LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

4 rastet e reja me Covid-19 në Shkodër/ Sanitarja infekton familjarët dhe fqinjët

9 Qershor 2020, 10:26, Lifestyle CNA
4 rastet e reja me Covid-19 në Shkodër/ Sanitarja infekton

Gjatë 24 orëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me koronavirus, në vendin tonë.

ISHP njoftoi sot për numrin më të madh të të prekurve nga koronavirusi gjatë 24 orëvë që prej fillimit të Pandemisë.

Bëhet fjalë për 36 raste të reja, 27 prej të cilave janë vetëm në Tiranë, ndërsa raportohet edhe për 4 raste në Shkodër, 2 në Kamzë dhe nga 1 në Durrës, Lezhë dhe Lushnje.

Sa i përket katër rasteve të reja në Shkodër, mësohet se bëhet fjalë për të afërm dhe fqinj të sanitares që u zbulua dje.
Bëhet me dije se sot janë konfirmuar pozitivë babai dhe motra e saj si edhe dy fqinj./CNA.al

Lajmet e fundit nga