LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse obezët rrezikojnë shumë nëse preken nga koronavirusi

8 Qershor 2020, 06:25, Lifestyle CNA
Pse obezët rrezikojnë shumë nëse preken nga koronavirusi

Obeziteti ka qenë një problem madhor edhe para shfaqjes së Covid-19. Por kjo e fundit, është një sëmundje infektive që godet në mënyrë disproporcionale njerëzit që janë shumë mbipeshë, pa marrë parasysh të ardhurat e tyre. Vendet me nivele të larta të obezitetit nga Evropa Perëndimore në SHBA, janë duke u përpjekur në maksimum për t?i mbajtur njerëzit gjallë në repartet e kujdesit intensiv.

Britania e Madhe, e quajtur prej kohësh si ?obezja e Evropës? ka ndërkohë numrin më të madh të vdekjeve në Evropë nga Covid-19. Gati 30 për qind e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar janë obezë, ndërsa në SHBA kjo shifër është 40 përqind, dhe aty numri i të vdekurve nga koronavirusi i ka kapërcyer 100.000.

Nuk është befasuese, thonë ekspertët, që vendet e pasura po vuajnë nga nivele më të larta të vdekshmërisë sesa ato të varfëra. Afrika deri më tani, nuk ka atë numër të lartë vdekjes si në Evropë. Këtu hyjnë në lojë shumë faktorë, që po mblidhen dhe po analizohen.

Por shkalla e ulët e obezitetit, diabeti tip 2 dhe sëmundjeve kronike e zemrës dhe organeve të tjera, ka të ngjarë të luajnë një rol kryesor. Profesor Berri Popkin, profesori i ushqimit në Universitetin e Karolinës së Veriut në SHBA, thotë se mbipesha ?e dobëson shumë sistemin tonë imunitar?.

Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, thotë se 73 për qind e pacientëve me simptoma tepër të rënda nga Covid-19 në Itali, Spanjë, Suedi, Zvicër dhe Hollandë janë obezë. Në Britaninë e Madhe, profesor Xhon Uajlding, president i Federatës Botërore të Obezitetit, thotë se mbipesha i dyfishon shanset për të vdekur.

Edhe sipas një studimi shumë të gjerë të të dhënave elektronike të 17 milionë pacientëve në Britani, rreziku rritet nga 1.5-2 herë për njerëzit me një BMI (Indeksi i Masës Trupore) prej 30, që është niveli më i ulët i mbipeshës, në më shumë se 2 për ata që kanë një BMI 40 ose më të lartë.

?Është një rritje shumë domethënëse. Dhe arsyet për këtë janë ndoshta të komplikuara. Njëra prej tyre është vështirësia për ventilimin e dikujt që është obez. Është shumë më e vështirë të ventilosh në mënyrë efektive dikë që ka një peshë më të lartë trupore.

Aftësia e mushkërive në raport me madhësinë e trupit është më e ulët, kështu që në sistemin imunitar ka më pak rezerva. Dhe nëse prekeni nga një infeksion i rëndë i frymëmarrjes, kjo ndikon në aftësinë e mushkërive për të ndihmuar në furnizimin e gjakut me oksigjenit. Sistemi duhet të punojë shumë më tepër për një obez, sesa për dikë që është shumë më i lehtë?- thotë Uajlding

Ashtu si shumë gjëra mbi Covid-19, nuk është ende e qartë se përse njerëzit që janë obezë janë shumë më të rrezikuar nëse preken nga ky virus. Shou Somers, një kirurg i ngushtimit të stomakut, thotë që njerëzit mbipeshë kanë atë që njihet si një gjendje pro-inflamatore.

?Indet e tepërta dhjamore kur arrijnë një pikë të caktuar, fillojnë të sekretojnë disa hormone që e bëjnë trupin tuaj të mendojë se është i inflamuar. Kur kjo gjendje rëndohet, ajo shkakton dëmtimin e të gjithë organeve. Trupi i një obezi mendon se është i inflamuar në mënyrë kronike dhe kjo në thelb zmadhon shumë nga sistemet e tyre thelbësore si veshkat, mushkëritë, zemra, etj?- thotë ai.

Pra, thekson Somer, tek njerëzit që janë shumë mbipeshë, sistemi imunitar po punon ?jashtë orarit?. ?Dhe ajo që dimë nga Covid është, është se trupat e tyre kanë një reagim të ekzagjeruar inflamator, që ndodh pas 7-10 ditësh. Sistemi i tyre imunitar shkon në ekstrem, dhe e vret organizmin. Dhe ne mendojmë që mbipesha thjesht e forcon dhe e përkeqëson atë?- thekson mjeku britanik.

Njerëzit obezë, e përjetojnë më keq sëmundjen edhe nëse preken nga SARS-i, gripi i zakonshëm apo pneumonia. Madje edhe ata që janë mbipeshë, me një BMI mbi 25, rrezikojnë disi. Somers shpreson që lidhja midis mbipeshes dhe Covid-19, të inkurajojë një ushqyerje më të mirë tek qytetarët, të cilët duhet të shmangin në maksimum ushqimet e gatshme./ The Guardian-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga