Connect with Us

“Shqipëria do të ndryshojë”/ Hajdari thirrje maturantëve: Të rrimë e të bëhemi bashkë!

Politikë

“Shqipëria do të ndryshojë”/ Hajdari thirrje maturantëve: Të rrimë e të bëhemi bashkë!

Publikuar

-

Rudina Hajdari “zhvesh” kostumin e politikanes/ Rrëfim për fëmijërinë dhe jetën në Amerikë

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka uruar maturantët që sot nisën provimet e maturës.

Hajdari thotë se shumë prej të rinjve duan të largohen pasi i është mbushur mendja se ky vend nuk bëhet. Deputetja shprehet e bisnur se Shqipëria do të ndryshojë, prandaj duhet ‘të rrimë e të bëhemi bashkë’,

“Suksese nga zemra të gjithë maturantëve që sot nisën provimet e maturës!
Jam e bindur se të gjithë ju mezi prisni t’i bëni prindërit krenarë dhe të realizoni ambiciet tuaja, për t’i hapur derën suksesit dhe të ardhmes.
Dikush do bëhet mjek, dikush inxhinier, dikush jurist, dikush arkitekt, dikush studiues apo profesor. Ju uroj suksese, por çfarë uroj me shpirt për të gjithë ju është që ëndrrat t’i realizoni në Shqipërinë tonë.
E di që shumë prej jush duan të largohen, e di që shumicës tuaj i është mbushur mendja se ky vend nuk bëhet e nuk ju meriton.
Shumë mendojnë se këtu fiton shpesh nepotizmi e jo meritokracia, se ia del matrapazi dhe jo i ndershmi, se ngadhnjon pazari dhe jo ideali.
Shumë mendojnë se jemi vend i varfër por kjo nuk është e vërtetë. Jemi thjesht të vjedhur dhe të tradhëtuar nga ata që zgjedhim si menaxherë të pasurisë kombëtare.
Ky realitet do vazhdojë kështu nëse ju, të dashur maturantë, do vazhdoni të ikni.
Unë e kam bindje se Shqipëria do të ndryshojë.
Prandaj duhet të rrimë e të bëhemi bashkë!
Suksese dhe kurajo”, shkruan Hajdari./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Spitali i Fierit si thesi i miellit për zgjedhje”/ Shehi: Rama nuk e do vendin në BE, Veliaj Kryehajdut

Publikuar

-

Nga

“E ktheu vendin si Kolumbia!”/ Dashamir Shehi ‘shpërthen” keq ndaj Ramës: E ka bërë drogën biznes qeveritar

Kreu i LZHK-së dhe kandidati për deputet në listat e Tiranës, Dashamir Shehi, ka ngritur akuzat se kryeministri Edi Rama nuk e do vendin në Bashkimin Evropian, pasi pretendon se ka prirje autokrate.

Një një reagim për faqen “Brryli Broadway”, ku iu përgjigj pyetjeve edhe të ndjekësve, Shehi e krahasoi Spitalin turk të Fierit si thesin për blerje votash në zgjedhje.

Spitali turk i Fierit është si thesi i miellit për zgjedhje. Ne kemi nevojë për ide, e financim të ideve tona. Për ne shqiptarët Evropa është politikë, demokraci, është shtet ligjor, për gjeneratat e reja Evropa është përpektivë. Evropa duhet të jetë tezë definitive. Duhet të sillemi në mënyrë evropiane. Të bëjmë ligje që i afrohen BE dhe t’i zbatojmë. Të kemi një kulturë politike që BE të mos na shohë me dyshim, se askush nuk e fut dikë të dyshimtë në oborrin e tij. Rama nuk e do Evropën, pasi e pengon në pushtetin absolut. Sovraniste si Erdogani, Putini apo ky i Hungarisë, i bezdis Evropa këta. Larg Evropës është kjo puna e patronazishtëve, a ndodh në ndonjë vend të Evropës, jo por këtu po”, u shpreh ai.

Duke komentuar të rinjtë në politikë, Dashamir Shehi deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është shembulli më i keq i të rinjvë të korruptuar.

LEXO EDHE:  Inxhinieri i respiratorëve apel të fortë qytetarëve/ Covid-19 akoma mes nesh, mos respektimi i masave mund të sjellë valën e dytë

LEXO EDHE:  Patozi: PD e humbi shansin të ishte lokomotivë e ndryshimit, ne mund të ishim vagon

Puna e vjedhjes është genetike, vjen nga shumë faktore. Nuk e quaj meritë personale faktin që s’kam vjedhur, disa e quajnë budallëk. Nuk kam pishmanllëk për modestinë time materiale. Pashë një foto të vjetër të MJAFT-it, kishin dalë më Kadarenë para 15 vitesh. Mjafto të shohësh këtë foto për të kuptuar sa iluzion është pastërtia e rinisë në politikë, shihi sot ata janë kryehajdutë, shih kryetarin e Bashkisë sot dhe vartësit e tij. I ndershmi në politik të madhe është ai që  është ulur në karrige të madhe dhe është çuar i ndershëm”, theksoi kryetari i LZHK-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi refuzon ambasadorët/ Nuk shkon në takimin për zgjedhjet në Elbasan

Publikuar

-

Nga

“The thief shouts catch the thief”! / The SMI scandals with vote theft

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, do të mbajnë një takim me kandidatët për deputetë të këtij qarku, në zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se takimi do të mbahet ditën e nesërme dhe të pranishëm do të jenë numri 2 i PS-së Taulant Balla, Gazment Bardhi i Partisë Demokratike dhe Rudina Hajdarin e Nismës “Thurje”.

Por bëhet me dije se në këtë takim nuk do të shkojë Monika Kryemadhi, e cila kandidon në këtë qark nën siglën e LSI-së.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Apeli i KQZ: Të vijojë numërimi për Këshillat bashkiak

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Apeli i KQZ: Të vijojë numërimi për Këshillat bashkiak

Sipas mediave, ajo ka refuzuar të shkojë në takimin me ambasadorët pa dhënë asnjë arsye për mosprezencën e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

LSI rënie drastike/ Ja kush parti pritet të fitojë me 25 prill në Elbasan

Publikuar

-

Nga

LSI rënie drastike/ Ja kush parti pritet të fitojë me 25 prill në Elbasan

Nëse qytetarët do të votonin sot në qarkun e Elbasanit, sipas sondazhit të Piepolit PS do të merrte  52-56 % të votave e përkthyer në 8-9 mandate.

Koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim do të merrte 37-41 % të votave e përkthyer në 4-6 mandate.

LSI ka rënë me 0.5% krahasuar me matjen më 7 prill.

Ndërkohë që Rudina Hajdari e renditur e para në qarkun e Elbasanit nën siglën e partisë ‘Nisma Thurje’ nuk do mund të merrte një mandat nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, edhe pse pritet të marrë deri në 2.5% të votave.

LEXO TE PLOTE