Connect with Us

Skandali/ Polici “manjak” në Kakavijë: Seks në këmbim të kalimit ilegal në Greqi!

Denoncim

Skandali/ Polici “manjak” në Kakavijë: Seks në këmbim të kalimit ilegal në Greqi!

Publikuar

-

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së hënës një punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, Gjirokastër, i cili u ka kërkuar disa qytetarëve marrëdhënie intime në këmbim të kalimit të tyre ilegal në Greqi.

Nëpërmjet kamerave të fshehta, emisioni investigativ faktoi se punonjësi ka lidhje të forta me grupet kriminale që trafikojnë njerëz për në Greqi. Duke shfrytëzuar këto lidhje, punonjësi u kërkon favore këtyre shtetasve.
Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua një emigrant në Greqi, i cili tha se në datën 4 mars 2020, ai sëbashku me bashkëshorten shtatzënë dhe vajzën ka kaluar në Greqi.

“Unë isha pa letra dhe do kaloja nga mali. Takova një punonjës policie në afërsi të Doganës së Kakavijës, i cili më ka kërkuar një ‘kafe’” thotë denoncuesi, ndërsa tha se punonjësi qëndronte te rruga e kalimit ilegal për në Greqi. “Ky donte 50 (euro), unë i kam dhënë 30 euro, që të më linte mua të kaloja, të bënte një sy qorr. Ata ikën nga vendi ku qëndronin dhe na lanë rrugë të lirë” thotë ai.

Më tej tregon se bashkëshortja dhe vajza e tij kaluan në mënyrë legale. “Kalova kufirin pa probleme dhe vete në tokën greke. Pas gjysmë ore erdhi nusja me një taksi. Kisha disa çanta, gocën e vogël pasi nusja është edhe shtatzënë. U ulëm po prisnim autobusin për në Janinë dhe më tha do të them diçka. Më thuaj i thashë, çfarë ka ndodhur. Kur ike ti, më tha, erdhi ai polici, kur i dhashë lekët. Dhe më vonë kishte filluar je shumë e bukur. Ky pasi ika unë, e kishte ngacmuar. E kishte çuar deri te trau, se ishte dhe shtatzënë. I kishte thënë që je shumë e bukur, për çdo gjë mund të ndihmoj unë, çfarë problemi ke. Dua të lidhem me ty, budalliqe të tjera. Nusja ishte trembur, me fëminë e vogël vetëm, unë isha nga mali. I kishte kërkuar numrin e telefonit, nusja i kishte thënë nuk kam numër dhe më vonë i kishte dhënë numrin e tij. Dhe i kishte thënë që kam ardhur kastile deri sa të ndahesh. Më pëlqeve, të shkëlqenin sytë” vijon emigranti.

Ai thotë se edhe pasi kaluan kufirin, punonjësi i policisë vazhdon ti shkruajë. “I shkruan vazhdimisht që ‘më del në ëndërr, çdo mëngjes çohem me fytyrën tënde. Te vendi ku të pash atje, kur shoh atë vendin atje, tavolinën, që më kujtohesh ti. Kam rënë në dashuri me ty. Njëherë shkruan në darkë. Çdo ditë. Të dua, budalliqe, zemra” thotë ai, ndërsa mori guximin dhe e denoncoj pasi “mund ti ndodhë dikujt tjetër”. Në fund, emigranti thotë se “punonjësi i policisë quhet Pëllumb Cani, e takova kur ishte me uniformë policie”.

Pas denoncimit, një bashkëpunëtore e emisionit Fiks Fare e takon punonjësin e policisë, duke i kërkuar që ta ndihmojë të kalojë kufirin në mënyrë ilegale, pasi aktualisht nuk ka pashaportë. Ai i thotë që ti lërë disa ditë dhe do ti gjejë ai një person që do ta kalojë. Më tej i thotë se të gjitha gjërat do ti marrë ai përsipër. “Do të flasim bashkë, por jo shumë në telefon. Do të të them vetëm ‘jam dakord me atë…’, nuk e di si mund ta them unë muhabetin” vijon punonjësi i policisë. Bashkëpunëtorja i thotë se pagesa është aq sa pagoi “kushërira” e saj, ndërsa ai i përgjigjet se “unë nuk e di sa i mori ai”, duke pranuar në këtë mënyrë se e ka ndihmuar! Punonjësi i thotë se ato gjëra do ti bëj “me 0 kosto”.
Punonjësi i thotë se mund të jenë edhe 3 persona të tjerë që do të kalojnë në këtë mënyrë. “Në këtë mënyrë do të ikësh. Unë jam punonjës policie, nuk shoqëroj unë. Janë persona të tjerë. Unë bej sikur s’ju shoh. Do ikni natën. Do të them unë se kur” i thotë ai. Më tej, bashkëpunëtorja i bën me dije se do të lëvizë, ndërsa punonjësi i policisë i kërkon që të rrijë në Gjirokastër.

LEXO EDHE:  Mesazhi-Zbulohet skandali i grupit demokrat/ Deputetët marrin urdhër në WhatsApp si të votojnë ligjet e qeverisë

“Rri sot këtej. Ato muhabetet me ata (trafikantët) do ti bëj unë. Që je njeriu im dhe nuk do paguash gjë. Në qoftë se do ta bëjmë gjënë do e bëjmë tamam. Kalojnë gjithmonë. Nuk të tregoj gjë. Ti rëndësi ka që të mbarosh hallet. Edhe unë këtë dua, që ti të mbarosh hallet. As unë të mos turpërohem. Përgatitu, nga familja, me të gjitha, dhe gjatë kësaj kohe do tu them që do çoni një njeriun tim dhe do të çojmë. Ti ke shumë probleme, se nuk ikën dot nga Athina në Kretë pa pashaportë” i thotë ai, ndërsa i shpjegon se kërkesën për këtë takim e ka marrë nga “kushërira” në Greqi, e cila i ka kërkuar që ta ndihmojë, pasi është ndarë… Punonjësi i thotë se do ta ndihmojë me të gjitha mënyrat që ka. Punonjësi e pyet bashkëpunëtoren e Fiks Fare për moshën, ndërsa i bën edhe një kompliment “dukesh shumë më e re”.

“Mua më intereson siguria jote si femër kur të kalosh. Unë do të ndihmoj me një person që bën këto gjëra, që unë e di se ai bën këto gjëra. Unë e kap dhe i them hajde këtu, do më bësh një nder. Ai është i detyruar që të ma bëjë se te mua do përplaset. Mua s’më intereson sa u merr ai, ku i çon” i thotë ai, ndërsa pas kësaj bisede i bën edhe një ftesë. “Tani, meqë erdhe unë mendoj të rrish. Të hamë një drekë bashkë. Është kënaqësia ime që të rrish. Zëmë një hotel dhe rri. Tani erdhe deri këtu mirë është që të rrish. Rri, hamë një drekë, vemi diku dhe ik pastaj. Marr unë ata të agjencisë, i pyes kur kanë autobusë. Hamë një drekë, rrimë dhe pak, edhe ik. Të sakrifikosh pak. Tani, do rrish te ajo kioska atje. Do marr makinën unë dhe do lëvizim bashkë. Të njihemi, më mirë se s’kemi kohë se unë mund të them hajde nesër se do ikësh. Po unë do jem në punë dhe s’do kem mundësi. Unë të thashë një fjalë që ti do të ikësh në Athinë. Po, vemi hamë një drekë dhe rrimë vetëm, më të qetë” i thotë ai, ndërsa bashkëpunëtorja i bën me dije se duhet të lëvizë urgjentisht. “S’paske as vullnet dhe as dëshirë. Do e lëmë që të vish një herë tjetër, ti heq unë shpenzimet” i thotë në fund të bisedës, pasi ka këmbënguli për më shumë se 90 minuta që ata të shkonin në një vend tjetër./ Tch

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncimi/ Shkojnë të inspektojnë masat anti-covid në fasoneri dhe blihen me rryshfet

Publikuar

-

Nga

Denoncimi/ Shkojnë të inspektojnë masat anti-covid në fasoneri dhe blihen me rryshfet

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikur denoncimin e një qytetari i cili shkruan se sot ka patur kontroll në një fasoneri në Bilisht nga inspektorët e shëndetësisë.

Sipas denoncuesit, vetë inspektorët nuk kanë patur maskë dhe uniformë dhe në fund kanë kërkuar dhe rryshfet nga pronari i fasonerisë.

“Akuzon inspektoret se shkojne per kontroll dhe blihen me ryshfet!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

LEXO EDHE:  Fondet e zeza nga Greqia/ Kush e shkroi listën e turpit

LEXO EDHE:  Denoncimi në Fiks Fare/ Në spitalin e Gjirokatrës punonjësit largohen nga puna me short

Përshëndetje doktor.Uroj te jesh mire ti dhe familjaret tend.Nepremjet teje dua te bej nje denoncim.Sot ne nje fasoneri ne qytetin e Bilishtit kishte kontroll nga Ministria e Shendetesise ne lidhje me respektimin e masave.Vetem inspektoret nuk kishin asnje mase mbrojtese dhe uniforme.Thjesht kishin kontrolluar ambientin dhe ne fund kishin kerkuar rryshfet materiali nga pronari i fasonerise.Shpresoj ta publikoni kete rast. (anonim ju lutem).”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Paaftësi apo korrupsion?/ MIE miratoi dy kontrata të ndryshme për rrugën Milot-Balldren

Publikuar

-

Nga

Paaftësi apo korrupsion?/ MIE miratoi dy kontrata të ndryshme për rrugën Milot-Balldren

Gazetari dhe eksperti i Ekonomisë Klodian Tomorri, zbulon një skandal brenda zyrave të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, me rrugën Milot-Balldren. Sipas tij, për koncesionin e kësaj rruge, janë miratuar dy kontrata.

“Skandalet me kontratat koncesionare në Shqipëri nuk kanë të sosur. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur një precedent botëror, teksa ka miratuar të njëjtën kontratë me dy versione të ndryshme nga njëri-tjetri. Bëhet fjalë për koncesionin e rrugës Milot-Balldren.

Në 7 maj të vitit 2019, Ministria e Infrastrukturës i ka përcjellë për miratim Ministrisë së Financave draftkontratën e koncesionit për ndërtimin e rrugës Milot Balldrenë. Pjesë e draftkontratës ishte dhe modeli financiar, ku përshkruhej se si do të finacohej projekti. Sipas modelit financiar, përveç kredive kompania koncesionare do të financonte 19.5 milionë euro përmes furnitorëve të cilat do të përdoreshin përkatësisht 9.5 milionë euro në vitin e dytë të projektit dhe 10 milionë euro në vitin e tretë.

Pas marrjes së miratimit nga Ministria e Financave, pak ditë më vonë Ministria e infrastrukturës e depoziton draftkontratën e koncesionit për miratim në Kuvend, por me shifra të ndryshme. Në draftkontratën e dërguar në Kuvend financimi nga furnitorët është ndryshurat përkatësisht në 2.5 milionë euro vitin e parë, 3 milionë euro vitin e dytë, 7 milionë euro në vitin e tretë dhe po kaq në vitin e katërt. E njëjta draftkontratë, me të njëjtin numër noterial, e firmosur nga i njëjti njeri, zëvendësministri Artan Shkreli, por me shifra të ndryshme.

LEXO EDHE:  Transportonin lëndë narkotike/ Çiftit i vihen prangat

LEXO EDHE:  E shkuara tronditëse e policit pedofil/ Zbulohet pse ishte shkarkuar

Diferencat në financimin nga furnitorët ndryshojnë të gjithë fluksin e parasë në ciklin e projektit. Kur tabelat e cash floët nuk përputhen atëhere ka dy opsione. Ose shifrat e kostos së koncesionit janë të rreme ose projekti nuk është financiarisht i qëndrueshëm. Rrjedhimisht lind pyetja cili është propozimi i përzgjedhur si fitues nga Ministria e Infrastrukturës, ai i dërguar në Ministrinë e Financave apo ai që i është përcjellë Kuvendit?

Skandali i dy kontratave të ndryshme të Milot Balldren u pikas për herë të parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimit të drejtorisë së Koncesioneve në Ministrinë e Financave. Kur audituesit e KLSH kërkuan shpjegim zyrtarisht, Ministria e Financave u përgjigj se sqarimi i mospërputhjeve financiare mes dy draftkontratave nuk është kompetencë e saj.

Në fakt Ministria e FInancave ka miratuar vetëm variantin që i është dërguar asaj. Rrugës Ministria e Infrastrukturës miratoi edhe një tjetër variant të ndryshëm, që ja dërgoi Kuvendit. Në këtë pikë lind natyrshëm pyetja; A e dinë tabelën e shumëzimit në Ministrinë e Infrastrukturës apo ndryshimi i modelit financiar të koncesionit Milot-Balldrenë u diktua nga shkaqe më okulte? Për ta thënë më shkurt, pse u miratua një kontratë me dy variante të ndryshme; Paaftësi apo Korrupsion? Megjithatë kjo pak rëndësi ka,. Në të dy skenarët, miratimi i një kontrate më dy versione të ndryshme financiare përbën shkelje të rëndë ligjore”, shkruan Tomorri në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Merret peng kryetari i bashkisë Vorë

Publikuar

-

Nga

Denoncimi/ Merret peng kryetari i bashkisë Vorë

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se Hekuran Brahimaj, kryetar në detyrë i Bashkisë Vorë, është marrë peng mbrëmë nga një person i përfshirë në botën e krimit, i njohur me emrin Alfons Gjoka.

Personi që ka bërë këtë denoncim thotë së është punonjës i policisë bashkiake Vorë, por ngjarja po mbahet e fshehur.

‘Policia fsheh ngjarjen.

Lexoni denoncimin e policit digjital. sb

LEXO EDHE:  Këshilltarja e PD-së denoncon skandalin e Erion Veliaj-t

LEXO EDHE:  Transportonin lëndë narkotike/ Çiftit i vihen prangat

Pershendetie Z berisha mbrem meret Peng per disa ore kryetari ne detyr bashkis vore Z Hekuran Brahimai personi qe e ka Mare Peng quhet Alfonc Gjoka nje person I njohur I botes Krimit Arsya qe esht mar Peng e prones qe preket nga Projekti mafjoz I narkobanditeve. Policia hesht per kete ngjarje. Te lutem anonim Se Jam polic I bashkis vore. Respekte’./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE