Connect with Us

“Tradhtoi kauzën e tij”/ Topalli godet keq Bashën: Duhet një udhëheqës i ri i pakorruptuar në krye të PD-së

Politikë

“Tradhtoi kauzën e tij”/ Topalli godet keq Bashën: Duhet një udhëheqës i ri i pakorruptuar në krye të PD-së

Publikuar

-

“Ishte si minë me sahat”/ Topalli i xjerr të palarat Bashës: Një dështak, manipulator si Enver Hoxha!

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka “shpëthyer” në akuza ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha pas marrëveshjes me qeverinë për Zgjedhoren.

Topalli, shkruan se Basha tani po kërkon para pasi tradhtoi kauzën e tij se nuk ka zgjedhje me Ramën.

Ajo shton se po të kishim një udhëheqës të ri e të pa korruptuar në krye të PD-së, vendi nuk do ishte sot pa opozitë e mbi tv gjitha Rama nuk do ishte kryeministër.

“2020 eshte nje vit ndryshe. Eshte viti i Coronavirusit, viti i nje ngjarje qe ka ndalur boten dhe ka permbysur ecurine normale te gjërave.
Emergjenca, urgjenca dhe delikatesa e momentit kane detyruar gjithe boten te mendojne e te gjejne rrugen per te dal nga vrima e zeze e hapur nga pandemia.
Realiteti insiston ne dy fjale kyqe: pasiguri dhe pabarazi. Sepse keta jane me shume se gjithe te tjerat, qe pershkruajne problemin.

Pasiguria imponon qe te marresh vendime, qe te mos rrish ne nje vend, ne pritje te dickaje apo te dikujt qe te sjelle rroten.
Pabarazia qe eshte e dukshme ,eshte destinuar qe te zgjerohet, te rendohet..Ndaj kontrolli, reduktimi i saj duhet te jete objektivi qe inspiron vendime.

Mbyllja nga Codid 19 mund te jete lehtesuar gradualisht, por ankthi per perspektiven sociale dhe ekonomike te botes vetem po rritet. Dhe ka arsye te forta per t’u frikesuar : nje renie e menjehershme ekonomike ka filluar dhe ne mund te perballemi me depresionin ekonomik me te keq nga 1930, thojne ekonomistet.
Po ne vendin tone ca mund te thuhet kur bota po zhytet ne depresion pas krizes sanitare , sakrificave te arrestit shtepiak dhe humbjeve te ekonomise.
Shqiptaret perjetojne Pasiguri dhePabarazi – dy fjalet kyq, qe pershkruajne nje gjendje pemanente prej vitesh.
Varferia vetem behet me ekstreme, shanset per punesim vetem bien, kriza ekonomike edhe me kritike, nderkohe qe te gjithe presin pergjigjen e loterise amerikane.
Por loterianuk eshte pergjigja per zgjidhje .
Shume miq me shkruanin- jemi dakord me ty se kjo Kaste e korruptuar politike duhet shkulur.. por si?

Si?
Kthehemi tek problemi.
Jane 3-4 vete qe mbajne peng vendin.
Keta kane zhdukur praktikisht forcat politike perkatese duke ruajtur vetem germat e emrave te Partive.
Nuk ka me gare ne keta parti, nuk ka me
demonraci, nuk ka me vote brenda tyre, nuk ka as diskutime, as marrje mendimesh, kritika jo e jo.
Per te mos u kthyer mbrapshte , mjafton te kujtojme marreveshtjen e fundit.
Mbledhja e kryesise se PD u be pasi u firmos marreveshtja mes Rames e Bashes.
Dmth udheheqesi i Partise jo vetem nuk i konsideron , por dhe tallet me ta deri ne percmim.
Kjo nuk ka ndodhur kurre me pare ne Partine Demokratike megjithe problemet qe mund te kemi patur.
Arsyeja eshte e thjeshte.. Zoti Luli Basha nuk toleron mendime ndryshe. Ai eshte larg parimeve demokratike dhe perendimore.
Ne marreveshtjen e fundit me Ramen, pervecse tradhetoi “ kauzen” e tij se “ me Ramen nuk ka zgjedhje” kerkoi nje gje qe ka ikur nga vemendja e medias-
leke..leke.
Sikur te mos mjaftoni milionat qe shqiptaret paguajne nga taxat e tyre per zhvillimin e zgjedhjeve.. ata me marreveshtjen e re u dakordesuan me i dhane vehtes nga buxheti i Shtetit 2 here me shume para .
Por ne thelb marreveshtja ishte paradhoma per qeveri te perbashket PD -PS me Kryeminister Ramen ne 2021.
Kjo eshte teper!

LEXO EDHE:  U fut në listën e zezë të SHBA/Arjan Çuri: A do shpallej Berisha non grata nëse zgjedhjet do i kishte fituar opozita?

Ne nje vend si ky i joni qe nuk ka Qeverisje, qe nuk ka opozite, qe nuk ka Gjykate Kushtetuese, nuk ka Gjykate te larte, ku te rinjte nuk gjejne pune, ku pensionet prej 7 vitesh nuk rriten, ku nuk behet nje rruge e re, ku nuk ndertohen as shkolla te reja as azile per pleq, ku nuk rriten rrogat, ku korrupsioni eshte sistematik, ku injoranti drejton zyra te rendesishme shteti dhe banditet kane parate, ku te shkolluarit fyhen dhe te ndershmit perqeshen, ku karriget ne Parlament i zen ose krimineli ose gaztori,
nuk ka me vend me prit.
Drejtuesit e partive kane kuptuar nje gje: Po iku njeri ikin rresht, prandaj ata mbajne fort njeri tjetrin.
Po te kishim nje udheheqes te ri e te pa korruptuar ne krye te Pd , vendi nuk do ishte pa opozite; Parlamenti nuk do ishte teater politik por arene debatesh e te vertetash; ekonomia nuk do ishte kaq seriozisht keq, pasiguria dhe pabarazia nuk do ishte kaq e frikshme e mbi te gjitha Edi Rama nuk do ishte Kryeminister.

Vetem me nje udheheqje te re ne krye te opozites , populli opozitar mund
Edi Ramen dhe atehere Vendi yne do jete me mire.
Sa e bukur ishte protesta e te rinjve sot ne Shkoder!!!”/CNA.al

Image may contain: 7 people, people standing and outdoor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Basha më dëboi nga partia”/ Hajdari lë të hapur mundësinë për rikthim në PD

Publikuar

-

Nga

“Basha më dëboi nga partia”/ Hajdari lë të hapur mundësinë për rikthim në PD

Deputetja Rudina Hajdari e cila kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit në listën e Nismës Thurje foli mbrëmjen e sotme për të ardhmen e saj në politikë dhe procesin zgjedhor.

Hajdari u shpreh se në Elbasan ishte e vështirë për të garuar për një parti të vogël, duke shtuar se qytetarët ishin nën presion dhe të lidhur me në një mënyrë apo në një tjetër me administratën publike.

25 prilli nuk solli asnjë risi, asnjë shpresë për qytetarët shqiptarë. Unë nuk mendoj se shqiptarët ishin të lumtur me Ramën. Qytetarët në Elbasan kishin një presion të madh. Ata ishin të lidhur në një mënyrë apo në një tjetër të lidhur me administratën publike. Kishte njerëz që u ishte premtuar punë. Në fshatra kishte njerëz me asistencë mujore dhe kishin frikë të vinin në mbledhjet që bëheshin. Ne kemi humbur mundësinë për të ndryshuar situatën. Politikanët shqiptarë janë të lidhur me botën e krimit”, tha ajo në “Absolut 4”.

LEXO EDHE:  Sazan Guri paralajmëron Bashën/ Do më kesh kundër

LEXO EDHE:  Marrëveshja e 17 Majit/ Rrëfehet Rama: Përdora gjithë arsenalin tim të barcaletave që Lulin të mos e zinte gjumi

Sa i përket të ardhmes së saj, Hajdari la të hapur mundësinë e rikthimit në PD edhe pse theksoi se marrëdhëniet me Bashën nuk janë të mira, madje u shpreh se u dëbua nga Partia Demokratike.

Këto 2-3 muaj do të bëj një reflektim të situatës. PD ka një lloj pozicioni në jetën time familjare. Ajo çka nuk ka qenë në nivele të mira është me kryetarin e PD, i cili zgjodhi të kishte këtë përqasje, për të më dëbuar nga PD. Shumë qytetarë nuk e dinë, madje mendojnë se unë ika nga PD”, tha Hajdari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do ta pësojnë si Pjerin Xhuvani”/ Xhelal Mziu i kthehet deklaratës së bujshme

Publikuar

-

Nga

“Do ta pësojnë si Pjerin Xhuvani”/ Xhelal Mziu i kthehet deklaratës së bujshme

Deputeti i zgjedhur në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ishte I ftuar mbrëmjen e sotme në Report tv, ku ka komentuar deklaratën e bujshme për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, nga struktura paramilitare të ngritura nga Partia Demokratike për të mbrojtur votën.

Mziu tha se ishte ajo ishte një deklaratë emocionale dhe ishte për t’u dhënë zemër demokratëve, por sipas tij më shqetësuese ishte fenomeni i prodhimit të një qeveria nëpërmjet krimit dhe korrupsionit.

‘Fenomene që kanë ndodhur në zgjedhje, kanë qenë sekondare. Platforma e Bashës, ka qenë më  mira që ka prodhuar ndonjë forcë politike në këto 30 vite. Por deklaratat kanë ndikuar shumë. Për Dibrën kanë qenë më qindra socialiste që na janë bashkangjitur, por deklarata ka pasur ndikim. Ishte një deklaratë emocionale, por ishte dhe për t’u dhënë zemër demokratëve. Por edhe ndjesa ishte e ardhur nga unë personalisht jo e ardhur nga persona të tjerë. 

Por më shqetësuese është të prodhosh një qeveri me para të krimit dhe korrupsionit. Pas katër orësh të deklaratës sime kemi kapur 4 persona që shpërndanin para dhe ne u treguam shumë paqësore. Ne mund të hakmerreshim, por kam qenë unë garanti i kësaj ngjarje që mos të ndodhte asnjë incident. Qeveria e ka provokuar ndjeshëm opozitën. Policia duhet të ishte koherente dhe të parandalonte çdo lloj ngjarje. Propaganda që përdori kjo qeveria ka luajtur rolin e saj sepse nuk duhet të kalojnë pa zhurmë instrumentet që përdori qeveria për të tjetërsuar votat.’- tha Mziu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analiza në PD/ Këlliçi: Nëse gjykohet për rifreskim të strukturave lokale, do bëjmë zgjedhje

Publikuar

-

Nga

Analiza në PD/ Këlliçi: Nëse gjykohet për rifreskim të strukturave lokale, do bëjmë zgjedhje

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha në “Raw Politics” se ky proces synon të bëjë një vlerësim kapilar  për faktorët dhe aktorët e selisë blu, që janë angazhuar në fushatë për zgjedhjet.

Ai theksoi se Partia Demokratike do të hapet ndaj figurave të reja, të cilët kanë një kontribut dhe me mbështetje të gjerë komunitare.

“Raporti paraprak vjen në 10 korrik, dhe më 15 shkon në kryesinë e partisë. Në raport është e përfshirë e gjithë performanca. Ky është një proces, i cili do të reflektojë nevojën imediate të PD për t’u hapur ndaj figurave të reja, ndaj atyre personave që janë interesantë për shoqërinë dhe kanë një kontribute personale. Gjatë analizës do të ketë një vlerësim për kontributin e gjithsecilit”, theksoi ai.

Përballë moderatores Erla Mëhilli, z. Këlliçi u shpreh se nuk përjashtohet mundësia që të zhvillohen zgjedhje të reja në strukturat lokale të Partisë Demokratike.

LEXO EDHE:  Basha ne Korçë: Do ulim taksat që të stimulojmë biznesin

LEXO EDHE:  Rama takim me Ministrin italian, Luigi Di Maio/ Pranë nesh për të siguruar vaksinën për COVID

“Nëse gjykohet që duhet një rifreskim i strukturave lokale, sigurisht që do të procedohet me zgjedhje. Unë gjykoj, që i gjithë skaneri i punës, i performancës dhe kontributeve të të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar do të mbahet para 17 korrikut, kur do të mbahet edhe Kuvendi Kombëtar”, tha Belind Këlliçi.

Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa tha se mbledhja e Kuvendit Kombëtar më 177 korrik të këtij viti nga Partia Demokratike po përdoret nga kryetar Basha për të pasur një kontroll piramidal të partisë.

“Unë mendoj se mbledhja e Kuvendit Kombëtar dhe kryerja e një procedure për rizgjedhjen e lidershipit të ri, ku behët fjalë për strukturat më të larta drejtuese të partisë, përjashto postin e kryetarit të partisë, është një çështje që i shërben kryetarit për ta vënë nën kontroll në formë piramidale krejt Partinë Demokratike”, theksoi ai./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE