Connect with Us

Policët amerikanë gjunjëzohen për t’u solidarizuar me protestuesit

Bota

Policët amerikanë gjunjëzohen për t’u solidarizuar me protestuesit

Publikuar

-

Pas vdekjes së George Floyd-it ndërsa ishte ndaluar nga policia në qytetin Minneapolis, të shtetit amerikan Minesota, disa oficerë në të gjithë vendin u gjunjëzuan në solidaritet me protestuesit që dënonin racizmin. Zëri i Amerikës u takua me sherifin dhe organizatorët e protestave në Qarkun Prince William, Virxhinia, ku veprimi simbolik i “uljes në gjunjë” mund të sjellë ndryshime të përhershme.

“Ne nuk patëm shumë kohë për ta biseduar ose për tu menduar”, thotë Glen Hill, sherif në qarkun Prince William. “Ata donin që ne të gjunjëzoheshim dhe luteshim me ta. Pse jo? Pse të mos tregojmë se jemi të interesuar për atë që i shqetëson?”

Trajtimi i George Floyd-it,… në duart e policisë së Minneapolisit është i vështirë për tu parë.

Kur shpërtheu protesta pas vdekjes së tij, pamjet e oficerëve duke u ulur në gjunjë, ndihmuan në qetësimin e një kombi të tronditur.

Në Manassas, Virginia, oficerët e policisë u gjunjëzuan vetëm një ditë pasi demonstrata në 30 maj u bë e dhunshme.

Sherifi Glen Hill dhe zëvendësat e tij vepruan kështu kur protestuesit paqësorë u tubuan në sallën e gjykatës së Qarkut Prince William.

“Ajo që ndodhi në Minesota, sigurisht për mua ishte një tragjedi. Nuk dua që dikush në profesionin tim të bëjë diçka të tillë sepse kjo reflekton te të gjithë ne. Një nga gjërat që duhet të bëjmë është të kujdesemi për njëri-tjetrin. Nëse shihni një tjetër nga oficerët tuaj, një nga miqtë tuaj që po bën diçka – ndalojeni!”, thotë sherifi Hill.

“Puna jonë si oficerë të zbatimit të ligjit nuk është të përshkallëzojmë një situatë. Ne u betuam për të shërbyer dhe mbrojtur. Dhe për t’i shërbyer dhe mbrojtur të gjithë”, thotë zëvendës sherifi Terry Fearnley.

Disa thonë se rasti Floyd tregon dështimin në trajnimin e oficerëve për të ndalur praktikat raciste.

Por Rreshtere Angel Tyson, e cila gjithashtu u ul në gjunjë, thotë se ka më shumë për të mësuar.

“Unë mund të identifikoj fushat ku mund të rrisim ndërgjegjësimin kulturor, ku mund të orientojmë disa nga trajnimet tona. Mund të mos kem prejardhjen tuaj, por jam e gatshme t’ju dëgjoj. Jam e gatshme të mbaj një mendje të hapur. Jam e gatshme t’ju mbështes, ndërsa ushtroni të drejtat tuaja”, thotë ajo.

LEXO EDHE:  Pse “qytetari dixhital” tremb Ramën, më shumë se Lulzim Basha

Por, përpjekjet për të krijuar besim mes policisë dhe njerëzve me ngjyrë nuk kanë dhënë fryt, thonë protestuesit. Gjunjëzimi është një gjest i bukur, por ata duan drejtësi.

“Sasia e përvojave në komunitetin tonë sa i përket diskriminimit racor në radhët e zyrtarëve të zbatimit të ligjit është e shumtë. Kemi njerëz që ndalohen vazhdimisht vetëm sepse duken të dyshimtë. Nuk ka asnjë arsye ligjore për t’i ndaluar. Dhe atëherë kur ndalohen, u gjejnë një arsye për t’iu vënë një gjobë, ose për t’i futur në burg”, thotë Franklin Parker, organizator i protestave lokale.

Protestat dhe pandemia nuk shkojnë mirë së bashku. Sidoqoftë, këta aktivistë thonë se ata janë të gatshëm të rrezikojnë shëndetin e tyre në mënyrë që vdekja e Floyd-it të mos jetë e kotë.

“Diçka duhet të ndryshojë. Dikush duhet ta bëjë atë ndryshim. Dhe nëse kjo do të thotë se duhet të sëmurem, do të sëmurem. Do të shkoj në spital. Do të kurohem dhe do të jem sërish këtu. Nuk ka asgjë më shumë që mund të bëj për këtë. Sepse në fund të ditës, unë thjesht po përpiqem të sjell paqen, njerëzit duan paqe”, thotë Savana Davis, organizatore e protestave.

Këtu në qarkun Prince William, po dëgjohen lutjet e tyre. Bordi i qarkut po krijon një komision të ri për diversitetin kulturor për të ekzaminuar marrëdhëniet racore.

Dhe sherifi Hill synon kontaktet me komunitetin dhe ndërmarrjen e veprimeve për të pasuar gjestet e mira.

“Një nga gjërat që duhet të bëjmë, jo vetëm me të rinjtë, por me të gjithë ata me të cilët merremi – ne duhet t’u tregojmë atyre dinjitet dhe respekt. Ndoshta duhet të kontaktojmë me komunitetin tonë dhe t’i njoftojmë ata se po, ne mbrojmë, shërbejmë dhe kujdesemi edhe për ju”, thotë sherifi Hill./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Rusia regjistron rekord të viktimave nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Autoritetet në Rusi thanë se kanë regjistruar rekord të viktimave nga koronavirusi të enjten: 601. Në të njëjtën ditë u regjistruan edhe 20,393 raste të reja pozitive – 7,916 prej tyre vetëm në Moskë.

Shifra në kryeqytetin rus është më e larta brenda një dite qysh në fund të janarit. Zyrtarisht, Rusia i ka të konfirmuara tani mbi 5.4 milionë raste me koronavirus dhe 132,064 viktima.

Kryetari Moskës, Sergei Sobyanin, ka thënë javën e kaluar se vaksinimi kundër koronavirusit do të bëhet i detyrushëm për 60 për qind të punonjësve në sektorin e shërbimeve publike. Për shkak të rritjes së numrit të rasteve në javët e fundit, Moska dhe zona të tjera i kanë ashpërsuar kufizimet e lëvizjes së qytetarëve.

LEXO EDHE:  Pse “qytetari dixhital” tremb Ramën, më shumë se Lulzim Basha

LEXO EDHE:  Pse “qytetari dixhital” tremb Ramën, më shumë se Lulzim Basha

Nga 21 qershori, moskovitët mund të marrin shërbime në restorante dhe bare vetëm nëse paraqesin një kod QR, që tregon se janë të vaksinuar kundër koronavirusit, ose një test negativ PCR, që tregon se nuk janë të infektuar. REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Bjellorusia “reflekton” pas sanksioneve/ Liron nga qelia gazetarin kritik Roman Protasevich

Publikuar

-

Nga

Bjellorusia duket se ka reflektuar pas sanksioneve të ashpra të BE dhe ka vendosur të bëjë një hap pas, duke liruar nga qelia gazetarin kritik Roman Protasevich dhe të dashurën e tij Sofia Sapega.

Protasevich akuzohet për organizim të trazirave dhe rrezikon deri në 15 vite burg.

Ai u lokalizua duke udhëtuar në avionin e linjës Athinë-Vilnius për ta detyruar më pas të ulej me detyrim në Minsk, ku dhe u arrestua së bashku me të dashurën e tij.

LEXO EDHE:  Aksioni për energjinë, policia publikon të dhënat për këtë javë

LEXO EDHE:  Grumbullimi tek Teatri/ Gjobitet Basha dhe grupi i aktorëve

Më pas ata dolën në video-mesazhe për të pranuar fajin, por BE hodhi akuza se ata ishin detyruar të dilnin në mënyrë të tillë për të mbrojtur regjimin e Lukashenkos.

LEXO TE PLOTE

Bota

Shembja e ndërtesës në Florida/ Ende dhjetëra persona nën rrënoja

Publikuar

-

Nga

Dhjetëra persona figurojnë të humbur dhe besohet se kanë gjetur vdekjen nën rrënojat e një kompleks ibanimi pranë Majamit të Floridës që u shemb pjesërisht të enjten në mëngjes. Të paktën një person është konfirmuar i vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë nxjerrë deri tani gjallë nga rrënojat.

Një pjesë e kompleksit 12-katësh të banimit në zonën Sërfsajd në brigjet e Atlantikut u shemb në 1:30 pas mesnate. Deri në orët e vona të pasdites afro 100 vetë ende figuronin të humbur, thanë autoritetet, duke zgjuar shqetësime se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm. Zyrtarët nuk e dinë sa vetë ishin në ndërtesë në momentin e shembjes.

“Ndërtesa u bë petë,” tha kryebashkiaku i komunitetit Sërfsajd. “Më dhemb zemra se me sa më thotë mendja, nuk do të kemi shumë sukses për të nxjerrë njerëz gjallë”.

Për orë të tëra pas shembjes vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit. Ekipet nxorën një nënë dhe fëmijën e saj, pasi u detyruan t’i presin gruas këmbën, tha shefi i shërbimeve emergjente për Majamin.

Specialistët po përpiqen të futen në ndërtesë nga një garazh i nëndheshëm.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis, i cili vizitoi skenën e ngjarjes, tha se pamjet televizive nuk e përcjellin dot seriozitetin e ngjarjes.

Një ekip me 10-12 specialistë kontrollon një zonë të rrënojave me qen për të nuhatur trupat si dhe me pajisje të tjera. Pasi lodhen nga lëvizja e copave të betonit dhe mbetjeve të tjera inerte, ekipi zëvendësohet nga një grup tjetër kolegësh që puna të vazhdojë pa ndërprerje, tha shefi i shërbimeve zjarrfikëse për Floridën.

LEXO EDHE:  Vasili: Ju tregoj se kush drejton policinë që nga 2013

LEXO EDHE:  Droga në Vlorë/ Policia jep detaje të reja për super-operacionin

Autoritetet nuk kanë bërë spekulime për shkakun e shembjes. Në video shihet pjesa qendrore që shembet e para, ndërsa seksioni më pranë bregut dridhet dhe fillon të shembet disa sekonda më pas. Ndërkohë një re e madhe pluhuri mbështjell gjithë zonën.

Mësohet se në tarracën e ndërtesës po bëheshin punime, por zyrtarët thonë se nuk shohin mundësi që këto punime të kenë shkaktuar shembjen.

Presidenti Joe Biden ka premtuar të ofrojë ndihmë federale nëse kërkohet.

Kryebashkiaku tha se disa hotele kanë ofruar të strehojnë banorët e zhvendosur dhe se po organizohen operacione për t’u dërguar ushqime e ilaçe sipas nevojave.

Afro gjysma e 130 njësive të banimit në këtë kompleks u dëmtuan/shkatërruan nga shembja. Ndërkaq, janë sjellë pajisje të rënda për të stabilizuar pjesën e paprekur të ndërtesës.

Kompleksi u ndërtua në 1981. Ai përbëhej nga apartamente me dy dhoma gjumi me një vlerë 600,000-700,000 dollarë. Në këtë zonë gjenden apartamente të vjetra me qera, shtëpi dhe komplekse banimi, restorante e dyqane që frekuentohen nga banorë të përhershëm dhe turistë. Në zonë ka plot imigrantë rusë, familje hebraike dhe banorë që jetojnë për disa muaj të vitit në Florida, kur duan të largohen nga zonat e ftohta në veri të vendit./VOA

LEXO TE PLOTE