LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një 8-vjeçar dëshmitari i vetëm i atentatit ndaj Çapjas/ Klodiana Lala zbulon çfarë ka rrëfyer ai

8 Qershor 2020, 19:43, Kronika CNA
Një 8-vjeçar dëshmitari i vetëm i atentatit ndaj

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Real Story? ka treguar se ka një dëshmitar që i ka parë autorët e atentatit ndaj Ardjan Çapjas.

Lala tha se bëhet fjalë për një fëmijë 8 vjeç i cili ka rrëfyer se ishin tre persona të veshur me të zeza, të maskuar dhe të armatosur.

?Personat e kanë ruajtur Çapjan. Është qëlluar në shpatullën e majtë më pas e ka marrë nipi i tij. Rrugica që të shpinte te banesat e tyre kontrollohej me derë me pult, rrugica tjetër me derë të blinudar.

I gjithë servisi ishte i populluar nga njerëz të Çapjas. Autorët nuk kanë ndjekur trajektoren tradicionale të rrugës. Në momentin që kanë dalë nga rrugica i ka parë një djalë i vogël te varrezat. Kanë qenë të veshur me rroba të zeza me kapuç dhe pistoletë. Se sa e besueshme mund të jetë djali i vogël pritet të merret sërish në pyetje.

Dëshmitari 8-vjecar thotë se nuk kanë ikur në rrugën tradicionale por në anën e kundërt. Vetëm një banesë e vetme në ?Fushë Mbret ka pas kamera, është fiksuar një makinë e zezë, ajo i ka marrë autorët. Asnjë nga kamerat e tjera të sigurisë në drejtim të Peqinit apo Gramshit nuk jep rezultate për lëvizjen e këtij mjeti. Kjo tregon se autorët mund të jenë brenda në zonë?, tha Lala./CNA.al

Lajmet e fundit nga