoptikanëve, nesër dhe pasnesër do të jetë kulmi i ndikimit afrikan dhe anticiklonik.

Masa ajrore jo të qëndrueshme dhe të freskëta me origjinë nga Atlantiku do të fillojnë të depërtojnë gradualisht mbi rajonin tonë duke kushtëzuar shtim të vranësirave dhe vende-vende edhe reshje shiu.

Nga e shtuna vonë dhe të dielën pritet ndryshim i motit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE