Connect with Us

Arrihet akordi, Idi Batha lë Tiranën dhe transferohet në kampionatin e njohur europian

Sport

Arrihet akordi, Idi Batha lë Tiranën dhe transferohet në kampionatin e njohur europian

Publikuar

-

Idriz Batha me shumë mundësi do t’i japë duart Tiranës në përfundim të këtij sezoni. Shkëlqimi me kryeqytetasit dhe forma e mirë që ka treguar gjatë kohës që ka veshur fanellën bardheblu, kanë zgjuar interesin e disa klubeve të huaja për të pasur shërbimet e 28-vjeçarit.

Së fundmi, për të pasur interesim nga klube azerbajxhanase dhe turke, por gjatë ditëve të fundit e ardhmja e mesfushorit ka marrë një kthesë befasuese. Burime pranë futbollistit bëjnë me dije për “Panorama Sport” se Batha me shumë mundësi do të luajë në Zvicër sezonin e ardhshëm.

AKORDI ME LUGANON

Klubi zviceran i Luganos pritet të jetë shtëpia e re e Bathës. Lojtari mësohet se ka pasur kontakte intensive gjatë ditëve të fundit dhe ka arritur një marrëveshje konkrete për të luajtur me këtë ekip sezonin e ardhshëm.

Marrëveshja ende nuk është firmosur, por zyrtarizimi mbetet thjesht një formalitet. Rolin e ndërmjetësit e ka bërë ish-futbollisti i Vllaznisë, Rijat Shala, që aktualisht punon si menaxher dhe ka kontakte me klubin zviceran, pasi ka qenë pjesë e kësaj skuadre në të kaluarën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Hidhet shorti i Champions-it, përballje gjigantësh në çerekfinale. Ja rrugëtimi deri në finale

Publikuar

-

Nga

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për fazën çerekfinale të sezonit 2019-2020 të Champions League.

Aktualisht janë 4 skuadra që e kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale; Atalanta, Atletico Madrid, Leipzig dhe PSG.

Pritet të luhen takimet e kthimit, për t’u përcaktuar 8 ekipet që do të vazhdojnë rrugën drejt trofeut.

Takimet e kthimit janë: Bayern Munchen-Chelsea, Barcelona-Napoli, Manchester City-Real Madrid dhe Juventus-Lyon.

Megjithatë, edhe pse ende nuk janë vendosur emrat e 8 ekipeve, shorti ka përcaktuar çiftet çerekfinaliste, si dhe është përcaktuar rrugëtimi deri në finale:

Faza çerekfinale:

Atalanta-PSG

Napoli/Barcelona- Bajern/Çelsi

Lajpcig-Atletiko Madrid

Real Madrid/ Siti- Lion/Juventus

Faza gjysmëfinale:

Fituesja e Real Madrid/Mançester Siti- Lion/ Juventus – Fituesja e Barcelona/Napoli-Çelsi/Bajern

Fituesja e Lajpcig-Atletiko Madrid- Fituesja e Atalanta-PSG

 

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Derbi i kryeqytetit, FSHF befason me gjyqtarin e supersfidës

Publikuar

-

Nga

Sot në orën 20:45 në “Air Albania” do të zhvollohet derbi i fundit i kryeqytetit për këtë sezon. Një ndeshje mjaft delikate për objektivat e skuadrave, por edhe për situatën e infektimit të Partizani, çka e ka tensionuar jo pak situatën para ndeshjes. FSHF ka vendosur dhe ekipin e arbitrave të kësaj sfide. Në tre derbit e mëparshëm kishin arbitruar tre gjyqtarë të ndryshëm dhe kështu do ndodhë edhe në të katërtin.

Nëse Enea Jorgji, Kridens Meta dhe Juxhin Xhaja kanë gjykuar në fazat e shkuara, këtë herë do të jetë një tjetër gjyqtar, që do ketë nderin të vërë drejtësi në ndeshjen më të madhe të futbollit tonë. Eldorjan Hamiti do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes së sotme, që është cilësuar si më e rëndësishmja e javës dhe si rrjedhojë do të ketë edhe vëmendjen më të madhe nga Federata.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga gjashtë gjyqtarë, duke iu shtuar edhe dy vijërojtësit pas portave. Hamiti është gjyqtar i FIFA-s, çka e vendos atë më të mirët e vendit tonë. Ndeshja do të luhet pa tifozë dhe të paktën lezhjani do të evitojë presionin e madh që mund të dhurojë stadiumi “Air Albania” i mbushur me spektatorë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Pesë lojtarë të Partizanit me COVID-19, FSHF merr vendimin për derbin

Publikuar

-

Nga

Nuk ka më dilema, FSHF merr vendim përfundimtar për derbin Partizani-Tirana.

Situata kaotike tek të kuqtë vendosi në dyshim zhvillimin e ndeshjes së sotme në orën 20:45 në “Air Albania”.

Por pak minuta më parë FSHF ka konfirmuar zyrtarisht për “Panorama Sport” se përtej situatës ku pesë lojtarë të kuq kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus, është rënë dakord që takimi të luhet në orën e programuar dhe të mos ketë shtyrje.

Sot derbi rikthehet në stadiumin e ri, por pa praninë e tifozëve.

LEXO TE PLOTE