Connect with Us

Kritikat për artikullin/ Jep dorëheqjen redaktori i faqes editoriale të “New York Times”

Bota

Kritikat për artikullin/ Jep dorëheqjen redaktori i faqes editoriale të “New York Times”

Publikuar

-

Gazeta “New York Times” është kritikuar pas publikimit të një artikulli në formën e një opinioni më 3 qershor të senatorit republikan nga Arkansasi, Tom Cotton, me titullin “Dërgoni trupat”. Zoti Cotton shkruante se një “shfaqje e madhe e forcës” do të rivendoste rendin pas protestave të përhapura në të gjithë vendin, disa prej të cilave të dhunshme.

“Është vonë për të mbështetur autoritet e zbatimit të ligjit në nivel vendor me autoritetin federal”, shkruante zoti Cotton.

Agjencia e lajmeve “Reuters” thotë se nuk arriti të sigurojë ndonjë koment mbi këtë zhvillim nga James Bennet si dhe nga ndonjë përfaqësues i senatorit Cotton. Opinioni i shkruar në “New York Times” nxiti kritika si brenda ashtu edhe jashtë redaksisë së gazetës. Disa lexues e gazetarë thanë se artikulli mbështeste veprime që do të vinin në rrezik protestuesit dhe gazetarët.

Fillimisht, botuesi i gazetës “New York Times” A.G. Sulzberger e mbështeti vendimin për ta botuar artikullin.

“Unë besoj në parimin e të qënit të hapur ndaj opinioneve të ndryshme, madje edhe ndaj atyre me të cilat ne nuk pajtohemi dhe ky artikull u botua nën këtë frymë”, shkruante ai në një email drejtuar stafin të gazetës ditën e enjte.

Por të dielën zoti Sulzberger shkruante në një shënim dërguar stafit të gazetës që u sigurua edhe nga “Reuters” se: “javën e kaluar pamë një dështim të fortë në procesin tonë të redaktimit që nuk është i pari që kemi përjetuar vitet e fundit”.

Protestat për drejtësi mes komuniteteve të ndryshme racore në vend shpërthyen 14 ditë më parë pas shfaqjes së pamjeve filmike që tregonin George Floyd, një 46 vjeçar të paarmatosur, nën pranga e të shtrirë me fytyrën poshtë në një nga rrugët e Mineapolis ndërsa një oficer policie i bardhë i kishte vendosur gjurin mbi qafë duke e mbajtur për rreth nëntë minuta.

LEXO EDHE:  Dorëheqja e kreut të PD Gjirokastër/ Zbulohet skema

James Bennet do të zëvendësohet nga Katie Kingsbury. Zoti Bennet ka qenë redaktor i faqes editoriale të gazetës që nga viti 2016. Ai ka ndihmuar në zgjerimin e gamës së zërave të botuar në gazetë si dhe ka eksploruar formate të reja, sipas një emaili që zoti Sulzberger i kishte dërguar stafit të gazetës. Para se t’i bashkohej “New York Times” në detyrën e redaktorit, zoti Bennet ishte kryeredaktor i revistës “The Atlantic”.

Dorëheqja e tij vjen ndërsa disa redaksi lajmesh në të gjithë Shtetet e Bashkuara po rishqyrtojnë vendimet e tyre mbi artikuj të botuar nëse ato përfaqësojnë shumëllojshmërinë dhe ndjeshmërinë e duhur ndaj çështjeve të komunitetit afrikano-amerikan.

Të shtunën, kryeredaktori i gazetës “Philadelphia Inquirer”, Stan Wischnowski dha dorëheqjen pasi punonjës të saj dolën në protestë lidhur me një artikull të titulluar “Edhe ndërtesat janë të rëndësishme”, një artikull mbi ndikimin e demonstratave të dhunshme tek prona private.

“Stan Wischnowski ka vendosur të largohet nga detyra e nënpresidentit dhe kryeredaktorit e të nisë një kapitull tjetër në karrierën e tij”, thuhej në një deklaratë të shkruar të drejtueses ekzekutive të “Philadelphia Inquirer” Lisa Hughes.

“Reuters” nuk ka arritur të sigurojë ende asnjë koment nga zoti Wischnowski rreth këtij zhvillimi./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Sondazhet nxjerrin fitues Joe Biden përballë Trumpit

Publikuar

-

Nga

Kandidati demokrat Joe Biden është në avantazh me 4 pikë përqindje përballë, Presidentin Trump, sipas një sondazhi të realizuar nga Hill-HarrisX.

Sipas shifrave të dala nga ky sondazh, 43 për qind e votuesve të regjistruar, thanë se do të mbështesin Biden për president nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, ndërsa 39 për qind e votuesve në sondazhin 3-4 korrik thanë se do të votojnë për Trump.

LEXO EDHE:  New York Times shkruan sërish për ekstremizmin fetar në Kosovë dhe pro-amerikanizmin

LEXO EDHE:  Dorëheqja e kreut të PD Gjirokastër/ Zbulohet skema

Pesë përqind e votuesve thanë se preferojnë dikë tjetër, ndërsa një përqindje shtesë prej afro 5 për qind e votuesve thanë që nuk planifikojnë të votojnë në zgjedhje.

Anketa  zbulon se epërsia e Biden është ngushtuar me 10 pikë nga përplasja e muajit të kaluar, ku Trump po sumonte ish-Zëvendës Presidentin demokrat. /CNA.al

Sondazhet e ditëve të para të korrikut

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Njeriu i Merkel/ Parlamenti të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit pa asnjë ndryshim

Publikuar

-

Nga

Njeriu i Merkel/ Parlamenti të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit pa asnjë ndryshim

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Budestagun gjerman, Johann Wadephul ka shprehur keqardhjen se marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar ende.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Wadephul shton se aprovimi i reformës zgjedhore dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.

Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, e në veçanti deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri!/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjykata e Lartë në SHBA vendos për taksat e presidentit

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Lartë në SHBA vendos për taksat e presidentit

Gjykata e Lartë amerikane do të bëjë të njohura sot opinionet përfundimtare të mandatit të saj të tanishëm.

Vëmendja është përqendruar në tre çështje të cilat lidhen me kërkesat e disa komisioneve të Kongresit dhe të një prokurori të Nju Jorkut që presidenti Donald Trump të publikojë taksat dhe dokumente të tjera financiare.

Presidenti Trump, i cili nuk ka ndjekur praktikën e kandidatëve të tjerë presidencialë, duke refuzuar të bëjë publike dokumentet tatimore gjatë fushatës së vitit 2016, është përpjekur të bllokojë publikimin e dokumenteve të tij financiare.

Disa komisione të Dhomës së Përfaqësuesve kanë kërkuar të dhëna për këto dokumente nga dy banka, Capital One dhe Deutsche Bank, si dhe nga firma e kontabilitetit Mazars USA.

Çështja kryesore që po shqyrtojnë gjyqtarët ka të bëjë me ndarjen e pushteteve midis degëve të qeverisë federale dhe kompetencave të kongresit për të hetuar një president.

Avokati i zotit Trump, Patrick Strawbrige, tha gjatë argumentimit të çështjes në muajin maj se kërkesat për dokumentet financiare nuk i shërbenin ndonjë qëllimi me rëndësi dhe se ligjvënësit nuk duhet të kenë autoritet të pakufizuar për të hetuar një president.

Ndërkaq, disa gjykata të nivelit më të ulët Nju Jork dhe Uashington dhanë vendime kundër Presidentit Trump në çështjen e kërkesës për dokumentet financiare.

Gjyqtari Jon O. Newman i Gjykatës së Apelit për Qarkun e Dytë të Nju Jorkut shkruante:

“Interesat e komisionevetë Kongresit për të ushtruar funksionet e tyre kushtetuese dhe legjislative janë një interes publik shumë më i rëndësishëm se çfarëdo interesi tjetër …”.

Jay Sekulow, një tjetër avokat i zotit Trump, argumentoi para Gjykatës së Lartë në muajin maj se presidenti gëzon “imunitet të përkohshëm kushtetues” nga ndjekja penale gjatë kohës që shërben në detyrë dhe se prokurori i qarkut të Nju Jorkut nuk ka asnjë autoritet për të hetuar zotin Trump.

LEXO EDHE:  New York Times shkruan sërish për ekstremizmin fetar në Kosovë dhe pro-amerikanizmin

LEXO EDHE:  Gazetari thirrje Xhafajt/ Zbulo kë "qëllove me gurë"

Carey Dunne, këshilltar i përgjithshëm për prokurorin e qarkut të Manhatanit, tha se presidentët, ndërsa gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, ata nuk përjashtohen nga kërkesat që të dorëzojnë dokumente. Për më tepër tha zoti Dunne, të dhënat që kërkon zyra e tij i takojnë periudhës përpara mandatit të Presidentit Trump dhe nuk mbrohen nga privilegji ekzekutiv.

“Ekziston një rrezik që presidentët amerikanë dhe palë të treta pa dashje të dalin mbi ligjin”, tha ai.

Gjykata e Larta e ka trajtuar edhe në të kaluarën çështjen nëse një president në detyrë duhet të përmbushë një kërkesë ligjore për dokumente.

Në vitin 1973, gjykata vëndosi njëzëri kundër Presidentit Richard Nixon në çështjen që lidhej me dorëzimin e regjistrimeve audio të Shtëpisë së Badhë tek një prokuror special. Gjykatësit po ashtu morën një vendim të njëzëshëm kundër Presidentit Bill Clinton në vitin 1997, duke lejuar një proces gjyqësor në ngarkim të presidentit për ngacmim seksual.

Gjatë argumenteve me gojë në muajin maj, të nëntë gjyqtarët lanë shumë pak të kuptohet se çfarë ane do të mbajnë për çështjet e ngritura para tyre.

Përveç vendimit në favor të njërës ose tjetrës palë, gjyqtarët mund të vëndosin dërgimin mbrapsht të çështjeve për rishqyrtim nga një gjykatë më e ulët.

Ndërsa vendimet e gjykatës së ulët kundër zotit Trump erdhën mes procesit për shkarkimin e tij nga Dhoma e Përfaqësuesve nën akuzat për pengim të drejtësisë dhe abuzim pushteti, akuza për të cilat Senati e nxori të pafajshëm, vendimi i Gjykatës së Lartë vjen ndërsa vendi është vetëm pak muaj para se të vendosë nëse do të rizgjedhë zotin Trump për një mandat të dytë presidencial, apo rivalin e tij, ish Zëvendës Presidentin Joe Biden./VOA

LEXO TE PLOTE